28/09/2026
👮♂️ Siguria në shkolla, një përgjegjësi e përbashkët!
Sot, në shkollën tonë 9-vjeçare “Berxull”, patëm kënaqësinë të mirëprisnim përfaqësues të Komisariatit të Policisë Vorë, të cilët zhvilluan një takim me drejtuesit dhe stafin pedagogjik të shkollës.
Takimi u fokusua në sigurinë e nxënësve, parandalimin e problematikave dhe garantimin e një mjedisi sa më të qetë dhe të sigurt për zhvillimin e procesit mësimor.
Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan çështje me rëndësi për jetën shkollore dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes shkollës, Policisë, nxënësve dhe prindërve.
Falënderojmë përfaqësuesit e Policisë për praninë, gatishmërinë dhe bashkëpunimin në funksion të sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve tanë. 🤝
Së bashku për një shkollë më të sigurt! 🏫