Universiteti Aldent Faqja Zyrtare

Universiteti Aldent Faqja Zyrtare UAL eshte i specializuar vetem ne fushen e mjekesise. Ai ka nje eksperience 25 vjeçare ne mesimdhenie ne Fakultetin e Mjekesise.

🦷 Universiteti Aldent, një emër i njohur dhe i besuar në fushën e shkencave mjekësore, me 25 vite eksperiencë! 🎓
🔹 Farmaci
🔹 Stomatologji
🔹 Infermieri
🔹 Fizioterapi
🔹 Imazheri e Radioterapi
🔹 Laborant Mjekësor
🔹 Laborant Dentar
🔹 Asistent Dentar Universiteti eshte i pajisur me laboratore dhe ka ne dispozicion te studenteve te gjitha mjetet e nevojshme didaktike me te perparuara. Kjo ben te mundur qe studentet e Stomatologjise dhe Laborantet dentarte realizojne te gjitha llojet e punimevesi ura porcelani, protezatotale e parciale, aparate ortodontike e mbushje te te gjitha llojeve. Ndersa studentet e farmacise, infermierise, fizoterapise pervec ambienteve te universitetit zhvillojne praktike mesimore edhe ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" si dhe ne mjaft qendra te specializuara private te vendit dhe te huaja

MESIMDHENIA
Programi mesimor i Universitetit eshte realizuar ne baze te parimeve te Deklarates se Bolonjes dhe ne programe te ngjashme me Universitetet me ne ze Europiane dhe Amerikane. Per te shrytezuar keto eksperienca, ne UAL fton vazhdimisht profesore te huaj si dhe nje pjese e stafit tone kane kryer vizita te shumta ne keto institucione

DREJTIMI
Universiteti Aldent eshte themeluar dhe drejtohet nga Prof. Dr Adem Alushi i cila ka pewrfunduar ne vitin 1981 Fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Tiranes me "Medaljen e Arte". Ka bere nje sere kualifikimesh brenda dhe jashte vendit

30/09/2026
12/09/2026

Fizioterapia në UAL

Një nga profesionet më të kërkuara në shëndetësi, ku mësohet lëvizja, rehabilitimi dhe kujdesi për pacientin.

Studim me bazë praktike, në laboratorë të pajisur dhe pranë profesionistëve të fushës.

📌 Raundi i dytë i aplikimeve: 15–17 shtator

📱 0692075216
🌐 ual.edu.al

Nga leksioni i parë deri te dita e madhe. 🎓Universiteti Aldent ka nderin t'ju ftojë në Ceremoninë e Diplomimit, ku përfu...
10/09/2026

Nga leksioni i parë deri te dita e madhe. 🎓

Universiteti Aldent ka nderin t'ju ftojë në Ceremoninë e Diplomimit, ku përfundon një kapitull dhe fillon një tjetër.

📅 28 Shtator 2026
🕔 Ora 17:00
📍 Pallati i Kongreseve

Urime të diplomuar! Suksesi juaj është krenaria jonë.

02/09/2026

Vazhdojnë regjistrimet për raundin e parë në Universitetin Aldent!

Nuk ke aplikuar për UAL ne raundin 1? Na kontaktoni për kuotat e raundit të dytë.

Nëse je ish-maturant, na kontaktoni per plotësimin e formularit A1Z.

Për informacion, tel 0692075216 ose na shkruaj në DM.

Unë quhem Sabina Hoti dhe aktualisht zhvilloj aktivitetin tim akademik në Itali, ku jam studente e Doktoraturës në Unive...
31/08/2026

Unë quhem Sabina Hoti dhe aktualisht zhvilloj aktivitetin tim akademik në Itali, ku jam studente e Doktoraturës në Universitetin "Gabriele d'Annunzio" të Chieti–Pescaras dhe angazhohem në kërkime shkencore mbi zhvillimin e neuroformulacioneve topike.

Rrugëtimi im akademik nisi në Universitetin Aldent, ku përfundova studimet "Master Shkencor" në Farmaci. Gjatë kësaj periudhe, pata mundësinë të bëhesha pjesë e programit Erasmus në Itali — një eksperiencë që më ofroi një perspektivë të re akademike dhe shkencore dhe ndikoi ndjeshëm në orientimin tim drejt kërkimit.

Sot, vazhdoj ta zhvilloj më tej formimin tim akademik përmes studimeve të Doktoraturës në Universitetin "Gabriele d'Annunzio", Chieti–Pescara, duke u fokusuar në kërkimin shkencor dhe në zhvillimin e njohurive të reja në fushën e formulimeve farmaceutike. Çdo etapë e këtij rrugëtimi ka qenë një mundësi për të mësuar, për t'u zhvilluar profesionalisht dhe për të kontribuar në fushën e shkencës.

Jam mirënjohëse ndaj Universitetit Aldent për formimin akademik dhe profesional, si dhe për bazat e qëndrueshme që më kanë ndihmuar të ndërtoj dhe të vijoj rrugëtimin tim drejt kërkimit shkencor.

Unë quhem Erestina Mustaj dhe prej rreth dy vitesh jetoj dhe ushtroj profesionin tim në Gjermani, si infermiere në Klini...
29/08/2026

Unë quhem Erestina Mustaj dhe prej rreth dy vitesh jetoj dhe ushtroj profesionin tim në Gjermani, si infermiere në Klinikum Fürstenfeldbruck, pranë Mynihut.

Rrugëtimi im profesional nisi në Universitetin Aldent, ku përfundova studimet Bachelor në Infermieri. Aty nuk mora vetëm një diplomë, por fitova njohuri, përvojë, formim profesional dhe themelet mbi të cilat do të ndërtoja të ardhmen time.

Pas përfundimit të studimeve, vendosa të nis një kapitull të ri në Gjermani. Një gjuhë e re, një sistem i ri dhe shumë sfida, por edhe një mundësi e madhe për t’u zhvilluar dhe për të dëshmuar veten profesionalisht.

Sot ndihem krenare për rrugëtimin që kam bërë. Çdo ditë pune më ka mësuar diçka të re dhe më ka ndihmuar të rritem si profesionalisht, ashtu edhe personalisht. Mirënjohëse për Universitetin Aldent, për formimin që më dha dhe për çdo hap që më solli deri këtu.

26/08/2026

Address

Rr. E Dibres Nr 235 Tek Selvia , Pallati AK
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti Aldent Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti Aldent Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share