Instituti i Arkeologjisë

Instituti i Arkeologjisë Njësi e përhershme e kërkim-studimit në arkeologji pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Më 29 shtator, Muzeu Arkeologjik i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë iu bashkua Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kultu...
30/09/2026

Më 29 shtator, Muzeu Arkeologjik i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë iu bashkua Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me një ditë të hapur për nxënësit dhe vizitorët. Muzeu i priti ata me dyer të hapura dhe me hyrje falas gjatë gjithë ditës, duke krijuar një mundësi për t’u afruar me historinë dhe trashëgiminë kulturore përmes objekteve që ruhen në sallat e tij.

Aktiviteti nisi me një guidë nëpër sallat e muzeut, ku vizitorët u njohën me koleksionet dhe me historitë që fshihen pas objekteve. Gjatë vizitës, nxënësit u ftuan të vëzhgonin me kujdes, të bënin pyetje dhe të ndaleshin tek objektet që u tërhoqën më shumë vëmendjen.

Në vijim, përgjegjësja e muzeut, znj. Gema Kraja, zhvilloi një orë të hapur me nxënësit dhe vizitorët mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe rolin e muzeut në ruajtjen, njohjen dhe përcjelljen e saj. Bashkëbisedimi u përqendrua edhe te rëndësia e përfshirjes së brezave të rinj, jo vetëm si vizitorë të muzeut, por si pjesëmarrës dhe bartës të kujtesës kulturore.

Një nga momentet më të veçanta të ditës ishte aktiviteti “Nëse do të isha kurator muzeu për një ditë”. Nxënësit zgjodhën objektet që do të përfshinin në ekspozitën e tyre dhe shpjeguan pse i kishin përzgjedhur. Zgjedhjet e tyre sollën këndvështrime të ndryshme dhe treguan se një objekt mund të zgjojë kureshtje, imagjinatë dhe pyetje të ndryshme te secili prej nesh.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë ta shohin muzeun jo vetëm si një vend ku ruhen objekte të së kaluarës, por si një hapësirë ku historia mund të zbulohet, të diskutohet dhe të përjetohet në mënyra të ndryshme.

Gjatë gjithë ditës, aktivitetit iu bashkuan edhe vizitorë të tjerë, duke e kthyer muzeun në një hapësirë të gjallë takimi dhe bashkëbisedimi.

Faleminderit nxënësve, mësuesve dhe të gjithë vizitorëve që u bënë pjesë e kësaj dite të veçantë në Muzeun Arkeologjik.

www.akad.gov.al

Ne fushaten e dyte te germimeve ne fshatin Qesarat (Memaliaj), projekti "Arkeologji e Peisazhit ne rajonin Tepelene-Mema...
24/09/2026

Ne fushaten e dyte te germimeve ne fshatin Qesarat (Memaliaj), projekti "Arkeologji e Peisazhit ne rajonin Tepelene-Memaliaj", bashkedrejtuar nga Prof. Eduard Shehi (Instituti i Arkeologjise) dhe Prof. Custode Silvio Fioriello (Universiteti Aldo Moro, Bari), ka zbuluar struktura te nje strukture rezidenciale luksoze, te datuar ne shek. III m.Kr. Behet fjale per disa ambjente banimi, prej te cilave dy te zbukuruara me mozaike. Nje mozaik i trete u gjet i fragmentuar, dhe mund ti takoje katit te dyte te nderteses. Ambjentet kane qene te zbukuruar edhe pikture murale, me motive gjeometrike. Ndertesa ka njohur disa faza riperdorimi, derisa ne antikitetin e vone eshte djegur dhe shkaterruar perfundimit.
Puna po vazhdon per konservimin e mozaikeve dhe piktures murale, dhe per dokumentimin e germimit ne teresi.
Ky zbulim rishfaq rendesine qe ka pasur kjo zone ne antikitet, prej se ciles vijne edhe pese skulptura, dhe shume gjetje te tjera. Gjetje keto qe me shume mundesi lidhen me nje qyteze antike, e panjohur me pare.
www.akad.gov.al

23/09/2026

Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fu...

11/09/2026

Albania: rinvenuto nella Valle di Bulqizë il primo ipogeo-mausoleo di epoca romana del Paese

Grande mausoleo romano databile tra il III e il IV secolo d.C., prima scoperta di questo genere nel Paese. Si caratterizza per la presenza di rari elementi architettonici ed epigrafici, tra cui un’iscrizione bilingue. Il monumento funerario, articolato in tre ambienti e introdotto da una scalinata monumentale, ha dimensioni notevoli (circa 9 x 6 metri) e presenta una camera sepolcrale alta 2,4 metri. All’interno sono stati rinvenuti oggetti di un corredo funerario, tra cui vasi in vetro, manufatti in osso, armi e frammenti tessili intrecciati con fili d’oro, segno del prestigio sociale del defunto.

Albania: The first hypogeum-mausoleum of Roman-era discovered in the Bulqizë Valley

Large Roman mausoleum dating back to between the 3rd and 4th centuries AD, the first discovery of its kind in the country.
It is characterized by rare architectural and epigraphic elements, including a bilingual inscription. The funerary monument, divided into three rooms and accessed via a monumental staircase, features remarkable dimensions (approximately 9 x 6 meters) and a burial chamber 2.4 meters high. Among the most extraordinary finds are the skeletal remains of two deceased individuals, a man and a woman, wrapped in rare textiles interwoven with gold threads signifying the couple's high social status, alongside grave goods including glass vessels and bone artifacts.

Erikson Nikolli Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania Instituti i Arkeologjisë

07/09/2026

Kujtojmë në ditën e lindjes akademikun Aleks Buda, kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë





Akademik Aleks Buda lindi më 7 shtator të vitit 1911, në një familje fisnike dhe patriote të Elbasanit. I ati, Dhimitër Buda, farmacist i njohur, kontribuoi si delegat në Kongresin e Manastirit dhe si një nga financuesit e Shkollës Normale të Elbasanit, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar.

Shkollimin fillor e kreu në Leçe të Italisë, të mesmen në Zalcburg të Austrisë, ndërsa studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Vjenës. Në vitet 1939–1943 punoi si mësues në Liceun e Tiranës dhe të Korçës. Mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe më 1944 u zgjodh nënkryetar i Këshillit ANÇ të qarkut të Elbasanit.

Në vitet 1945–1946 drejtoi Bibliotekën Kombëtare, ku dha një ndihmesë të çmuar në organizimin e fondit të saj. Më pas ishte një ndër organizatorët e Institutit të Shkencave, ku themeloi sektorin e historisë dhe sociologjisë, duke kontribuar në ngritjen e sektorëve të arkeologjisë, historisë së lashtë, mesjetës, kohës së re, artit mesjetar dhe etnografisë. Me formimin e Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë më 1955, Buda hodhi bazat e medievistikës shqiptare, duke e vendosur këtë fushë në themelet e saj shkencore.

Me ngritjen e Universitetit të Tiranës, ai u bë një ndër themeluesit e katedrës së historisë së Shqipërisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Punoi me përkushtim për përgatitjen e historianëve të rinj, sidomos në fushën e historisë mesjetare, duke formuar breza të tërë studiuesish.

I zgjedhur si kryetar i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që në themelimin e saj në vitin 1972, akad. Aleks Buda, ka luajtur një rol themelor në konsolidimin e institucionit dhe në orientimin e kërkimit shkencor shqiptar drejt standardeve bashkëkohore. Ai u dallua për vizionin e tij në organizimin e strukturave akademike, për mbështetjen e studimeve në fushën e historisë, gjuhësisë dhe kulturës kombëtare, si dhe për përpjekjen e vazhdueshme për ta vendosur Akademinë në një raport të denjë me institucionet shkencore ndërkombëtare. Kontributi i tij mbetet një pikë referimi për zhvillimin e shkencës shqiptare dhe për rolin e Akademisë si qendër e dijes dhe e autoritetit shkencor.

Akademik Aleks Buda u nda nga jeta më 7 korrik 1993, në Tiranë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur që e vendos ndër figurat më të ndritura të historiografisë shqiptare dhe të jetës akademike të vendit.

www.akad.gov.al

28/08/2026
27/08/2026

Përkujtojmë në ditën e tij të lindjes arkeologun e shquar Frano Prendi





Frano Prendi, arkeolog, studiues dhe specialist i periudhës prehistorike është njëri ndër themeluesit e arkeologjisë shqiptare. Ai lindi më 27 gusht 1928, në Shkodër.

Në vendlindje kreu shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua për arkeologji në Universitetin e Sofjes (1951). Po atë vit filloi punën në Institutin e Shkencave. Është bashkautor në veprat: “Historia e Shqipërisë”, vëll. I (1959), “Historia e popullit shqiptar”, vëll. I (2002), “Les Illyriens” (Tiranë, 1985) dhe një ndër përgatitësit e vëllimit “Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë” (1965).

Nismëtar i kërkimeve më të hershme në fushën e prehistorisë shqiptare, drejtues gërmimesh në disa qendra të rëndësishme prehistorike, ndër të cilat vendin kryesor e zë Maliqi, e më tej Kamniku, Podgoria, Blazi, Sovjani, varrezat tumulare të Matit, Mjedës, Vajzës, Dropullit etj.

Në vitet 1958–1960 gërmoi në qytetin antik të Apolonisë. Veprimtaria e tij shkencore, shumë e pasur, është pasqyruar në një numër të madh artikujsh, kumtesash e studimesh, si: “Neoliti dhe eneoliti në Shqipëri”, “Epoka e bronzit në Shqipëri”, “Unitet dhe veçori në kulturën ilire të kohës së hekurit në Shqipëri” etj.

Me zbulimin e qytezës ilire të Irmajt (Gramsh) dhe me gërmimet disavjeçare në qytetin iliro-shqiptar të Lezhës, Frano Prendi ka dhënë ndihmesë edhe në fushën e kërkimeve e studimeve antike ilire e mesjetare.
Është dekoruar me urdhrin “Mjeshtër i Madh” dhe me Medaljen e Nderit nga “Collège de France”. U nda nga jeta në vitin 2011.

www.akad.gov.al

26/08/2026

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton me nderim në ditën e lindjes Nënë Terezën





Nënë Tereza, me emrin e vërtetë Gonxhe Bojaxhiu, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Ajo ishte misionare katolike e përkushtuar ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe nevojtarëve, anëtare nderi e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që bëri për vete një botë të tërë, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve kudo.

Në moshën 18-vjeçare, ajo u largua nga Maqedonia e Veriut për në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në mbi 133 shtete. Shenjtorja shqiptare është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes ndër vite, duke përfshirë Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” në vitin 1962, Çmimin Templeton në vitin 1973, Çmimin “Nobel” për Paqe në vitin 1979, Çmimin “Bharat Ratna” në vitin 1980 dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 1985.

Më 19 tetor 2003, ajo u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e Shenjtë nga Kisha Katolike e Romës. Shenjtorja fliste rrjedhshëm pesë gjuhë, bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindisht.

Në kulmin e Rrethimit të Beirutit në 1982, Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital të linjës së përparme duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm midis ushtrisë izraelite dhe guerileve palestinezë. Në vitin 1991 ajo u kthye në Shqipëri për herë të parë, duke hapur një shtëpi të Misionarëve të Bamirësisë në Tiranë. Deri në vitin 1996, Tereza ka operuar 517 misione në mbi 100 vende.

Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqipëri iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inaugurua edhe busti i saj.

Në nderim të figurës dhe veprës së saj humanitare, emri i Nënë Terezës është përjetësuar edhe përmes dekoratave shtetërore. Dekorata “Nënë Tereza” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Dekorata prej ari i jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ndërsa medalja humanitare “Nëna Terezë” është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në fushën e humanizmit. Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve me këtë dekoratë bëhet nga presidenti i Kosovës.

www.akad.gov.al

NJOFTIM‼️‼️SHTYHET PËR NË DATËN 28 GUSHT 2026, DORËZIMI I ABSTRAKTEVE PËR KONFERENCËN E 5-TË NDËRKOMBËTARE PERSPECTIVES ...
20/08/2026

NJOFTIM‼️‼️
SHTYHET PËR NË DATËN 28 GUSHT 2026, DORËZIMI I ABSTRAKTEVE PËR
KONFERENCËN E 5-TË NDËRKOMBËTARE PERSPECTIVES ON BALKAN
ARCHAEOLOGY-PeBA:
Instituti i Arkeologjisë, i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të jetë institucioni
pritës i konferencës së 5-të ndërkombëtare të serisë PERSPECTIVES ON BALKAN
ARCHAEOLOGY-PeBA (Perspektiva mbi Arkeologjinë e Ballkanit), e cila do të zhvillohet në
datat 26-30 Maj 2027, në ambientet e Akademisë së Shkencave në Tiranë. Konferenca
organizohet në bashkëpunim me institucionet themeluese të kësaj iniciative: Instituti Austriak i
Arkeologjisë, i Akademisë së Shkencave të Austrisë, Universiteti Ludwig-Maximilians, në
Mynih/Gjermani dhe Instituti i Arkeologjisë Klasike, Pragë/Çeki. PeBA përfaqëson një rrjet
kërkuesish që punojnë kryesisht mbi periudhat e Bronzit dhe të Hekurit në Evropën juglindore.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është krijimi i një platforme ndërkombëtare për të nxitur
bashkëpunimin ndërkufitar në rajon.
Konferenca e 5-të titullohet: NË GJURMIM TË RRUGËVE – LËVIZJET E NJERËZVE,
MALLRAVE DHE IDEVE NË EVROPËN JUGLINDORE GJATË PERIUDHAVE TË
METALEVE/TRACKING THE ROUTES – MOVEMENTS OF PEOPLE, GOODS AND
IDEAS IN SOUTHEAST EUROPE DURING THE METAL AGES. Ajo do trajtojë format e
ndryshme me të cilat komunitetet prehistorike bashkëvepronin me peizazhin, për të organizuar dhe
mundësuar lëvizshmërinë, si dhe strategjitë kulturore, sociale, ekonomike dhe politike që
formësuan këtë proces. Konferenca ka për qëllim të hapë perspektiva të reja në qasjen ndaj
lëvizshmërisë dhe ndërthurjen mes saj, peizazhit dhe praktikave shoqërore në Ballkanin
prehistorik.
Organizuesit e konferencës:
Dr. Mario Gavranovic (Instituti Austriak i Arkeologjisë);
Dr. Daniela Heilman (Universiteti Ludwig-Maximilians, në Mynih);
Dr. Marek Verčík (Instituti i Arkeologjisë Klasike, Pragë/Çeki);
Dr. Rovena Kurti (Instituti i Arkeologjisë, i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë),
konfirmojnë numrin e lartë të interesuarve për pjesëmarrje dhe u japin më shumë kohë studiuesve
dhe ekspertëve të fushës, të dërgojnë abstraktet (në gjuhën angleze, maksimumi 500 fjalë) deri në
datë 28 gusht 2026, në adresën e postës elektronike: [email protected]
Për konferencën nuk aplikohet taksë regjistrimi.
Konferenca është parashikuar të zhvillohet gjatë tre ditëve, dy ditë për prezantimet (në
gjuhën angleze dhe brenda 20 min) dhe një ditë ekskursion në qendra të ndryshme arkeologjike në
zonën e Korçës.
Për më tepër informacion rreth konferencës, mund të konsultoni faqen e rrjetit:
https://pebasite.wordpress.com/
www.akad.gov.al

Movements of people, goods and ideas in Southeast Europe during the Metal Ages

Address

Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 3
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Arkeologjisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share