18/03/2022
Zyra e të Diplomuarve dhe Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër organizojnë “Law Alumni Reunion 2022”.
Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e universitetit, ku të ftuar janë të diplomuarit dhe të gjithë anëtarët e stafit të Departamentit të Drejtësisë që kanë kontribuar ndër vite.
30 Mars 2022
Ora: 17:00
Ju mirëpresim! 😊
03/12/2021
Prezantohet në Kolegjin Universitar Bedër fushata “Po t’vjen një kartolinë”
Prezantohet në Kolegjin Universitar Bedër fushata “Po t’vjen një kartolinë” | Objektiv
Sociale Prezantohet në Kolegjin Universitar Bedër fushata “Po t’vjen një kartolinë” Nga Alban Tufa - Dhjetor 3, 2021 0 Shpërndaje në Facebook Tweet në Twitter Zyra e Klubeve Studentore në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve organizuan sot një takim të hapur me të diplomuarin n....
05/05/2021
Departamenti i Shkencave Islame, Bedër organizon ditën e mërkurë, datë 5 maj në orën 18:00, emisionin e katërt përgjatë këtij Ramazani, i titulluar “Drita e Zemrës”.
Të ftuar në këtë puntatë do të jenë Znj. Sara Arifi, e diplomuar në Shkenca Islame, Bedër, z. Haki Sahitaj, i diplomuar në Shkenca Islame, Bedër si dhe z. Sefer Vrana, i diplomuar në Shkenca Islame, Bedër.
Aktiviteti do të moderohet nga znj. Sonila Habili, e diplomuar në Shkenca Islame, Bedër, Shqipëri.
Emisionin mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti në faqen e departamentit të Shkencave Islame në Facebook.
15/04/2021
Thirrje Për Programet E Shkëmbimit Fulbright Të Ambasadës Amerikane
Është hapur thirrja për programet e shkëmbimit Fulbright të Ambasadës Amerikane në Tiranë për staf dhe studentë si më poshtë: • Për pedagogët e Kolegjit Universi...
07/04/2021
Departamenti i Shkencave të Komunikimit dhe Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar “Bedër” zhvilluan ditën e sotme, leksionin e hapur me temë “Trendet e video dhe audio production në epokën digjitale”. I ftuar për të folur rreth kësaj teme ishte Franko Hoxha.
Gjatë takimit me studentët, ai foli rreth rëndësisë dhe harmosinë që duhet të ketë mes kreativitetit, pajisjeve dhe programeve të prodhimi video dhe audio.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan trendet e imazhit dhe zërit në ditët e sotme.
Franko ka kryer studimet Bachelor dhe Master pranë Kolegjit Univeristar “Bedër” dhe prej disa vitesh punon si marketer në Red Bull Albania. Njëkohësisht punon edhe si freelancer në Video dhe Audio production.
Takimi u zhvillua në platformën Google Meet.
16/03/2021
Na dërgo edhe ti kujtimet tua në Bedër! 😀😀
16/02/2021
‘Rikthim në Bedër si profesionistë’
Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me klubin studentor Beder Law Students Association vijon me ciklin e aktiviteteve “Rikthim në Bedër si profesionistë” ku këtë herë të ftuar janë të diplomuarit Emsal Ajredini dhe Mandrit Kamolli të cilët do të ndajnë me studentët eksperiencën e tyre pas diplomimit në Kolegjin Universitar Bedër.
Aktiviteti do të zhvillohet të mërkurën, datë 17 shkurt 2021, ora 15:00 nëpërmjet platformës Google Meet.
Për tu bërë pjesë e leksionit klikoni në linkun:
🔎 https://meet.google.com/lookup/htvpl2ujtw
18/01/2021
“Takim mes Brezash- Ata që dinë të bëjnë fushata”
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar “Bedër”, zhvilloi nëpërmjet platformës Google Meet, aktivitetin “Takim mes Brezash- Ata që dinë të bëjnë fushata”.
Në këtë takim ishin të ftuar studentë e diplomuar në programet master, profilet: Gazetari dhe Marrëdhënie Publike në Departamentin e Shkencave të Komunikimit, të cilët janë integruar shumë mirë në tregun e punës, në mediat dhe agjencitë e marketingut më të mëdhatë në vend, si dhe jashtë vendit tonë, si SHBA, Zvicër, etj.
Takimi u zhvillua në kuadër të lëndës “Konceptim dhe menaxhim fushatash”, e cila zhvillohet në studimet e nivelit master me lektoren D. Edlira Mali. Gjatë këtij takimi, të diplomuarit treguan eksperiencat e tyre në këtë lëndë kur ishin studentë. Ata ndanë me njëri- emocionet e përjetuara në secilën fushatë të ndërmarrë në kuadër të kësaj lënde, si dhe folën për rëndësinë dhe vlerën e saj kur përballesh me tregun.
Gjatë bisedave ndërmjet tyre, studentët ranë dakord që secila fushatë fillon në kuadër të një lënde dhe më tej shndërrohet në një sfidë e emocion dhe merr përmasa kombëtare.
Përgjatë takimit u diskutuan fushatat: "Libri është i vetmi Kopsht që Mbillet për të Tjerët"; “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”; “Unë refuzoj të hesht. Bëje dhe ti, voto!”; “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore”; “Një libër më shumë për Preshevën”; “Ruaj Traditën, Festo Shqip!”; “Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë!” si dhe për fushatën e këtij viti e cila po fillon.
Kujtojmë që këto fushata të zhvilluara kanë marrë përmasa kombëtare dhe kanë bërë bashkë personalitetet më të mëdha të kulturës, artit, muzikës, politikës, për të arritur qëllimet e fushatave për evidentimin dhe ruajtjen e vlerave morale dhe kombëtare.