14/08/2021
Njoftim
Të nderuar prindër !!
- Rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para të cilët mbushin 6 vjeç deri më dt.30 shtator 2021.
- Në periudhën 15 - 30 gusht do të rihapet portali e-Albania për regjistrimin e nxënësve, duke u dhënë mundësi
1. prindërve që janë banorë të zonës që mbulon shkolla jonë të bëjnë kërkesën për regjistrim si dhe
2. të gjithë ata prindër që deshirojne te sjellin femijet ne shkollen tone por nuk jane banore te zones tone te cilet duhet parashtrojnë arsyen e regjistrimit në shkollen tone. Arsyeja duhet të jetë formuluar qartazi pasi kjo listë emërore së bashku me arsyet e regjistrimit do t’i përcillet për miratim ZVAT. Arsyet mund të jenë:
a. Ka një fëmijë më të rritur pranë shkollës sonë
b. Ka një kontratë qeraje në rrugët që i përkasin zonës së mbulimit
c. Dëshiron që fëmija të frekuentojë njërin nga instrumentet pas shpalljes së fituesve të konkursit të pranimit etj.
(Ju lutem kushtojini rëndësi të veçantë dhënies së arsyes)
Sistemi është gati për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, për ju që keni zgjedhur shkollën “Deshmoret e Lirise”.
Ju lutemi prindër aplikoni për regjistrimin e fëmijës tuaj pranë platformës e-Albania!!
Në fund të aplikimit ruani me foto numrin e gjurmimit të aplikimit ,në mënyrë që të gjurmoni statusin e aplikimit tuaj.
Suksese! 😊
Nxitoni ti regjistroni fëmijët tuaj !
Faleminderit për mirëkuptimin!
Drejtoria e shkollës Deshmoret e Lirise.