HASAN VOGLI - faqja zyrtare

HASAN VOGLI - faqja zyrtare It's a 9-th grade school. Our responsibility
Presenting lessons in a comprehensive manner and use v

U mbyll edhe kjo javë e programit “Pas Shkolle”, një javë e mbushur me aktivitete, bashkëpunim, kreativitet dhe momente ...
05/06/2026

U mbyll edhe kjo javë e programit “Pas Shkolle”, një javë e mbushur me aktivitete, bashkëpunim, kreativitet dhe momente të bukura për nxënësit tanë. 📚🎨⚽

Përmes lojës, mësimit dhe punës në grup, fëmijët zhvilluan aftësi të reja, forcuan miqësitë dhe kaluan kohë cilësore në një atmosferë të ngrohtë dhe edukative.

Faleminderit mësuesve për përkushtimin dhe prindërve për besimin e vazhdueshëm! 🌟
Programi “Pas Shkolle” vazhdon të mbetet një hapësirë ku nxënësit mësojnë, argëtohen dhe rriten së bashku.

JA Albania organizoi aktivitetin “BizTown”, i cili u zhvillua në ambientet e Piramidës së Tiranës.“BizTown” është një qy...
03/06/2026

JA Albania organizoi aktivitetin “BizTown”, i cili u zhvillua në ambientet e Piramidës së Tiranës.

“BizTown” është një qytet i simuluar, ku nxënësit e klasave të pesta marrin role si qytetarë aktivë – si sipërmarrës, punonjës, konsumatorë apo drejtues institucionesh. Qëllimi i këtij aktiviteti është t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë funksionimin e një komuniteti, ekonominë në praktikë dhe përgjegjësitë që kanë si individë në shoqëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë 8 nxënës të klasave të pesta të shkollës 9-vjeçare “Hasan Vogli”, të drejtuar nga mësuesja Alketa Minili. Nxënësit u angazhuan me shumë përgjegjësi . Faleminderit Lea Hoxhaj, Joel Musta, Redi Memaga, Frenk Bako, Drin Agolli, Adea Ndreu, Felisia Iljazi dhe Mia Picalli për pjesëmarrjen dhe përkushtimin tuaj! 👏🌟

03/06/2026

🎨Një projekt kreativ dhe inovativ i realizuar gjatë praktikës mësimore në shkollën 9-vjeçare “Hasan Vogli”.

Ky projekt u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, nga studentë të masterit që kryejnë praktikën mësimore, nën mentorimin e mësuesit të Artit Pamor, Bledi Shehu.

Në bashkëpunim me nxënësit dhe përmes përdorimit të teknologjisë VR, një ide vizuale u shndërrua në një mural gjeometrik me përmasa të mëdha. Ky proces i ndihmoi nxënësit të kuptonin më qartë rezultatin final, duke e bërë punën më të thjeshtë, më tërheqëse dhe më efektive.

Në përfundim, shkolla fitoi një mural të ri artistik, ndërsa nxënësit përjetuan një eksperiencë krijuese dhe bashkëkohore që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre. 🌟

🎨🎼Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur! 🎼🎨Në këtë ditë të veçantë, Klubi i Artit dhe Zejeve i shkollës sonë ju uron pafu...
01/06/2026

🎨🎼Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur! 🎼🎨

Në këtë ditë të veçantë, Klubi i Artit dhe Zejeve i shkollës sonë ju uron pafund buzëqeshje, ëndrra të bukura dhe një fëmijëri plot ngjyra, krijimtari dhe gëzim. 🎨🎼

Me dashuri dhe përkushtim, aktivitetet e klubit janë zhvilluar nën drejtimin e koordinatores së cilësisë Elizabeta Xheka, si dhe mësueseve Hana Zagani dhe Rebina Neziri, të cilat çdo ditë frymëzojnë nxënësit të shprehin talentin dhe imagjinatën e tyre.Falenderim dhe për nëndrejtoreshën Fatbardha Shehu që mbështet gjithmonë veprimtaritë që organizon Klubi i Artit dhe Zejeve!👏👏

Qofshi gjithmonë të lumtur, krijues dhe plot dritë në rrugëtimin tuaj! 💖

01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🎈
Le të mbetet buzëqeshja e çdo fëmije drita më e bukur e jetës sonë. Urojmë që fëmijët të rriten të lumtur, të shëndetshëm, të dashur dhe plot ëndrra. Sot festojmë pafajësinë, gëzimin dhe botën e tyre plot ngjyra. 💖

Gëzuar festën të gjithë fëmijëve! 👧🧒

31/05/2026

Programi “Pas shkolle”

31/05/2026

Nga java që lamë pas me programin “Pas shkolle”📚🎨🎼

30/05/2026
29/05/2026
29/05/2026

Address

" Kongresi I Tiranes " Street
Tirana
1016

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when HASAN VOGLI - faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to HASAN VOGLI - faqja zyrtare:

Shortcuts

Share