21/10/2022
👉Tradita vazhdon!
📌Sesioni informues për studentet e rinjë në fakultet!
👩🏫Salla 101B, 🏫godina B, 🕙 ora 11:°° me 13-°°.
Ju mirëpresim!🤝
Faqja zyrtare e Keshillit Studentor FSHN
(Ne nuk mbajme pergjegjsi per faqet e tjera online, kjo eshte faqja e vetme e keshillit studentor).
21/10/2022
👉Tradita vazhdon!
📌Sesioni informues për studentet e rinjë në fakultet!
👩🏫Salla 101B, 🏫godina B, 🕙 ora 11:°° me 13-°°.
Ju mirëpresim!🤝
12/08/2022
📌Më të mirët!
📍 Fakulteti i Shkencave të Natyrës është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në informatikë, matematikë, fizikë, kimi, kimi infustriale, biologji, bioteknologji. FSHN është gjithashtu institucion i rëndësishëm për përgatitjen e mësuesve për shkollat e mesme në lëndët mësimore të matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe informatikës.
👉Programet e studimit që Fakulteti i Shkencave të Natyrës janë:
📌Bachelor
▫️Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
▫️Bioteknologji
▫️Fizikë
▫️Biologji
▫️Kimi
▫️Kimi Industriale e Mjedisore
▫️Kimi dhe Teknologji Ushqimore
▫️Informatikë
▫️Matematikë
▫️Inxhinieri Matematike dhe Informatike
📌Master profesional
▫️Inxhinieri Matematike dhe Informatike
▫️Bioteknologji Mjedisore
▫️Informatikë Biznesi
▫️Teknologji Informacioni
📌Master i shkencave
▫️Biologji Molekulare
▫️Biologji Mjedisore
▫️Bioteknologji Molekulare dhe Industriale
▫️Fizikë
▫️Informatikë
▫️Matematikë
▫️Inxhinieri Matematike dhe Informatike
▫️Inxhinieria Proceseve Kimike
▫️Kimi Industriale e Mjedisore
▫️Kimi me profil: Analiza Kimike dhe Vetitë e Lëndës
▫️Mësues në Fizike për Arsimin e Mesëm të Lartë
▫️Mësues në Biologji për Arsimin e Mesëm të Lartë
▫️Mësues në Kimi për Arsimin e Mesëm të Lartë
▫️Mësues në Matematikë për Arsimin e Mesëm të Lartë
▫️Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore
▫️Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
▫️Mësues në Informatikë për Arsimin e Mesëm të Lartë
09/08/2022
🏫Universiteti i Tiranës njofton se Viti Akademik 2022-2023 fillon në datën 17 tetor 2022.
30/06/2022
Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë është institucioni i radhës që përfiton mbështetje me investime në infrastrukturë nga programi B4Students, krijuar nga Grupi BALFIN. 4 laboratorët e mësimit C++, Inxhinieria Matematike dhe Informatike, Bioteknologjia Molekulare, Kimia Inorganike, si dhe salla e mbledhjeve, janë pajisur me pajisje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, identifikuar nga drejtuesit si një nga nevojat kryesore të institucionit, për të përmirësuar kapacitetet në funksion të procesit të mësimdhënies, mësimnxënies dhe aftësimit praktik të studentëve, sipas nevojave të tregut të punës.Për të përuruar investimin si dhe për të vlerësuar nevojat dhe mundësitë për integrimin sa më të shpejtë të studentëve në shoqëritë e Grupit BALFIN, përfaqësues të programit B4Students ishin ditën e sotme pjesë e një tryeze diskutimi të organizuar në mjediset e fakultetit me praninë e dekanit, Prof. Dr. Spiro Drushku, kolegë të dekanatit, përfaqësues nga zyrat mbështetëse, si dhe anëtarë të Këshillit Studentor.
Dekani, Prof. Dr. Spiro Drushku, theksoi se “Laboratorët janë hapësira ku studentët tanë krijojnë dhe testojnë njohuritë. Forcimi i kapaciteteve infrastrukturore me pajisje të teknologjisë dhe informacionit kontribuon drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë në procesin e aftësimit praktik.” Ai vlerësoi kontributin e programit B4Students për mbështetjen që ju krijon studentëve, duke filluar me zhvillimin profesional, punësimin dhe integrimin e shpejtë në kompani të konsoliduara, si dhe nxitjen që u jep për zhvillimin dhe implementimin e projekt-ideve sociale si dhe ngritjen e sipërmarrjeve të reja.
Dorjan Beqiri, Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, gjatë vizitës në një nga laboratorët u shpreh: “Mbështetja e B4Students dhe Grupit BALFIN në modernizimin e disa prej laboratorëve në fakultetin tonë është me shumë vlerë për ne studentët. Është një investim që i shërben studentëve, fakultetit por edhe vetë shoqërisë pasi investimi në universitete ndihmon krijimin e profesionistëve të së ardhmes.”
Mbështetja e edukimit përbën një nga shtyllat kryesore të përgjegjshmërisë sociale të Grupit BALFIN, edhe me vëmendjen e veçantë të Presidentit të tij, Samir Mane. Krahas komponentit të fuqizimit të infrastrukturës në Institucionet e Arsimit të Lartë publik, B4Students vijon të ofrojë mbështetje për studentët pjesëmarrës në program, në themelimin e bizneseve të reja duke ofruar grant deri në €5’000 nëpërmjet Konkursit të Ideve të Biznesit, në zhvillimin e kompetencave profesionale dhe punësimin e tyre nëpërmjet Programit të Praktikës dhe Punësimit dhe Konkursit të Sfidave të Biznesit, si dhe në zbatimin e projekt-ideve sociale nga Klubet e Studentëve duke mundësuar mbështetje financiare deri në €2,000.
30/05/2022
📌Sot hapëm "Java e Debatit".
🤝Aktiviteti u hap me fjalën e Zv. Dekanes , Prof. Dr. Eglantina Kalluçi. Në fjalën e saj Prof. Eglantina shprehu mbështetjen e saj për aktivitet e ardhshme të Këshillit Studentor, e mbetet e hapur për çdo bashkëpunim me studentët e Fakultetit.
🥇Gjithashtu falenderojmë studentët pjesëmarrës nga . Tashmë jemi në një fazë të re bashkëpunimi në mënyrë që studentët të kenë sa më shumë përfshirje në aktivitete të tilla.
02/04/2022
Ramazani, muaji i shenjtë i devotshmërisë dhe i mirësisë, vjen për te begatuar shpirtin me komponentën e sakrificës fizike. Vetëm përmes këtyre sfidave, natyra njerezore bëhet më tolerante, dhe me kuptimplote.
Të gjithe agjëruresit kanë mundësi të sprovojnë veten me uri, duke u solidarizuar dhe barazuar me një pjesë te botës të cilës i mungon ushqimi në sofër.
Muaji i shenjtë i Ramazanit është reflektimi më i mirë për të kuptuar mungesat dhe sfidat që sjell jeta.
Urojmë që Ramazani të na gjej me një nivel më të lartë reflektimi në të gjitha aspektet, kurse agjëruesve iu dëshirojmë agjërim të lehtë!
Gëzuar të gjithëve!
12/03/2022
Reagim!
Këshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës bashkohet dhe solidarizohet me protestat kombëtare që kanë nisur në mbar vendin për shkak të rritjes së çmimeve!
Studentët janë gjithmonë shtresa me e prekur përsa i përket rritjes se çmimeve dhe si të tillë do të bëhemi pjesë e protestave në ditët në vazhdim me organizime në Fakultetet përkatëse!
03/02/2022
Leksion i hapur "Bëhu një programues i suksesshëm", organizojnë Dega e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës së bashku me Kodo.al dhe Division 5, në bashkëpunim me Këshillin Studentor FSHN.
27/01/2022
Njoftohen te gjithe studentet e Fakultetit te Shkencave te Natyres se eshte shpallur orari i provimeve per sesionin e dimrit, viti akademik 2021-2022.
Linku 👇
Njoftohen te gjithe studentet e Fakultetit te Shkencave te Natyres se eshte shpallur orari i provimeve per sesionin e dimrit, viti akademik 2021-2022 Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) është qëndra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në informatikë, matematikë, fizikë, kimi, kimi ndustriale, biologji dhe bioteknologji. FSHN është gjithashtu institucion i rëndësishëm për përgatitjen e mësuesve...
27/01/2022
Webinar: "TestDevLab" sjell në Shqipëri mundësi për një karrierë në nivel global në fushën e testimit të softuerëve
15/01/2022
Takimi informues u mbyll me suksese! Një pjesëmarrje masive e cila na jep besim se aktivitete të tilla janë në dobi dhe në të mirë të studentëve!
Ju presim në aktivitetet e radhës!