28/04/2026
SI SHKRUHEN REFERENCAT NË GJUHËN SHQIPE
Referencat ose referimet bibliografike janë të dhënat bibliografike të burimeve të përdorura gjatë hartimit të një punimi shkencor, artikulli, doktorature etj. Ato shërbejnë për të treguar autorin, titullin e veprës, vendin e botimit, shtëpinë botuese, vitin e botimit etj. Përmes referencave vërtetohet mbështetja teorike e punimit dhe respektohet e drejta e autorësisë. Referencat zakonisht renditen në fund të punimit sipas rendit alfabetik të mbiemrit të autorit.
Në gjuhën shqipe, referencat zakonisht shkruhen sipas llojit të punimit: ese, detyrë kursi, diplomë, artikull shkencor etj., si dhe të stilit që kërkohet. Sot për shkrimin e tyre ekzistojnë disa standarde, siç janë: APA, Harvard, Chicago, Vancouver etj.
Në punimet tona, për shkrimin e tyre duhet të bazohemi në dy elemente:
• llojin e temës, detyrës, artikullit etj.;
• zgjedhjen e njërit prej standardeve më lart, atë që përkon me natyrën e shkrimit tonë.
Referencat shkruhen kryesisht në fund të faqes të ndara me vizë nga materiali kryesor dhe me shkrim më të vogël se ai, ku si standard shkrimi mund të merret edhe shkrimi “Times New Roman, 11, me një hapësirë mes fjalëve). Ato duhen cituar brenda në tekstin kryesor në formatin sipas rasteve të mëposhtme:
a) Stili i Harvardit. Formati i citimit në formatin e autorit/vitit (sistemi i Harvardit).
Shembull:
Mbiemri i autorit, iniciali i emrit. (Viti) “Titulli i artikullit”, Titulli i revistës, numri i botimit, faqet.
- Johnson, L. (2018) “Zhvillimi emocional te fëmijët', Journal of Child Psychology, 45(3), f. 123-134.
b) Stili i Çikagos. Stili ndërkombëtar i citimit i përdorur për artikujt dhe revistat shkencore.
Shembull:
Mbiemri, Emri. "Titulli i artikullit." Emri i revistës dhe numri i botimit, (Viti): faqe.
- Johnson, Lisa. "Zhvillimi emocional te fëmijët". Revista e Psikologjisë së Fëmijëve 45, nr. 3 (2018): 123-134.
c) Stili APA. Një format citimi i përdorur në shkencat sociale, arsimin dhe inxhinierinë, dhe shkencat natyrore.
Shembull:
Mbiemri i autorit, iniciali i emrit. (viti). Titulli i artikullit. Emri i revistës, numri i botimit, faqet.
- Johnson, L. (2018). "Zhvillimi emocional te fëmijët", Journal of Child Psychology, 45 (3), 123-134.
Zakonisht, forma bazë e shkrimit të referencave në gjuhën shqipe është:
Për letërsi artistike:
Mbiemri, Emri i autorit. “Titulli i veprës”. Vendi i botimit: Shtëpia botuese, viti.
Shembull:
Kadare, Ismail. “Kronikë në gur”. Tiranë: “Onufri”, 2000.
Për artikuj:
Mbiemri, Emri. “Titulli i artikullit”. Emri i revistës, nr. X, viti, f. xx-xx.
Shembull:
Dervishi, Arben. “Roli i gjuhës në shoqëri”. Studime Albanologjike, nr. 4, 2021, f. 15-28.
Për burime online:
Mbiemri, Emri/Institucioni. Titulli. Linku. Data e qasjes.
Shembull:
UNESCO. Arsimi global. www.unesco.org, qasur më 28 prill 2026.
23/02/2026
23/02/2026
14/01/2026
14/01/2026
30/09/2025
30/09/2025
23/09/2025