17/10/2022
Urime për arritjen tënde!
Të dëshirojmë suksese në vitet e tua studentore.
Vitet studentore janë vitet e vendimeve të mëdha.
Në këtë udhëtim kërko të dish, kërko të njohësh , kërko të kuptosh ide, përvoja apo dije që të nxjerrin jashtë zonës së rehatisë. Të jesh prijësi i udhës përgjatë viteve studentore, do të thotë te jesh mendjehapur për të jetuar jetën që duhet, jo jetën që ke.
Rruga që do të shkelësh, nuk do jetë gjithnjë dashamirëse. Do dëgjosh zëra që të dekurajojnë. Do dëgjosh zëra që të thërrasin të kthehesh pas. Do dëgjosh zëra që thonë se nuk mund t`ia dalësh. Do përballesh me të padrejtën, me zhgënjimin e atyre që ke afër, me mosbesimin e atyre që u besoje, dhe me harrimin e atyre që i doje.
Sociologët vërejnë se në dekadën e 20 ne përballemi shpesh me pyetje të tilla;Kush jam unë dhe ç`vlerë kam? Cfarë do të bëj me jeten time? Si do ta jetoj ndryshe jetën nga familja ime? A dua unë dikë dhe a më do dikush me të vërtetë?
Ku drejtohesh ti për të marrë përgjigje ? Cila është busulla orientuese për ty në jetë?
Ne jemi një grup të rinjsh që për 30 vite jemi përkrah studentëve shqiptarë në sfida e gëzime.Duke i ndihmuar ata ne sfidat akademike,shoqerore dhe shpirterore.
Kërko të vërtetën përgjatë rrugëtimit tënd. Do humbasësh shumë gjëra që i konsideroje “të shtrenjta” për të fituar atë që ia vlen vërtetë. Një jetë me kuptim.
Një jetë e transformuar, kjo është nxitja jonë për ju. Kemi besim tek ju!
📍Gjëja me e vogël që mund të merrni nga vitet studentore do të jetë një diplomë, gjëja më e madhe është të vendosësh se çfarë do të bësh me jetën tënde.
Të mirëpresim ne Ijr-Student 21
Suksese