UET Alumni

UET Alumni

Share

UET Alumni ështe rrjeti i ambasadorëve, të cilët mundësojnë vazhdimësinë e përmbushjes së vlerave themelore të UET: Kontributin në shoqëri përmes arsimimit

08/06/2024
02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Paulin Kodra

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍Paulin Kodra ka përfunduar programin e studimit bachelor në Shkenca Kompjuterike, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës dhe programin e studimit Master i Shkencave në Informatikë Ekonomike, në UET.
Paulin Kodra, Inxhinier Informatike me një pasion të fortë për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit. Me rreth 20 vjet eksperincë punë në industrinë e IT-së, ka punuar dhe drejtuar projekte të ndryshme inovative dhe ka zhvilluar dhe implementuar zgjidhje kreative për organizata dhe biznese të ndryshme.
Gjithashtu, është i angazhuar si pedagog në fushën e Informatikës. Misioni i tij është të frymëzojë dhe të edukojë të rinjtë në teknologjitë e së ardhmes, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi të reja dhe të përballen me sfidat e industrisë së IT-së.

02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Megi Llubani

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍Megi Llubani është diplomuar me summa cm ladue në vitin 2014 për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Punon si Drejtuese Programi në Organizatën Ndërkombëtare National Endowment for Democracy, me qendër në Washington, D.C. Është fituese e bursës US Fulbright, e cila i është dhënë për të ndjekur studimet për Master në Shërbimin Publik dhe Administratë në Texas - The Bush School of Government and Public Service (2016-2018). Krahas kësaj, Megi ka kryer një Program Zhvillimi për Lidership të fokusuar në Integrimin Evropian në College of Europe (2013-2014). Më parë ajo ka punuar si Analiste Kërkimi dhe Menaxhere Burimesh në MDRC (SHBA), në programin e UN Women "Implementing Norms, Changing Minds" në Shqipëri, ku ka bashkëpunuar me zyrtarë qeveritarë dhe organizata të shoqërisë civile për të luftuar dhunën ndaj grave.

02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Marsela Golemi

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍Prej 13 vitesh është psikologe shkollore dhe këshillimi tek shkolla 9-vjeçare "Sabahudin Gabrani", si dhe pedagoge e jashtme tek Universiteti i Gjirokastrës, prej 3 vitesh.
Trajnere me të rinjtë në fondacionin FRIEDRICH EBERT prej 14 vitesh. Anëtare komisioni pranë ZVAT TIRANë, në Komisionin Muldisiplinar për fëmijët me aftësi ndryshe
Anëtare komisioni ADHOC pranë ZVAT për vlerësimin PSIKO-SOCIAL të mësuesve.

02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Griselda Qosja

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍Griselda Qosja është bashkëpunëtore kërkimore në Universitetin e Hamburgut dhe koordinatore e Masterit në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare që nga dhjetori 2017. Ka punuar më parë për UNICEF dhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme kërkimore vizitore në Universitetin e Teksasit/Austin, Max Instituti Planck/Hamburg, MaxPo/Paris dhe CESL/Pekin. Hulumtimi i saj aktual fokusohet në ligjin kushtetues dhe të të drejtave të njeriut. Në vitin 2017, ajo u nderua me Çmimin e Studiuesit të Shoqërisë Civile nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për kërkimin e saj.

02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Florion Goga

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍Florion Goga ka lindur në Tepelenë, Shqipëri në vitin 1987. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin Europian të Tiranës në Komunikim Dizajn filloi karrierën e tij si fotoreporter. Fillimisht punoi si fotoreporter në disa media (gazeta dhe revista) lokale dhe kombëtare. Aktualisht ai punon për Reuters duke mbuluar ngjarje sociale, ekonomike, politike, artistike dhe sportive. Ndërsa raporton për ngjarje të mëdha në vendin e tij, ai gjithashtu ka bërë mbulimin e ngjarjeve sportive në kampionatet kryesore të futbollit, si dhe të Formula 1, të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar.

02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Esmeralda Topuzi

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍Ka njohuri dhe përvojë në industrinë financiare, tregjet e kapitalit dhe menaxhimin e korporatave. Po ashtu, ka dhënë ekspertizë në menaxhimin ndërfunksional në nivel ndërkombëtar (pjesë e grupit UNIQA, Austri dhe Raiffeisen Group, Austri), si dhe kontribut në mbikëqyrjen e riskut financiar kombëtar (Banka Qendrore e Shqipërisë). Diplomuar në Menaxhim Ekzekutiv Ndërkombëtar në Vjenë, Austri, si dhe në Bankë dhe Financë në Shqipëri. Së fundmi është fokusuar në rreziqet ndaj ndryshimit të klimës dhe ESG dhe është certifikuar për Qëndrueshmërinë e Biznesit nga Universiteti i Cambridge.

02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Esmeralda Kadëna, Ph.D.

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍Në vitin 2022 ka mbaruar studimet e doktoraturës (Ph.D.) me rezultate të shkëlqyera në fushën e sigurisë kibernetike pranë Shkollës Doktorale të Sigurisë në Universitetin e Obudës në Hungari, falë bursës hungareze. Studimet e mëparshme i ka mbaruar në vitet 2014 (Bachelor) dhe 2016 (Master Shkencor) në Informatikë Ekonomike pranë Universitetit Europian të Tiranës, ku edhe falë programit Erasmus+ u njoh me Universitetin e Obudës. Ka një eksperiencë 5-vjeçare si lektore dhe kërkuese shkencore në Universitetin e Obudës. Në vitin 2021-2022 ka kontribuar si Ambasadore e Shqipërisë për kërkuesit shkencorë Shqiptarë në Hungari. Gjatë këtyre viteve, në jetën akademike, Dr. Esmeralda Kadëna ka shkruar dhe publikuar disa artikuj për konferenca dhe revista shkencore të mirënjohura ndërkombëtare.
Prej vitit 2022 e deri më tani, është përgjegjëse e Departamentit të Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Kolegjin Universitar “Logos” në Tiranë.

02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Edmond Vorfi

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍Pas përfundimit me sukses të shkollës së Magjistraturës, me përkushtim dhe fokus jashtëzakonisht sfidues, në korrik të vitit 2023 emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Vlorë. Ka punuar më herët si specialist ne Qendrën Kombëtare të Licencimit (sot Qendra Kombëtare e Biznesit), në Drejtorinë Juridike. Në janar të vitit 2014, pas konkurimt në Departamentin e Adminstratës Publike u emërua shef sektori në Ministrinë e Shendetësisë, në Drejtorinë e Prokurimeve dhe Koncesioneve. Më tej emërohet shef sektori në Departamentin e Administratës Publike në Kryeministri, funksion të cilin e ushtroi aty për një vit e gjysmë.

02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Dojna Mema

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍 Me një të kaluar si pianiste dhe e diplomuar në Komunikim dhe regji filmi, Dojna Mema është një prej moderatoreve më energjike në ekran.
Karriera e saj nisi në vitin 2012 kur u bë pjesë e stafit të Top Albania Radio. E ndërsa në televizion debutoi në vitin 2013, kur prezanton emisionin e saj të parë muzikor në "My Music" - Digitalb dhe kulmon dy vite më pas me moderimin e "Top Fest 12". Ka prezantuar emisionin që erdhi si risi e programacionit të Top Channel "Pop Culture" në të cilin ka qenë dhe autore e programit. Në vitin 2019 prezantoi programin me patentë Botërore "The Voice Kids 3" i cili pasoi me një tjetër talent show të po atij viti "Just Dance". Në vitin 2021 është prezantuesja e cila nis ciklin e patentës botërore "Big Brother Vip Fan Club". Aktualisht është bashkëprezantuese e emisionit investigativ "Piranjat".

02/06/2024

📌 UET Alumni 2024- Brenton Kotorri

👉🏼 Nominimet e Çmimit të Karrierës 2024 për brezin e gjashtë të diplomimit 2011-2014

🗳️ Votoni për të preferuarin tuaj:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

📍Brenton Kotorri është UET alumni i diplomuar në BA për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2014. Ai është ekspert në media dhe komunikim. Brenton është autor dhe moderator i emisionit SINTEZE në News 24 dhe Scan TV, si edhe i emisionit Start në Scan TV. Që nga nëntori i vitit 2023, është lektor në Komunikim Publik në Tirana Business University College (TBU). Ka një përvojë të gjerë në komunikim dhe marrëdhënie publike, pasi ka punuar si Koordinator për PR dhe Marketing për një kompani të madhe në sektorin e Pasurive të Paluajtshme dhe Mikpritjes në Shqipëri dhe si Konsulent për Komunikim dhe PR për parti dhe kandidatë politikë. Ai ka shërbyer gjithashtu si auditor në Institucionin e Lartë të Auditimit të Shtetit (KLSH) nga tetori i vitit 2017 deri në janar të vitit 2020, dhe është bashkëthemelues i Agjencisë Shqiptare për Politika Publike dhe Partneritet (APPA).

01/06/2024

📌 UET ALUMNI 2024

Nominimet e Çmimit të Karrierës për brezin e gjashtë të diplomimit, 2011-2014:

1️⃣ BRENTON KOTORRI

2️⃣ DOJNA MEMA

3️⃣ EDMOND VORFI

4️⃣ ESMERALDA KADËNA

5️⃣ ESMERALDA TOPUZI

6️⃣ FLORION GOGA

7️⃣ GRISELDA QOSJA

8️⃣ MARSELA GOLEMI

9️⃣ MEGI LLUBANI

🔟 PAULIN KODRA

🗳️ Zgjidhni të preferuarin në:

https://forms.gle/sTBFdY9bSBCTbDbV8

👉 Shpallja e emrit fitues: të enjten📅 6 qershor, ora 🕕18:00, në Aula Magna UET.

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko
Tirana
1023

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 12:00