01/10/2026
Kurs Praktik “Filozofia si mënyrë jetese” ✨
🗓 12 Tetor | ⏰ 19:00
📍 Akropoli i Ri Tiranë
Rezervoni vendin tuaj te linku 👉 https://forms.gle/NPRsvDw5vE7Dp1zL9
Jeta ndryshon kur ndryshon mënyra se si e shohim atë.
Në një përditshmëri ku shpesh jemi të zënë duke bërë diçka, rrallë gjejmë kohë të ndalemi e të pyesim:
Pse mendoj kështu?
Çfarë ka vërtet rëndësi për mua?
Dhe si dua të jetoj?
Filozofia nuk është vetëm histori idesh apo emra të mëdhenj të së kaluarës. Është një mënyrë për të pyetur, për të reflektuar dhe për të kuptuar më thellë veten dhe botën që na rrethon.
Në këtë kurs praktik, do ta sjellim filozofinë nga librat në jetën e përditshme: te mënyra si mendojmë, si marrim vendime, si përballemi me vështirësitë, si ndërtojmë marrëdhëniet tona dhe si kërkojmë një jetë me më shumë kuptim.
Bëhu pjesë e klasës sonë të re dhe zbulo FILOZOFINË si një mënyrë për ta jetuar më me vetëdije përditshmërinë.