Keshilli Studentor Fakulteti i Gjuheve te Huaja

Keshilli Studentor Fakulteti i Gjuheve te Huaja

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Keshilli Studentor Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Community College, rruga Elbasanit, Tirana.

Këshilli Studentor përfaqëson interesat e të gjithë studentëve; të promovojmë mirëkuptimin student/fakultet; të marrim pjesë në çështje të komunitetit që përfshijnë apo ndikojnë studentët tanë; por, mbi

09/04/2026

Aktiviteti i djeshëm🫶🏻
Krenarë për studentët tanë të talentuar!

Video credits:

Photos from Keshilli Studentor Fakulteti i Gjuheve te Huaja's post 13/03/2026

Miratohet mini-sezoni i prillit. Suksese te gjithe studenteve!

07/03/2026

Gëzuar 7 Marsin! 🌸📚

KSFGJH uron nga zemra të gjithë mësuesit dhe pedagogët, të cilët me përkushtim, dije dhe pasion formojnë brezat e rinj dhe mbjellin tek ta dashurinë për dijen, vlerat dhe edukimin. Falë punës dhe përkushtimit tuaj të përditshëm, shoqëria jonë ndërton të ardhmen mbi themele të forta.

Një urim i veçantë shkon edhe për studentët e fakultetit tonë, të cilët po ndjekin praktikat e tyre të para mësimore. Ju jeni mësuesit e së ardhmes dhe së shpejti do të merrni përsipër një nga misionet më të bukura dhe më fisnike: formimin dhe frymëzimin e brezave të rinj.

Ju urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim fisnik, përkushtim në profesion dhe plot arritje në jetën tuaj akademike dhe profesionale.

31/12/2025

Kartolina KS-FGJH 2026 🎉

07/12/2025

Tryezë e Rrumbullakët: 8 Dhjetori dje – Rinia sot
Këshilli Studentor FGJH organizon një aktivitet reflektues dhe diskutues me temën:
“8 Dhjetori dje – Rinia sot: Çfarë ka ndryshuar në misionin e studentit?”
📌 Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja do të takohen për të analizuar transformimin e rolit studentor ndër vite — nga lëvizjet e fuqishme të viteve ’90, deri te realiteti, sfidat dhe pritshmëritë e studentit të sotëm.
Ky aktivitet synon të hapë një dialog mbi aktivizmin, pjesëmarrjen, migrimin, presionet akademike dhe përgjegjësitë e brezit të ri.
🗓 9 dhjetor
🕛 Ora 12:00
📍 Salla Rozafa, FGJH
Na bashkohuni për një diskutim që lidh historinë me të tashmen dhe vendos studentin në qendër të ndryshimit. 🌿

05/12/2025

Ditën e mërkurë zhvilluam takimin tonë të parë me senatorët e viteve të para Bachelor, ku atmosfera u mbush me energji, ide dhe dëshirë për bashkëpunim. Studentët u njohën me njëri-tjetrin, shkëmbyen përvoja dhe u prezantuan me detyrat dhe përgjegjësitë që mbart roli i senatorit në jetën universitare.
💡 Gjatë takimit, senatorët ndanë ide të vlefshme për aktivitete, iniciativa studentore dhe mënyra për të bërë zërin e studentëve më të dëgjuar në fakultet.
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri, të cilin do ta ndërtojmë së bashku — me bashkëpunim, kreativitet dhe përkushtim ndaj komunitetit tonë akademik.

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga Elbasanit
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00