eTwinning ofron një platformë për personelin (mësuesit, drejtorët, bibliotekarët, etj.), që punojnë në një shkollë në një nga vendet Evropiane të përfshira, për të komunikuar, bashkëpunuar, zhvilluar projekte, shkëmbyer përvoja, me pak fjalë të ndjejnë dhe të jenë pjesë e komunitetit më nxitës në Evropë. Portali eTwinning (www.etwinning.net) është pika kryesore e takimit dhe vendi i punës për veprimin. Portali eTwinning që gjendet në njëzet e gjashtë gjuhë tani ka pjesëmarrjen e afërsisht 230 277 anëtarëve dhe mbi 5462 projekte* ndërmjet dy apo më shumë shkollave në Evropë. Portali ofron mjete në internet për mësuesit që të gjejnë partnerë, të krijojnë projekte, të shkëmbejnë ide, të shkëmbejnë praktikat më të mira dhe të fillojnë të punojnë së bashku menjëherë duke përdorur mjete të ndryshme të përshtatura që gjendet në platformën eTwinning. I krijuar në vitin 2005 si veprimi kryesor i Programit të Mësimit Elektronik të Komisionit Evropian, eTwinning është integruar fuqishëm në programin Evropian Erasmus+, për Edukimin, Trajnimin, Rininë dhe Sportet që nga viti 2014. Shërbimi i tij Qendror i Mbështetjes operohet nga European Schoolnet, një partneritet ndërkombëtar i 30 Ministrive Evropiane të Edukimit që zhvillon mësimin për shkollat, mësuesit dhe nxënësit në gjithë Evropën. eTwinning mbështetet më tej në nivel kombëtar nga 36 Shërbime Kombëtare të Mbështetjes.