Kursi dhe mbrojtja e gjuhës shqipe

Kursi dhe mbrojtja e gjuhës shqipe Kursi i Gjuhës shqipe zhvillohet nga Departamenti i Gjuhësisë, FHF me metodën "Shqip.al"

Kursi i Gjuhës shqipe, i zhvilluar nga Departamenti i gjuhës, bazohet në Kuadrin e përbashkët europian të referencave për gjuhët i ndarë në 6 nivele referenciale. Për mësimin e gjuhës shqipe është përgatitur dhe botuar metoda “Shqip.al.

15/08/2026
Sa kënaqësi kur sheh nga viti në vit arritjet në gjuhën shqipe të studentëve tanë të huaj! Mirë se na erdhët!
07/09/2021

Sa kënaqësi kur sheh nga viti në vit arritjet në gjuhën shqipe të studentëve tanë të huaj! Mirë se na erdhët!

Kursi i verës, shtator 2021.
15/06/2021

Kursi i verës, shtator 2021.

29/10/2018

Tashmë metoda jonë ka fituar vlerësim të madh nga shumë prej atyre që po punojnë e mësojnë gjuhën shqipe, duke përdorur metodën "Shqip.al". Ju falënderojmë dhe mirëpresim sugjerimet tuaja!

Kursi i Gjuhës shqipe zhvillohet nga Departamenti i Gjuhësisë, FHF me metodën "Shqip.al"

Për mësimin e gjuhës shqipe ka metoda të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj, por kjo metodë është e para e hartua...
15/10/2018

Për mësimin e gjuhës shqipe ka metoda të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj, por kjo metodë është e para e hartuar sipas standardeve të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët (CEFR).

Certifikimi i njohurive të marra në këtë metodë është i vlefshëm për vijimin e studimeve në universitetet shqiptare, për njohjen e gjuhës shqipe në kurrikula universitare të institucioneve të ndryshme jashtë Shqipërisë ku përfshihet si lëndë, si edhe për mundësi të reja punësimi, në të cilat është e nevojshme njohja e gjuhës shqipe, bazuar në kriteret ligjore të vendeve të BE-së etj.

Seti i librave të metodës përfshin një libër mësimi dhe një libër me ushtrime për nivelin A1, në formatin A4 dhe me ngjyra dhe bardh e zi.

Libri i mësimeve për secilin nivel ka 24 tema mësimore të cilat përmbajnë rubrikat: Të lexuarit dhe të kuptuarit; Të folurit; Të shkruarit; Njohuri gramatikore të shoqëruara me ushtrime përkatëse.

Në fund të 24 temave është një përsëritje e përgjithshme që përfshin njohuri të ndryshme nga të gjitha temat mësimore.

Libri i ushtrimeve ka gjithashtu 24 tema mësimore të lidhura përkatësisht me temat e librave të mësimeve. Çdo temë mësimore ka tekste dhe ushtrime të karakterit praktik. Pas çdo tre temave mësimore, ka nga një përsëritje (8 përsëritje në një libër) që përmban ushtrime nga tri temat paraardhëse.

Dita e fundit e kursit e cila u përmbyll me marrjen e dëshmive për pjesëmarrje sipas niveleve nga secili student dhe me ...
28/09/2018

Dita e fundit e kursit e cila u përmbyll me marrjen e dëshmive për pjesëmarrje sipas niveleve nga secili student dhe me një kafe ku bashkëbiseduam për shumë tema dhe projektet për të ardhmen. Shumë suksese në të ardhmen Dima, Magi, Gina, Sofi, Vladimir dhe studentëve të tjerë, që ishin pjesë e kursit veror shtator, 2018.

Si çdo shtator, studentë nga vende të ndryshme të botës: Rusi (Moskë dhe Sankt Peterburg), Serbi, Bullgari, Hungari, Çek...
23/09/2018

Si çdo shtator, studentë nga vende të ndryshme të botës: Rusi (Moskë dhe Sankt Peterburg), Serbi, Bullgari, Hungari, Çeki, Greqi, erdhën në Fakultetin tonë për të ndjekur Kursin veror për gjuhën dhe kulturën shqipe. Ata u testuan paraprakisht për të përcaktuar nivelin e njohurive për gjuhën shqipe dhe u ndanë në 6 nivele: A1, A2, B1, B2, C1 dhe C2. Është përherë kënaqësi të zhvillosh mësim me ta, të cilët kanë shumë vullnet dhe shprehin shumë dashuri për këtë gjuhë e për këtë vend!

Address

Rruga E Elbasanit
Tirana

Telephone

+355672065690

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kursi dhe mbrojtja e gjuhës shqipe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Kursi dhe mbrojtja e gjuhës shqipe:

Shortcuts

Share