15/09/2026
Në Qendrën “Flutura” besojmë se një ambient i përshtatshëm është pjesë e rëndësishme e procesit të zhvillimit dhe të nxënit të fëmijës.
Hapësirat tona janë të organizuara dhe të përllogaritura për një numër të kufizuar fëmijësh duke krijuar grupe të vogla, më shumë vëmendje individuale dhe një atmosferë të qetë e të sigurt.
• Hapësira e lojës – e pajisur me materiale dhe lodra të përshtatshme për moshën, ku fëmijët zhvillojnë kreativitetin, komunikimin dhe aftësitë sociale përmes lojës.
• Hapësira e ushqimit – një ambient i veçantë, i organizuar për të krijuar qetësi dhe për të nxitur pavarësinë dhe zakonet e mira gjatë ushqyerjes.
• Hapësira e gjumit – e ndarë dhe e përshtatur për pushimin e fëmijëve, me një numër të kufizuar krevatësh.
• Oborri – një hapësirë e jashtme ku loja, lëvizja dhe aktiviteti fizik bëhen pjesë e përditshmërisë së fëmijëve, me lodra të përzgjedhura për argëtim dhe zhvillim.
• Klasa e mësimit dhe përgatitjes – një ambient i ndriçuar, i ngrohtë dhe funksional, i pajisur me mjetet dhe materialet e nevojshme pedagogjike për një proces sa më të larmishëm dhe gjithëpërfshirës.
Në qendër të gjithçkaje qëndron fëmija pasi filozofia jone gjate nje ekperience pothuajse 20 vjecare ka provuar sepse me shume se cdo gje ka vlere cilesia!
Prandaj dhe puna jone kufizohet deri ne nje numer te caktuar femijesh! Pasi dhe vemendja jone eshte dhe me e madhe!
Qendra “Flutura” — ku çdo ambient është menduar për t’i dhënë fëmijës siguri, qetesi, ajer, drite pasi eshte i mbushur me drite.