Teatri i Kukullave. Tiranë

Teatri i Kukullave. Tiranë Edukimi përmes kulturës

28/09/2026

Një tjetër fundjavë me 4 shfaqje… të gjitha SOLD OUT në Teatrin e Kukullave! 🎭✨

Winnie nuk mund të ishte më i lumtur se kaq! 🐻💛

Salla plot me vogëlushë, buzëqeshje, duartrokitje dhe aq shumë dashuri sa Winnie mezi po e mban veten nga gëzimi! 🥹👏

Faleminderit të gjithëve që erdhët të ndani këtë magji me Winnie-n dhe miqtë e tij çamarrokë!

Ju na mbushët zemrat… dhe sallën! 😍

Winnie ju do! 🐻🤩




🎭✨ Teatri Kombëtar i Kukullave përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në FLUM Festival! 🇦🇱Me shumë kënaqësi dhe krenari morëm ...
23/09/2026

🎭✨ Teatri Kombëtar i Kukullave përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në FLUM Festival! 🇦🇱

Me shumë kënaqësi dhe krenari morëm pjesë në FLUM Festival – Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave, i cili u zhvillua për të gjashtin vit radhazi në Mostar, Bosnjë-Hercegovinë.

Shfaqja jonë pa fjalë, “Shfaqja e Cirkut”, u prit ngrohtësisht dhe me shumë entuziazëm nga publiku boshnjak. 🎪❤️

Një tjetër moment i bukur për artin shqiptar dhe një kënaqësi e veçantë të përfaqësonim Shqipërinë përmes gjuhës universale të artit të kukullave. 🇦🇱🎭

👏 Duartrokitjet dhe mirënjohja shkojnë për organizatorët e festivalit, regjisorin Klajd Ymeri, si dhe trupën profesioniste të Teatrit Kombëtar të Kukullave:

🎭 Aleksandër Grami
🎭 Ilia Kaçi
🎭 Albana Koçaj
🎭 Ermonela Alikaj
🎭 Esmeralda Kame
🎭 Elidon Alika

Faleminderit FLUM Festival dhe publikut të Mostarit për mikpritjen, emocionin dhe duartrokitjet! ❤️
..

🎭✨ The National Puppet Theatre proudly represented Albania at FLUM Festival! 🇦🇱

It was a great pleasure and a source of pride to take part in the FLUM Festival – International Puppet Festival, held for the sixth consecutive year in Mostar, Bosnia and Herzegovina.

Our wordless puppet performance, “The Circus Show,” was warmly welcomed by the Bosnian audience and received with great enthusiasm. 🎪❤️

It was a wonderful opportunity to represent Albania through the universal language of puppetry, sharing our art, creativity and passion with an international audience. 🇦🇱🎭

👏 Our applause and gratitude go to the festival organizers, director Klajd Ymeri, and the professional ensemble of the National Puppet Theatre:

🎭 Aleksandër Grami
🎭 Ilia Kaçi
🎭 Albana Koçaj
🎭 Ermonela Alikaj
🎭 Esmeralda Kame
🎭 Elidon Alika

Thank you to FLUM Festival and the wonderful audience of Mostar for the warm welcome, the emotions and the applause! ❤️

🌿 YERMA – RIKTHEHET NË TIRANË, PËR PUBLIKUN E RRITURPërpara pjesëmarrjes në Edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar...
23/09/2026

🌿 YERMA – RIKTHEHET NË TIRANË, PËR PUBLIKUN E RRITUR

Përpara pjesëmarrjes në Edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor SKAMPA, shfaqja “Yerma” rikthehet për publikun e rritur në Teatrin e Kukullave, Tiranë.

🎭 YERMA
📅 1 tetor 2026
🕗 Ora 20:00
📍 Teatri i Kukullave, Tiranë
🔞 16+
🎟️ Çmimi i biletas: 300 lekë

Bazuar në veprën e fuqishme të Federico García Lorca-s, “Yerma” është një tragjedi mbi dëshirën për mëmësi, presionin shoqëror dhe përplasjen e individit me normat e komunitetit.

Një grua që kërkon të bëhet nënë. Një dëshirë që kthehet në obsesion. Një shoqëri që vendos kufijtë e jetës së saj.

E shkruar në vitin 1934, “Yerma” është një nga veprat më të njohura të Lorcës dhe pjesë e të ashtuquajturës trilogji rurale, së bashku me "Bodas de sangre" dhe "La casa de Bernarda Alba".

🎬 Regjia: Gjergj Mena

Interpretojnë: Noha Çuli • Albi Lama • Doerd Laçi • Fjorela Alimema • Edanja Petrela • Kejsi Shehu • Sabina Hoxha • Mishel Kadeli • Anja Huta • Sara Muçaj

🎧 Fonia dhe ndriçimi: Julian Llukani
🎭 Teknik skene: Gildian Dashi
🔧 Punëtor skene: Bernard Rakipi

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë Teatrit të Kukullave:
E mërkurë & e enjte: 09:00–13:00
E premte: 09:00–13:00 & 15:00–19:00

⏰ VËMENDJE! Dyert mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes.

Fill pas Tiranës, “Yerma” udhëton drejt Elbasanit për të qenë pjesë e Festivalit SKAMPA. 🎭

TeaterPerTeRritur 16Plus GjergjMena SKAMPA2026

📸 Foto-albumi i një tjetër fundjave SOLD OUT! 🐻💛Katër shfaqje të mbushura plot, me dashurinë e vogëlushëve dhe me zemrën...
22/09/2026

📸 Foto-albumi i një tjetër fundjave SOLD OUT! 🐻💛

Katër shfaqje të mbushura plot, me dashurinë e vogëlushëve dhe me zemrën e madhe të Winnie Pooh. 🍯✨

Një tjetër eksperiencë e suksesshme, këtë herë me kastin e dytë të aktorëve tanë të mrekullueshëm.

Në Pyllin Magjik që përshkohet nga Përroi i Kaltër, dashuria dhe duartrokitjet nuk mbarojnë kurrë! 🥹👏

Faleminderit që na mbushni sallën, zemrat dhe… barkun me mjaltë! 🍯😂

Winnie ju do 💛🐻 dhe mezi pret t’ju shohë përsëri! ✨

🎭 PREMIERË ABSOLUTE | "Aventurat e Winnie Pooh" 🐻🍯Teatri i Kukullave risjell për vogëlushët "Aventurat e Winnie Pooh", n...
21/09/2026

🎭 PREMIERË ABSOLUTE | "Aventurat e Winnie Pooh" 🐻🍯

Teatri i Kukullave risjell për vogëlushët "Aventurat e Winnie Pooh", një aventurë plot humor, muzikë dhe emocione, dedikuar fëmijëve dhe gjithë familjes.

📅 26, 27 shtator
🕥 Oraret: 10:30, 11:30
📍 Teatri i Kukullave
🎟️ Çmimi i biletës: 300 L

Arushi Winnie zgjohet me një problem shumë serioz: kavanozi i tij i mjaltit është zhdukur. I shtyrë nga uria dhe dëshira për të gjetur ushqimin e tij të preferuar, ai nis një aventurë së bashku me miqtë e tij. Gjatë rrugës, përpjekjet e tyre nuk japin rezultat, sepse askush nuk e dëgjon tjetrin. Vetëm kur mësojnë të bashkëpunojnë, të pranojnë dallimet dhe të respektojnë punën e bletëve, ata zbulojnë se miqësia, dhembshuria dhe mirëkuptimi janë thesaret më të çmuara.

🎭 Regjia: Matia Llupa, Ina Morinaj
✍️ Teksti dhe këngët: Ina Morinaj
🎨 Skena dhe kukullat: Redian Preni
🎼 Përpunimi muzikor: Jusiald Xhani
🖌️ Piktor ekzekutues: Renato Aliçkolli
🎛️ Fonia dhe ndriçimi: Julian Llukani
🔧 Teknik: Gildian Dashi

Interpretojnë:
Aleksander Grami
Ilia Kaçi
Ermonela Alikaj
Elidon Alika
Albana Koçaj
Esmeralda Kame
Jorida Meta
Erdit Asllanaj
Flori Kokona
Madi Selimi

SH*TJA E BILETAVE:
🗓 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00

KUJDES! Dyert mbyllen 10 minuta para shfaqjes! Biletat e blera nuk rimbursohen, ndaj ejani në kohë për vogëlushët tuaj!

Ju presim!

Ky event sjell në skenë tre stile të veçanta të teatrit tradicional kinez të kukullave: kukullat me fije, me dorë dhe me...
20/09/2026

Ky event sjell në skenë tre stile të veçanta të teatrit tradicional kinez të kukullave: kukullat me fije, me dorë dhe me shkop. 🪡🖐🎎

Përmes historive plot humor dhe mjeshtëri, publiku do të ndjekë aventurat e “Monkey King Kung-Fu”, “Monkey Training”, “Puppet Fighting” dhe “Face Change”. 🐒🥋✨

Por spektakli bëhet edhe më interaktiv! 🎉 Loja “Finger Game” do të përfshijë të gjithë publikun, ndërsa disa prej të pranishmëve do të kenë mundësinë të ngjiten në skenë dhe të mësojnë vetë disa nga sekretet e artit të kukullave me dorë. 🙌🎭

Një kloun do të shoqërojë shfaqjen, duke ndërvepruar me publikun dhe duke sjellë plot humor dhe surpriza. 🤡✨

📅 22 Shtator
🕙 Ora: 10:00
🎭 Teatri i Kukullave – Tiranë

📅 24 Shtator
🕔 Ora: 17:00
🎭 Teatri “Petro Marko” – Vlorë

Eventi organizohet në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave në Tiranë.

Kjo shfaqje është një eksperiencë për fëmijët, por edhe për të gjithë ata që duan të zbulojnë bukurinë e traditës kineze përmes artit, lojës dhe spektaklit. 🇨🇳❤

Hyrja e lirë!
____________

This event brings to the stage three distinctive styles of traditional Chinese puppet theatre: string puppets, hand puppets, and rod puppets. 🪡🖐🎎
Through stories filled with humor and skill, the audience will follow the adventures of “Monkey King Kung-Fu,” “Monkey Training,” “Puppet Fighting,” and “Face Change.” 🐒🥋✨

But the show becomes even more interactive! 🎉 The “Finger Game” will involve the entire audience, while some attendees will have the opportunity to come on stage and learn some of the secrets of the art of hand puppetry themselves. 🙌🎭

A clown will accompany the performance, interacting with the audience and bringing plenty of humor and surprises. 🤡✨

📅 22 September
🕙 10:00 AM
🎭 Tirana Puppet Theatre

📅 24 September
🕔 5:00 PM
🎭 “Petro Marko” Theatre – Vlora

This event is organized in cooperation with the International Puppet Festival in Tirana.

This show is an experience for children, but also for everyone who wants to discover the beauty of Chinese tradition through art, play, and spectacle. 🇨🇳❤

Free admission!

🎟️ E SHTUNA SOLD OUT! 🔥Biletat për të shtunën u sh*tën të gjitha! ❤️Për të dielën kanë mbetur shumë pak vende, ndaj nxit...
18/09/2026

🎟️ E SHTUNA SOLD OUT! 🔥

Biletat për të shtunën u sh*tën të gjitha! ❤️

Për të dielën kanë mbetur shumë pak vende, ndaj nxitoni! ⏳

Winnie ju do! 🐾❤️

✨ Krenari të jemi pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të teatrit bashkëkohor në Shqipëri! ✨🎭 Teatri i Kukullave...
17/09/2026

✨ Krenari të jemi pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të teatrit bashkëkohor në Shqipëri! ✨

🎭 Teatri i Kukullave, për herë të parë me një shfaqje për të rrritur, ka kënaqësinë të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor SKAMPA, në edicionin e tij të 28-të.

Në këtë festival do të prezantojmë shfaqjen “Yerma”, nga Federico García Lorca, një vepër që vjen në skenë me një kast të jashtëzakonshëm artistësh të rinj, me energji, pasion dhe një qasje të veçantë skenike.

🎬 Regjisor: Gjergj Mena

📍 Teatri “SKAMPA” – Elbasan
📅 2 tetor 2026
⏰ Ora 18:00

“Yerma” është një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë në skenë krijimtari të re, artistë të rinj dhe gjuhë të guximshme bashkëkohore.

🌟 Kjo shfaqje është realizuar falë mbështetjes së Fondit të Krijimtarisë nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Jemi krenarë që zëri dhe puna e Teatrit të Kukullave bëhen pjesë e këtij takimi ndërkombëtar të artit skenik.

Mirëpresim publikun në Elbasan për të ndarë së bashku magjinë e teatrit dhe për të përkrahur brezin e ri! ❤️🎭

TeatriBashkëkohor Elbasan Teatër ArtistëTëRinj FondiIKrijimtarisë MinistriaETurizmitKulturësDheSportit

Address

Sheshi "Austria" Tiranë
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teatri i Kukullave. Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Teatri i Kukullave. Tiranë:

Shortcuts

Share

Category