21/09/2026
PARKING DAY, QYTETI MË I RI NË BOTË
Fëmijët e Lodrojmë u bënë pjesë e një dite ndryshe, ku hapësirat e parkimit u kthyen në hapësira për lojë, lëvizje, kreativitet, muzikë dhe bashkëpunim. 🎨🎶🚲
Një mënyrë e bukur për tju mësuar fëmijëve që qyteti është edhe hapësirë për njerëzit, për fëmijët dhe për komunitetin.
Përmes lojës dhe përvojës së drejtpërdrejtë, fëmijët zbuluan se si një hapësirë e zakonshme mund të shndërrohet në një vend për të mësuar, komunikuar dhe argëtuar së bashku.
Lodrojmë. Mësojmë duke lodruar. ✨