02/10/2026
🌷 Një ditë e veçantë me gjyshërit tanë 🌷
Sot, nxënësit e klasës II-A, së bashku me mësuesen Ornela Bardhi, zhvilluan një aktivitet të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. ❤️
Ishte një ditë e mbushur me buzëqeshje, dashuri, përqafime, emocione dhe momente të paharrueshme. Gjyshërit u bënë pjesë e botës së fëmijëve, duke sjellë me vete ngrohtësinë, dashurinë dhe mençurinë e tyre.
Fëmijët u kënaqën shumë, morën pjesë me entuziazëm dhe shijuan çdo çast në shoqërinë e gjyshërve të tyre. Për ta, kjo ishte një përvojë e bukur që do ta kujtojnë gjatë. 🌸
Një falënderim i veçantë për gjyshërit, prindërit dhe të gjithë të ftuarit që na nderuan me praninë e tyre, si dhe për Drejtoreshën e shkollës, znj. Mamica Cano, dhe Drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Tiranë, znj. Bora Salaj, për mbështetjen dhe praninë e tyre.
Gjyshërit janë rrënjët e familjes, ndërsa fëmijët janë lulet e saj. 🌳❤️🌸
Me shumë dashuri,
Mësuese Ornela Bardhi & nxënësit e klasës II-A