26/02/2026
Sot, 26 Shkurt 2026 është dita e fundit për regjistrime!!
Kurse të Gjuhës dhe Kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci – UT për Semestrin e dytë, 2025–2026.
🖥 Regjistrimi është ONLINE: Gjeni link-un në BIO ose website www.ciut.edu.al.
📆 Kurset nisin pas datës 2 Mars 2026.
Regjistrimi është i detyrueshëm për të gjithë të interesuarit.
16/02/2026
Gëzuar Vitin e Ri Kinez 2026– Viti i Kalit
Me rastin e Festës së Pranverës, Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të mbushur me mbarësi, shëndet, prosperitet dhe suksese të reja.
Viti i Kalit simbolizon energjinë, përparimin, qëndrueshmërinë dhe guximin për të ecur përpara drejt synimeve të mëdha. Urojmë që kjo frymë dinamike t’ju shoqërojë gjatë gjithë vitit, duke sjellë arritje të reja, bashkëpunime frytdhënëse dhe forcim të mëtejshëm të urave të miqësisë dhe shkëmbimit kulturor.
Le të jetë kjo festë një moment gëzimi, harmonie dhe shprese për të gjithë!
Gëzuar Festën e Pranverës! 🧧
MiqesiShqiperiKine YearofHorse
26/01/2026
Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2025-2026 (Semestri i dytë), ju njoftojmë që me datë 26/01/2026- 26/02/2026 hapen regjistrimet. Kurset nisin pas datës 02/03/2026. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al. Për të kryer regjistrimin klikoni në linkun në BIO.
07/01/2026
Testi HSK & HSKK i Gjuhës Kineze
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës njofton organizimin e provimeve HSK & HSKK për të gjithë studentët dhe personat e interesuar për certifikimin zyrtar të gjuhës kineze.
Data e provimit: 22 Mars 2026
Afati i regjistrimit dhe pagesës: 20 Shkurt 2026
Qendra e provimit: Instituti Konfuci, Universiteti i Tiranës, Godina Liria
Kujdes:
Për nivelet HSK 3–6, regjistrimi duhet të bëhet së bashku me nivelin përkatës HSKK.
Regjistrimi kryhet online në: www.chinesetest.cn
Pagesa pranohet vetëm me bank.
Certifikata HSK/HSKK është e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlefshme për studime, bursa dhe mundësi profesionale.
Për më shumë informacion, na kontaktoni ose drejtojuni pedagogut tuaj të gjuhës kineze.
ChineseLanguage HSK2026 CIUT 🇨🇳
08/10/2025
Sot, datë 7 Tetor 2025, Instituti Konfuci UT pati nderin dhe kënaqësinë për të zhvilluar një klase orientuese rreth Gjuhës dhe Kulturës Kineze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës. Falenderojmë studentët për pjesëmarrjen e tyre dhe stafin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.
.
01/09/2025
Njoftim mbi regjistrimet në kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2025-2026 (Semestri i parë)
Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2025-2026 (Semestri i parë), ju njoftojmë që me datë 01/09/2025- 02/10/2025 hapen regjistrimet. Kurset nisin pas datës 06/10/2025. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al. Për të kryer regjistrimin klikoni në linkun në BIO.
01/09/2025
Njoftim mbi regjistrimet në kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2025-2026 (Semestri i parë).
Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2025-2026 (Semestri i parë), ju njoftojmë që me datë 01/09/2025- 02/10/2025 hapen regjistrimet. Kurset nisin pas datës 06/10/2025.
Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al.
Për të kryer regjistrimin klikoni në linkun këtu: https://docs.google.com/forms/d/1vzZS3MPps1YpgOdgG8UX3pe_GyoCabWWo9q5pb9W2ng/edit