20/02/2024
U mbushën plotë 5 muaj nga koha që i hyra një rrugëtimi, të cilin e perceptova që në fillim që nuk do të ishte i lehtë.
Në fakt pas 5 muajve të qenit pjesë e 'Shqipëria Bëhet', herë ndjej që kam bërë pak e herë ndjej që kam bërë shumë; Në fakt nuk di as vetë si ta mat, nuk e di çfarë metri t’i vendos e çfarë saktësie do të ketë kjo masë.
E di që për këdo që më ka pranë e më shikon këto kohë pasqyroj lodhje e mbase dhe pamundësi për të përcjellë dashurinë që unë kam për ta e që në të zakonshmen janë mësuar të shikojnë!
Një proces ‘Metamorfoze’ është duke ndodhur tek unë e kjo nuk është aspak e lehtë! Shumëkush më ofron ndihmë e mbështetje dhe kjo është vërtetë një forcë aq sa dhe ngre tek unë pikëpyetje : 'a jam unë e formësuar për ta mbajtur të gjithë këtë peshë?'
Për këdo që nuk e ka kuptuar mbase ende rëndësinë e përfshirjes sime në një lëvizje të tillë sot dua t’i them që PO E KAM SERIOZISHT DHE E KAM MISION JETE, e KAM THIRRJE që dua ta çoj deri në fund dhe nuk e bëj për vete por si fillim e bëj për fëmijët e mi dhe të gjithë fëmijët e vendit tim, pasi mendoj se meritojnë të jetojnë nesër në vendin e tyre e të jetojnë ndryshe dhe me dinjitet.
PO E BËJ duke dalë plotësisht nga vetja ime, pasi mendoj që ndryshimet e mëdha nuk vijnë nga një pozicion qetësie e rehatie, duke komentuar e duke u ankuar përherë për gjithçka duket se nuk shkon në vendin tonë Shqipëri.
E kam bërë për këto muaj pa as më të voglin interes personal, përkundrazi duke prishur gjithë sistemet e mia që i kisha ngritur me aq shumë mundim prej disa vitesh. Kam prishur gjithë ekuilibrat të cilat gjithandej quhen si të nevojshme për një cilësi jete të mirë. Kam prishur kohën e çmuar me familjen time! Shpesh ndjehem gati në kufirin e të dorëzuarit pasi ndjej lodhje, ndjej faj për gjërat e mia që po shkatërrohen, ndjej që është më e madhe se ‘Unë’ e gjitha.
Nga ana tjetër SHPRESA për ndryshim është më e madhe se ÇDO gjë tjetër.
Unë e kam zgjuar Shpresën dhe nuk lejoj kënd të ma shkurajojë e as të ma shuaj atë.
Sa për Lodhjen e sistemimin e çdo gjëje tjetër që ka të bëjë me fuqitë dhe kapacitetet e mia, do i lutem përditë Zotit 🙏 të më japë fuqi ta përballoj këtë rrugëtim nga i cili tani ësh