E Drejta e Autorit - Ministria e Kulturës

E Drejta e Autorit  - Ministria e Kulturës Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë për të Drejtën e Autorit / Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

12/09/2025

Miratohet metodologjia dhe tarifat e shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit! ✍️🎶📚🎬

Ky vendim është një hap i rëndësishëm për:
✨ garantimin e shpërblimit të drejtë dhe të arsyeshëm për autorët, krijuesit dhe mbajtësit e të drejtave;
✨ respektimin e kornizës ligjore kombëtare dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian 🇪🇺;
✨ krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të përballueshëm për të gjithë përdoruesit e veprave;
✨ rritjen e mundësive të shpërblimit për të gjithë mbajtësit e të drejtave, duke shtrirë pagesën nga të gjithë përdoruesit.

📌 Vendimi i plotë është i publikuar online në: www.meki.gov.al 🌐

18/03/2024
06/12/2023
05/12/2023

Sot u nda nga jeta Sokrati shqiptar!

Artisti që me zërin dhe fjalën ka ngritur peshë zemrat e miliona shqiptarëve!

Duket si një çast nga takimi i fundit, nga ai shtrëngim duarsh dhe ajo buzëqeshje rrezëllitëse plot urtësi dhe mirësi... aq sa duket e pabesueshme kjo ikje...

U prehsh në paqe Mirush Kabashi, artistë si ty janë të përjetshëm në zemrat e publikut, që e deshe dhe të deshi pa fund! 🕯

🔸 Procedura e regjistrimit të së drejtës së autorit ✅ Të gjithë krijuesit/autorët të çdo krijimi intelektual origjinal n...
13/11/2023

🔸 Procedura e regjistrimit të së drejtës së autorit

✅ Të gjithë krijuesit/autorët të çdo krijimi intelektual origjinal në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës, të cilët dëshirojnë të aplikojnë në procedurën e regjistrimit vullnetar për veprën e tyre pranë Ministrisë së Kulturës, më poshtë mund të ndiqni një video ilustruese 📹 të procedurës on-line të aplikimit në portalin e-Albania.

13/11/2023

🇦🇱 Veshur me kostume popullore, me flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit le të mblidhemi dhe të festojmë së bashku në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej!

Pas një parade kostumesh nga e gjithë Shqipëria, festa do të kulmojë në orën 20:30 me koncertin "Folk Fest", ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në një skenë.

Grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët do bëhen bashkë me më të mirat e Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës!

🗣️ 28 Nëntori është dita e bashkimit, ju presim të gjithëve në shesh!

Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër
MIA - Agjencia për Media dhe Informim

🔸 Sistemi i veprave pa autor ka qenë tema kryesore e diskutimit në takimin e organizuar nga Drejtoria e të Drejtës së Au...
26/10/2023

🔸 Sistemi i veprave pa autor ka qenë tema kryesore e diskutimit në takimin e organizuar nga Drejtoria e të Drejtës së Autorit në Ministrinë e Kulturës me mbështetjen e Observatorit të EUIPO - European Union Intellectual Property Office.

🔸 Objektivi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi i parimeve kryesore, në referencë të sistemeve të shteteve të Bashkimit Evropian në lidhje me përdorimin e veprave pa autor për të gjithë grupet e interesit në Republikën e Shqipërisë.

🔸 Në këtë webinar janë prezantuar tema të rëndësishme në lidhje me sistemin e veprave pa autor, përfshirë këtu: përdorimet e pakufizuara të të drejtave për veprat pa autor, bazën e të dhënave të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, përfundimin e statusit vepër pa autor dhe kompensimin e drejtë për çdo përdorim të këtyre veprave.

04/10/2023

Address

Rruga "Aleksandër Moisiu" Nr. 76, Ish-Kinostudio, Ministria E Kulturës
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when E Drejta e Autorit - Ministria e Kulturës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to E Drejta e Autorit - Ministria e Kulturës:

Shortcuts

Share