10/02/2015
FIZIOTERAPIA ME KEMBE NE T**E | Shoqata Shqipetare e Fizioterapisteve Albanian Association of...
Fizioterapia është në modë. Në mëngjes, duke pirë kafen, ndërsa shikoni në televizorin tuaj doktor filanin që tregon me pasion sesi shërbimet tona mjekësore janë të zhvilluara paralelisht me ato të vendeve të BE, në cepin e poshtëm të ekranit një klinikë fizioterapie ofron terapi fantastike për të g…
02/07/2014
Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim i ka njohur gjithsej,
8 kredite, (Nr. Prot. 116/1)
Kongresit II Kombetar te Fizioterapise,
zhvilluar me 26 prill ne Hygeia Hospital Tirana.
Shoqata Shqiptare e Fizioterapisteve, falenderon per mbeshtetjen:
QKEV per orientimet dhe materialet e nevojshme, Ministrine e Shendetesise, Spitalin Hygeia Tirane, BTL- Knp Albania, SPIF Italia, Shiatsu Italia - Maestro Polidori, Konsullaten Italiane ne Tirane, Igallo Center Mali i Zi.
Urimet me te mira prezantuesve per punimet e tyre shkencore!
Faleminderit te gjithe miqve dhe kolegeve per mbeshtetjen dhe pjesemarrjen!
26 Prill, Tiranë/Konferencë. Kongresi i II Kombëtar i Fizioterapisë.
BRA-ja është organi më i lartë vendimmarrës në sistemin e ricertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë dhe procesin e akreditimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim.
29/04/2014
Kongresi i II Kombetar i Fizioterapise - Tirane 2014 - 26 PRILL
10/04/2014
Te nderuar kolege.
VEMENDJE PER DOREZIMIN E ABSTRAKTEVE!
Dorezimi i abstrakteve behet ne menyre elektronike ne adresen e emailit: [email protected]. Te dilen 13.04.2014 eshte afati i fundit per dorzimin e abstrakteve.
Faleminderit per bashkepunimin!
--
Shoqata Shqiptare e Fizioterapisteve
E-mail: [email protected]
Tel: +355 4 453 1444
0696153858
06/04/2014
Te dashur kolege!
-Me date 09.04.2014 ( e merkure ) ora 11:00 staf i SHSHF-se do bej prezantimin e kongresit ne PRISHTINE ku mund te beni dhe regjistrimin per ne Kongresin e II-te te Fizioterapise.
Per me shume info 049 201 367
31/03/2014
Te nderuar kolege!
-Me date 02.04.2014 ( e merkure ) ora 14:00 staf i SHSHF-se do bej prezantimin e kongresit ne SHKODER ne ambientet e universitetit ku mund te beni dhe regjistrimin per ne Kongresin e II-te te Fizioterapise.
0696153858
-Me date 04.04.2014 ( e premte ) ora 11:00 staf i SHSHF-se do bej prezantimin e kongresit ne TETOVE ne ambientet e universitetit ku mund te beni dhe regjistrimin per ne Kongresin e II-te te Fizioterapise.
077577909 MAQEDONI
16/03/2014
"Te nderuar kolege!
Ju inkurajojme qe te kryeni regjistrimin per pjesmarrje ne Kongresin e II-te Kombetar te Fizioterapise. (me pjesemarrje nderkombetare)
AFATET E REGJISTRIMIT
Inkurajojme te gjithe personelin mjekesor, fizioterapistet, dhe studentet te kryejne proceduren e regjistrimit per pjesmarrjen ne kongres.
Deri me daten 04 prill 2014 tarifa e regjistrimit ne kongres do te jete 3500 leke per anetaret e shoqates. Pas kesaj date tarifa rritet perkatesisht 50% te tarifes baze.
KRYERJA E PAGESES
Pagesa per regjistrimin dhe pjesemarrjen ne kongres behet prane zyres se Shoqates Shqipetare te Fizioterapisteve ne adresen ; Rr: 4 Deshmoret, pallati 114.
Ose nepermjet Raiffeisen Bank ne numrin e llogarise:
Swif code: SGSBALTX
IBAN: AL45202111540000000000444733 Valuta: ALL
VEMENDJE PER DOREZIMIN E ABSTRAKTEVE!
Dorezimi i abstrakteve behet ne menyre elektronike ne adresen e emailit: [email protected] nga ku do te informoheni per pranimin ose refuzimin e punimit tuaj.
Faleminderit per bashkepunimin!
--
Shoqata Shqiptare e Fizioterapisteve
E-mail: [email protected]
Tel: +355 4 453 1444
0696153858
21/01/2014
RREGULLAT E NDERTIMIT TE NJE PREZANTIMI SHKENCOR
Per te pergatitur nje punim shkencor dhe per ta prezantuar ate para nje audience te caktuar eshte e nevojshme nje pune parapergatitore shume specifike dhe mireorganizuar, per te qene te qarte me veten,per te sqaruar te tjeret dhe mbi te gjitha per te kursyer kohe dhe arritur objektiva.
Sot jane perpunuar shume metodologji te kerkimit shkencor,por ato qe hasen me shpesh jane kerkimi shkencor I mirfillte(me te gjitha llojet e tij), dhe prezantimi shkencor.
Nuk eshte shume e rendesishme se me cilen prej metodologjive zgjedh te punosh,e rendesishme eshte qe para se te fillosh,te ndertosh nje plan pune me ndihmen e te cilit,sigurisht do te prezantohet dhe puna shkencore.
Me poshte po prezantojme ne vija te pergjithshme hapat e nevojshem qe duhet te hidhen para se te arrihet ne nje perfundim shkencor.
1. Hapi I pare I rendesishem dhe nder me kryesoret eshte vendosja objektivave te pergjithshem te studimit,ose qellimit kryesor te tij.Ky eshte hapi me I rendesishem,sepse sic do ta shihni edhe me poshte ai kushtezon plotesisht punen dhe eshte guri I themelit,mbi te cilin do te ngrihet gjithe pjesa tjeter e kerkimit.Me ane te tij vendoset se cili do te jete problemi ne thelb te studimit tuaj,dhe ne te cilin prej aspekteve te problemit ne fjale do te perqendrohemi,vetem ne baze te tij do te mund te specifikoni fushen e interest tuaj.
2. Hapi I dyte eshte artikulimi I objektivave specifike te studimit.Per kete hap eshte shume e nevojshme qe te njihen mire te gjitha aspektet teorike te problemit qe po studioni dhe te identifikohen elementet esenciale te tij.Per te mberritur deri ne kete faze duhet te behet 1 analize kritike e te gjithe publikimeve mbi kete problem,te specifikohen arritjet dhe te kufizimet e tyre dhe mbi to do te ndertohen pytjet specifike qe kane lidhje me studimin tuaj.Kjo do t’iu ndihmoje jo vetem per te patur nje panorame te sakte te punes se deritanishme mbi temen tuaj,por edhe do t’iu japi mundesine te gjeni pyetje kyce,ne raste te caktuara dhe hipoteza te pazgjidhura me pare ne keto studime.
3. Hapi I trete eshte I lidhur me metoden e punes qe do ndiqni per te vertetuar hipotezen ose per t’iu pergjigjur pytjeve qe keni ngritur. Eshte e nevojshme qe te behet dallimi mes nje studimi analitik dhe deskriptiv dhe ti jepet orientimi I duhur llojit te studimit qe po ndertohet.Nese do te beni nje studim deskriptiv(pershkrues),do tekeni mundesine te zgjidhni mes dy llojeve me te thjeshta te studimeve descriptive : atij pershkrues dhe atij krahasues .Nese do te zgjidhni nje nga metodat e shumta te studimit qe sot perdoren shume thjeshte me ndihmen e teknologjise.
4. Hapi I katert eshte thellesisht I lidhur me te tretin.Nese keni zgjedhur te ndertoni nje studim analitik filloni duke listuar metodat e mundshme te studimit,per te mundesuar nje plan te sakte pune dhe per te zgjedhur metoden me efektive ne studimin tuaj.
5. Pasi te keni vendosur llojin e studimit dhe menyren e ndertimit te tij,mund te filloni te veproni duke vendosur kriteret e perzgjedhjes per grupin e njerezve qe do te studioni.Ne rast se do te ndertoni nje studim deskriptiv ose prezantues,do te duhet te vendosni kriteret per llojin e studimeve dhe literatures ku do te mbeshteteni dhe te materialeve te tjera qe do te perdorni,nese do te kete te tilla.
6. Lloji I te dhenave qe do te mblidhni gjate punes tuaj ne terren eshte shume I rendesishem dhe do te kushtezoje analizen qe do t’I behet me pas te gjithe punes,prandaj pasi te vendosni kriteret e perzgjedhjes te grupit te njerezve qe do te studioni,eshte efektive qe te vendosni dhe llojin e te dhenave qe do te mblidhni nga ky grup.Njohja e mire teorike e problemit,do t’u japi mundesine te mos gaboni ne elemnetet esenciale qe prekin studimin.
7. Organizimi I te dhenave: Puna e pare qe behet pasi jane mbledhur te gjitha te dhenat e nevojshme dhe te planifikuara,eshte identifikimi I atyre te dhenave qe do t’iu ndihmojne per t’iu pergjigjur pyetjes se nderuar ne fillim te studimit,ose hipotezes se ngritur.
8. Merrni gjithmone parasysh faktoret qe ndikojne ne perpunimin e te dhenave dhe perpiquni te beni nje identifikim te plote te tyre,duke prezantuar dhe gabimin qe mund te ndikoje ne rezultatin perfundimtar,si pasoje e ndikimit te ketyre gabimeve.
9. Ndertoni nje sistem te thjeshte per grumbullimin dhe analizimin e te dhenave,ne menyre te organizuar dhe standartizuar me lehtesite e nevojshme per ti analizuar,duke iu permbajtur rregullave tee tikes.
10. Pasi eshte ndertuar sakte dhe plote sistemi I te dhenave,fillon analiza e tij.Fillimisht eshte e nevojshme te identifikohen nje grup te dhenash,per te cilat mund te gjejme nje lidhje logjike mes njera-tjetres dhe elementit qe po studiojme.Mund t’iu interesoje marredhenia variablave me njera-tjetren.Kjo lidhje mund te tregohet dhete konkretizohet me rruge analitike ose grafike.Eshte e rendesishme qe,nese eshte e mundur,te realizohet dhe shoqerimi me foto ose pamje te tjera illustrative,qe lehtesojne shpjegimin.
11. Pasi te jene analizuar te gjitha te dhenat dhe lidhjet mes tyre qe na interesojne per studimin,eshte e domosdoshme pergjigja per pyetjen qe u ngrit ne fillim te studimit,ose te vertetohet a hidhet poshte hipoteza e ngritur me lart.
12. Pas kesaj mund te ngrihen dhe pyetje ose hipoteza te tjera,te cilat do te shpjegojne arsyet e dilemave te shfaqura ne analize ose mungesen e nje shpjegimi te plote e te kenaqshem(nese ai nuk eshte I tille)dhe nga ana tjeter,do te jete ura per studime te tjera te mevonshme,qe do te pasojne kete te fundit nga ju ose te tjere.
13. Per te prezantuar punen tuaj,eshte e rendesishme te ndiqni rregullat e prezantimit ne Power Point.
Mos harroni qe:
1. Nuk ka asnje studim perfekt,cdo studim ka problemet e tij,te analizes ose te vertetimit te plote.
2. Nuk duhet te konsideroni dhe te analizoni vetem te dhenat qe vertetojne hipotezen tuaj,cdo e dhene eshte e rendesishme edhe pse mund te jete problematike ne lidhje me qellimin tuaj.
3. Nese perfundimi juaj nuk perputhet me ato te studimeve te tjera perpiquni te mbroni edhe teorikisht rezultatin tuaj.
4. Parashikoni verifikimet e rezultatit tuaj me ane te metodave te tjera te studimit.
21/01/2014
UDHEZUES PER AUTORET
Për t’u pranuar për shqyrtim nga redaksia, abstraktet duhet të përmbushin një sërë kushtesh, prandaj autorët janë të lutur të ndjekin me përpikmëri udhëzimet si vijojnë.
Të përgjithshme
Dorëshkrimet duhet të paraqiten të shtypur në versionin Microsoft Word, faqe A4.
Shkronjat duhet të jenë të stilit Times New Roman, me madhësi 12 ppt. Abstraktet duhet te dorezohen ne dy gjuhe, ne shqip dhe ne anlgisht. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe është i detyrueshëm. Nuk pranohet zëvendësimi i shkronjës ë dhe ç me shkronjat e dhe c përkatësisht. Dorëzimi do të bëhet me postë elektronike ne adresen e emailit [email protected]. Ju lutem te specifikoni ne abstrakt nese punimi juaj eshte leksion, referim apo prezantim poster.
Autorësia
Si autorë të punimeve duhet të listohen vetëm ata individë që kanë kontribuar në mënyrë thelbësore në realizimin e punimit dhe që janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësinë publike mbi përmbajtjen e punimit. Emri i pare i listuar ne abstrakt duhet te jete i personit qe referon punimin.
Abstrakt
Teksti duhet te kete permbajtje si me poshte:
Titulli
Faqja e titullit përmban: 1) Titullin e artikullit-i shkurtër, por informues ; 2) Emrat dhe mbiemrat e të gjithë autorëve, paraprirë nga titujt shkencorë dhe akademikë përkatës; 3) Institucioni i punës për secilin autor (ju lutem përdorni përkrah emrit të autorit numrat sipas sekuencës 1, 2, etj. për të bërë lidhjen me institucionin përkatës);
Permbajtja e Abstraktit
Përmbledhja e abstraktit duhet të përmbajë rreth 120 fjalë. Në të duhet të prezantohet si hyrje qëllimi kryesor i punimit, materiali dhe metodat e përdorura si dhe rezultatet dhe arritjet në mënyrë të shkurtuar. Përmbledhja duhet të paraqitet në dy versione, në shqip dhe në anglisht. Nuk duhet të përdoren më shumë se 5 fjalë të shkurtuara, për të cilat duhet dhënë shpjegimi përkatës.
Përmbledhja duhet të pasohet nga 3-6 fjalë kyç (shqip dhe anglisht), të cilat ndihmojnë në indeksimin e artikullit. Fjalët kyç duhet të përzgjidhen në konformitet me nomenklaturën ndërkombëtare të sëmundjeve (Shih Indeksin Mjekësor-Index Medicus).
Punimet e dorëzuara në redaksi i nënshtrohen shqyrtimit nga një grup prej minimumi dy redaktorësh shkencorë. Të gjitha sugjerimet e nevojshme i bëhen të njohura autorit para botimit me anë të e-mail/fax. Pas miratimit të artikullit për botim, redaksia i dërgon autorit përgjegjës për korrespondencën një njoftim me e-mail/fax.
Shkrimet që nuk do t’u përmbahen udhëzimeve do t’u rikthehen autorëve për rishikim pa u marrë në shqyrtim.
Faleminderit per bashkepunimin!
Shoqata Shqiptare e Fizioterapisteve
E-mail: [email protected]
Tel: +355 4 453 1444
0696153858
0672844885
21/01/2014
Organizatorët:
Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve (SHSHF) u themelua në Tiranë më datë 23.03.2012 me numer vendimi 3282 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me themelues Dr. Faton Daci dhe Dr.Erion Hiluku, me eksperiencë shumëvjecare në fushën e fizioterapisë.
Objektivi primar i kësaj shoqate është promovimi i fizioterapisë si një element thelbësor i rritjes së cilësisë se shërbimit mjekësor në Shqipëri, dhe arritja e standardeve të vendeve të BE.
Shoqata Shqiptare e Fizioterapisëve është në progres për t’u bërë anëtare e WCPT .