UMB "Career Center "

UMB "Career Center " Etika dhe Karriera: Të rinjtë kundër korrupsionit. Korrupsioni në Shqipëri është bërë pothuajse një mënyrë jetese.

• RRETH NESH
Etika dhe karriera është një iniciativë rinore, që ka për qëllim të injektojë tek të rinjtë ndjenjën e qytetarisë aktive, solidaritetit dhe tolerancës duke i përfshirë ata në edukimin e etikës dhe duke i ndihmuar të thyejnë rrethin e korrupsionit. Iniciativa përqendrohet në edukimin e etikës për të rinjtë në mënyrë që të krijojë një ekonomi të bazuar në përmirësimin e qeverisjes dhe në reduktimin e korrupsionit .
• ETIKA
Korrupsioni
Me anë të këtij projekti ne synojmë të ndërgjegjësojmëtë të rinjtë për rolin e tyre të rëndësishëm në ndryshimet kulturore, në aftësinë e tyre për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet ndaj fenomeneve negative që prekin shoqërinë shqiptare dhe në formimin e vlerave të së nesërmes, si përfaqësues të së ardhmes. Ky fenomen paraqet një pengesë serioze për zhvillimin e vendit, pasi ai mund të shtrembërojë rrugën në të cilën të rinjtë mund të perceptojnë shanset për avancimin në karrierë dhe arritje në suksesin profesional.
• KARRIERA
Orientimi i Karrierës
Orientimi i karrierës është një aspekt shumë i rëndësishëm për të rinjtë maturantë që pas diplomimit u duhet të përfshihen në kërkimin e mundësive të karrierës. Procesi i ravijëzimit të së ardhmes së tyre, i eksplorimit të karrierës dhe i vendimmarrjes është mjaft kompleks dhe një fazë jo e lehtë në jetën e secilit nxënës apo nxënëse. Ata duhet të marrin informacion, të analizojnë dhe të mbështeten në elementë që i ndihmojnë të bëjnë zgjedhjen e duhur, të njohin dhe vlerësojnë interesat, prirjet, dëshirat dhe mundësitë e tyre. Duke pasur parasysh rëndësinë që studentët i japin ndërtimit të karrierës para fillimit të universitetit , projekti fillon me studentët para se të fillojnë studimet universitare, madje edhe përpara se të vendosin nëse do të çojnë më tej studimet e tyre, në nivel universitar. Eksplorimi i informacionit në lidhje me karrierën, në fillim të procesit të vendim –marrjes, mundëson studentët të marrin vendime që përputhen me qëllimet e tyre, interesat dhe ambiciet. Ky proces lehtëson kalimin për në universitet ose në shkollë profesionale .
• KONFERENCA
Në shtator 2014 do të mbahet një Konferencë Vjetore me temën "Të rinjtë kundër korrupsionit", edhe do të krijohet dita e “Të rinjve kundër Korrupsionit", ditë që do të festohet nëpërmjet aktiviteteve. Në konferencë do të marrin pjesë dhe të kontribuojnë aktorë të rëndësishme të jetës publike dhe politike duke sjellë përvojat e tyre dhe luftën e tyre të përditshme me fenomenin e korrupsionit.

11/09/2015
Je senator gjimnazi në Tiranë? Dëshiron të bëhesh pjesë e komunitetit të të rinjve të gjithë Evropës që aktivizohen për ...
02/06/2015

Je senator gjimnazi në Tiranë?
Dëshiron të bëhesh pjesë e komunitetit të të rinjve të gjithë Evropës që aktivizohen për mirëfunksionimin e Kartës Rinore Evropiane?
Apliko tani dhe bëhu agjenti ynë për pajisjen e të rinjve shqiptarë me këtë kartë.
Pasuro CV-në tënde!
Eksperienca - shkolla më e mirë !!!!!!!!!!!!!!!
Kontaktoni në adresën: [email protected]

Jeton në Shqipëri?Studion në Evropë?Udhëton për turizëm? MERRE KARTEN ME VETEEEEEEE dhe paguaj cdo gjë me lirëKarta do t...
21/05/2015

Jeton në Shqipëri?
Studion në Evropë?
Udhëton për turizëm? MERRE KARTEN ME VETEEEEEEE dhe paguaj cdo gjë me lirë
Karta do të kushtojë 5 Euro
APLIKO TANI në linkun: http://kartarinore.al/?page_id=922

Edhe të rinjtë shqiptarë për herë të parë do të kenë mundësinë të mbajnë KartënRinore Evropiane. Kjo kartë ofron zbritje...
30/04/2015

Edhe të rinjtë shqiptarë për herë të parë do të kenë mundësinë të mbajnë KartënRinore Evropiane. Kjo kartë ofron zbritje çmimesh si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.
Të rinjtë shqiptare në momentin e përdorimit të kartës jashtë vendit të tyre, do të përfitojnë në të njëjtat shërbime që përfitojnë edhe të rinjtë evropianë. E njëjta gjë vlen edhe për të rinjtë e huaj të cilët vijnë në Shqipëri.
Nga kjo kartë përfitojnë të gjithë të rinjtë shqiptarë nga 16-26 vjeç ose që jetojnë në Shqipëri ose që jetojnë dhe studiojnë në të gjitha vendet evropiane ku përdoret karta
(listën e këtyre vendeve e gjeni duke klikuar në: www.youthact.al)
Karta do të kushtojë 5 Euro.
Karta mund të përdoret në transport; shëndetësi; trajnime dhe kurse; biblioteka; banka; telekomunikacion; shërbime kancelerie; kohë e lire (sport,argëtim); shopping; shëndet dhe estetikë; kulturë; turizëm (udhëtime, hoteleri, restoranteri)

Kurse Falas per Maturen Shteterore
07/04/2015

Kurse Falas per Maturen Shteterore

ShLUJ "Universiteti Marin Barleti" fton gjimnazistët të marrin pjesë në kurset e maturës shtetërore, të cilat do të zhvillohen FALAS pranë universitetit, në lëndët : matematikë, gjuhë dhe letersi, qytetari, anglisht, fizikë, hyrje në ekonomi, sociologji.

Kurset do të zhvillohen çdo ditë nga e hëna në të premte në oraret 15.00-17.00 dhe 17.00-19.00, pranë Kampusit 1, tek Diga e Liqenit.

Ata qe kane interes të marrin pjesë në këto kurse FALAS të na kontakojnë me email në adresën [email protected], pasi rregjistrimi është i kufizuar.

Kurset fillojnë dt 11 prill deri më 15 maj.

Në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera – Të rinjtë kundër korrupsionit” të zhvilluar në ambientet e UMB, në datën 27...
03/03/2015

Në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera – Të rinjtë kundër korrupsionit” të zhvilluar në ambientet e UMB, në datën 27 Shkurt, 2015 u realizua ceremonia e shpërndarjes se çmimeve fituese për tri vendet e para të konkursit mbi esenë më të mirë me temë: Korrupsioni “vret” të ardhmen time!

Esetë fituese ishin:
Vendi i parë: Ana Mehmeti ( Shkolla jopublike "Numani", Fier)
Vendi i dytë: Bleona Berbiu (Gjimnazi "Naim Frashëri", Durrës)
Vendi i tretë: Marsel Bakaj (Gjimnazi "Myslym Keta", Tiranë)
Në ketë ceremoni morën pjese anëtaret e stafit organizues të projektit ku mund të përmendim: Dr. Zamira Cavo, Dr. Ledian Droboniku, znj. Eurona Leka, znj. Fatjona Qurku, znj. Elona Bano, znj. Diantina Zuna dhe znj. Anisa Brano.
Ceremonia u hap nga znj. Diantina Zuna specialiste e Organizaten Youth Act e cila beri një prezantim të shkurtër të projektit. Më pas znj. Fatjona Qurku vijoi me një intervistë të shkurtër me fituesit.

Filluan regjistrimet për kurset intensive të gjuhës angleze në kuadër të dhënies së testit ndërkombëtar (PTE) PEARSON.Ju...
02/03/2015

Filluan regjistrimet për kurset intensive të gjuhës angleze në kuadër të dhënies së testit ndërkombëtar (PTE) PEARSON.
Ju mirepresim!

13/02/2015

Klubet Vullnetare dhe Unioni Studentor i SHLUJ “Marin Barleti” finalizuan mbledhjen dhe dorëzimin e ndihmave për banorët e zonave të përmbytura në jug të vendit. Tashmë, me një traditë të konsoliduar, studentët, stafi dhe aksionarët e këtij institucioni, iu përgjigjën thirrjes së AMSHC për kontribute konkrete, duke përgatitur 250 pako me ushqime, rreth 1.5 tonë, që do të shpërndahen nga Emergjenca Civile.
Barletasit, krenarë që mundën të japin ndihmesën e tyre, ftojnë edhe institucione të tjera dhe gjithë njerëzit dashamirës që të reagojnë ndaj kësaj situate të vështirë!

13/02/2015

Mëngjesi Krijues 3
“Creative Mornings Tirana” në bashkëpunim me SHLUJ “Universitetin Marin Barleti” dhe Qendrën rinore “Youth ACT”, organizojnë në 20 shkurt, ora 9:30, në Cirkun Kombëtar, leksionin e radhës, që për muajin shkurt ka temën “KLIMA”. 15-20 vullnetarë do të vendosen në formë rrethore në skenë, në mënyrë që ligjëruesi që në këtë rast do të jetë arkitektja Pezana Rexha të ketë mundësi të shprehë idetë e veta mbi temën.
Shkurti i kushtohet ndikimit të mjedisit mbi si, çfarë dhe pse krijojmë. Nga nuancat e kulturës, në vendin e punës deri në gjendjen e ardhshme të planetit. Folësit e të gjitha vendeve organizatore do të ndajnë me të pranishmit aventurat e tyre mbi krijimtarinë, kaosin dhe punën në ekip.
Po masim temperaturën e vendeve tona këtë muaj duke u zhytur në atmosferën e 100 kapitujve (vendeve pjesëmarrëse) në të gjithë botën, të prezantuara nga MailChimp. Tema është zgjedhur nga kapitulli Ottawa i Kanadasë dhe ilustruar nga i talentuari Dave Arnold.
Pezana, diçka rreth mënyrës së trajtimit të temës:
"Zakonisht, kur na ftojnë të marrim pjesë në një leksion të hapur, na është bërë e zakonshme të shohim dikë duke referuar në një mënyrë shume profesionale dhe specifike mbi temën, por që për pjesën më të madhe të njerëzve, kjo mënyrë bëhet shumë e mërzitshme. Kur m’u kërkua të ligjëroja mbi temën në fjalë “Klima” çka është edhe një nga gjërat e mia më të rëndësishme, menjëherë nisa të reflektoj mbi atë se çfarë mund të them! Duhet të flas rreth numrave dhe gjithçka tjetër, për të cilën kushdo nga ne me pak kërkime do të mund të gjente material, apo duhet të ndërveproj me audiencën?
Por nga ana tjetër tema e muajit në "Creative Mornings" Tirana të muajit shkurt ka lidhje me ndryshimin e pozitës sonë në raport me natyrën, klimën dhe përballjen me realitetin.
Çdo gjë do të jetë filozofike dhe asgjë s’do të përjashtohet. Njerëzit do jenë Mjedisi dhe Dielli do të jetë Ne. E vetmja mënyrë për të kuptuar dëmet mjedisore është ta provosh në kurriz ashtu siç e ndjen edhe klima kur njerëzit nuk i mendojnë pasojat e veprimeve të tyre. Çdo gjë tjetër që do të ndodhë në atë 25 minutash të “Mëngjesit Krijues 3” është surprizë të cilën do të duhej të vinit dhe ta zbuloni vetë duke u bërë pjesë e saj.

08/08/2014

Në mbështetje të projektit “Etika dhe Karriera" – Të rinjtë kundër korrupsionit” të zhvilluar në ambientet e UMB, 2500 maturantë nga shkolla të mesme të përgjithshme u organizua edhe konkursi i esesë më të mirë me temë: Korrupsioni “vret” të ardhmen time!
Pas interesimit dhe pjesëmarrjes së gjerë, komisioni i vlerësimit të esesë shpalli këta fitues:

Vendi i parë: Ana Mehmeti ( Shkolla jo publike "Numani", Fier)
Vendi i dytë: Bleona Berbiu (Gjimnazi "Naim Frashëri", Durrës)
Vendi i tretë: Marsel Bakaj (Gjimnazi "Myslym Keta", Tiranë)

Falënderojmë të gjithë maturantët për pjesëmarrjen në këtë iniciativë rinore që synon të injektojë ndjenjën e qytetarisë aktive, solidaritetit dhe tolerancës.
Suksese të mëtejshme!

Address

Rruga "Sami Frashëri", Nr. 41, Tiranë
Tirana
1001

Telephone

+355692062086

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when UMB "Career Center " posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to UMB "Career Center ":

Shortcuts

Share

Category