Fakulteti i Shkencave Pyjore

Fakulteti i Shkencave Pyjore Kjo eshte faqja zyrtare e FSHP. Misioni i saj eshte, te informoj studentet dhe te interesuarit lidhur me aktivitetet e FSHP-se dhe UBT-se.

📣👨‍🎓📚Njoftim per fillimin e vitit te ri akademik per studentet e Masterit Shkencor-FSHP
02/10/2026

📣👨‍🎓📚Njoftim per fillimin e vitit te ri akademik per studentet e Masterit Shkencor-FSHP

📆 Ne daten 28.09.2026, ne Departamentin e Pyjeve 🌳te Fakultetit te Shkencave Pyjore u zhvillua mbrojtja e diplomes se Ma...
01/10/2026

📆 Ne daten 28.09.2026, ne Departamentin e Pyjeve 🌳te Fakultetit te Shkencave Pyjore u zhvillua mbrojtja e diplomes se Masterit Profesional “Menaxhimi i pyjeve me baze komuniteti”.

🙏🏼🎓Shume suksese te gjithe te diplomuareve!

👨‍🎓Studentët e programit Master i Shkencave “Inxhinieri Pyjore”, pranë Departamentit të Pyjeve, Fakulteti i Shkencave Py...
29/09/2026

👨‍🎓Studentët e programit Master i Shkencave “Inxhinieri Pyjore”, pranë Departamentit të Pyjeve, Fakulteti i Shkencave Pyjore, UBT, prezantuan dhe mbrojtën temat e tyre të diplomës përpara komisionit akademik.

📝Punimet e tyre trajtuan aspekte të rëndësishme të menaxhimit, ruajtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve, duke dëshmuar formimin profesional, përgatitjen kërkimore dhe angazhimin për mbrojtjen e biodiversitetit dhe burimeve natyrore.🏞️🦌🌳

🎓Kjo mbrojtje përfaqëson përmbylljen e një rrugëtimi të rëndësishëm akademik dhe një hap të ri drejt kontributit profesional në sektorin pyjor.

🌳🤝FSHP–UBT përgëzon studentët për përkushtimin dhe arritjet e tyre, duke u uruar suksese në sfidat e ardhshme dhe në misionin për një të ardhme më të gjelbër e të qëndrueshme! 🌱

👨‍🎓Studentët e programit Master Shkencor “Dizajn dhe Teknologji Druri”, pranë Departamentit të Industrisë së Drurit, Fak...
29/09/2026

👨‍🎓Studentët e programit Master Shkencor “Dizajn dhe Teknologji Druri”, pranë Departamentit të Industrisë së Drurit, Fakulteti i Shkencave Pyjore, UBT, mbrojtën me sukses temat e tyre të diplomës përpara komisionit akademik.

📝Punimet e paraqitura reflektuan njohuritë e fituara gjatë studimeve, aftësitë kërkimore dhe përkushtimin për të trajtuar çështje që lidhen me inovacionin, teknologjinë, dizajnin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së drurit.🪵

🎓Kjo arritje shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme akademike dhe hapjen e horizonteve të reja drejt karrierës profesionale dhe kërkimit shkencor.

👏Stafi i FSHP i përgëzon studentët për punën dhe angazhimin e tyre, duke u uruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional dhe kontribut në zhvillimin e sektorit të drurit në Shqipëri. 🪵🧑‍💻

Në kuadër të projektit “Vlerësimi i sipërfaqeve pyjore të dëmtuara nga zjarret, monitorimi i ripërtëritjes së bimësisë d...
26/09/2026

Në kuadër të projektit “Vlerësimi i sipërfaqeve pyjore të dëmtuara nga zjarret, monitorimi i ripërtëritjes së bimësisë dhe analiza ekonomike e masave rehabilituese”, për Qarkun Vlorë, financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Pyjore zhvilluan një takim institucional me Kryetarin e Bashkisë Himarë, z. Vangjel Tavo, në ambientet e Bashkisë Himarë.

Në takim morën pjesë Zv. Dekania e Fakultetit të Shkencave Pyjore, Prof. Asoc. Marsela Luarasi, Përgjegjësi i Departamentit të Fizikës dhe Shkencave të Aplikuara, Prof. Asoc. Arben Alla; koordinator i projektit, Prof. Asoc. Edmond Pasho, si dhe specialistë të emergjencave civile të Bashkisë Himarë.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe Bashkisë Himarë, me vëmendje të veçantë ndaj problematikës së zjarreve në pyje, vlerësimit të sipërfaqeve të dëmtuara, monitorimit të ripërtëritjes së bimësisë, përcaktimit të masave rehabilituese dhe analizës së kostove ekonomike të lidhura me dëmet dhe ndërhyrjet restauruese.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar ishte edhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, përfshirë angazhimin e ekspertizës akademike të Fakultetit në mbështetje të menaxhimit dhe mbrojtjes së qëndrueshme të burimeve pyjore.

Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu krijimit të mundësive për praktika profesionale, angazhim dhe punësim për studentët dhe të diplomuarit në programet e Inxhinierisë Pyjore dhe Mjedisit, duke forcuar lidhjen ndërmjet formimit akademik dhe nevojave konkrete të tregut të punës dhe të pushtetit vendor.

Ky takim shënon një tjetër hap në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe pushtetit vendor, duke promovuar transferimin e njohurive shkencore dhe ekspertizës profesionale në funksion të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, rehabilitimit të zonave të dëmtuara nga zjarret dhe zhvillimit të qëndrueshëm jo vetëm të territorit të Himarës, por të të gjithë Qarkut të Vlorës.

📣NJOFTIM PËR SEZONIN SHTESË📚Njoftohen studentët e programeve Bachelor, të cilët kanë vetëm tre provime të prapambetura, ...
21/09/2026

📣NJOFTIM PËR SEZONIN SHTESË

📚Njoftohen studentët e programeve Bachelor, të cilët kanë vetëm tre provime të prapambetura, me status “Detyrim”, “Notë jokaluese” ose “Nuk u paraqit”, se do t’u krijohet mundësia të përfundojnë në kohë detyrimet akademike, me qëllim regjistrimin në programet e studimit Master i Shkencave, në tetor 2026.

📆Sezoni shtesë do të zhvillohet sipas këtij kalendari:

* 23 shtator 2026: Shlyerja e detyrimeve akademike;
* 24, 25 dhe 28 shtator 2026: Zhvillimi i riprovimeve;
* 30 shtator 2026: Provimi i formimit dhe/ose mbrojtja e diplomës.

🧑‍💻Studentët që plotësojnë këtë kriter duhet të regjistrojnë sa më parë, online ose pranë Sekretarisë Mësimore, tre provimet që do të zhvillojnë.

🇦🇱🇸🇮 Shqipëria dhe Sllovenia më pranë përmes bashkëpunimit dhe dijes!Në kuadër të MOS Fair 2026 në Celje u zhvillua foru...
19/09/2026

🇦🇱🇸🇮 Shqipëria dhe Sllovenia më pranë përmes bashkëpunimit dhe dijes!

Në kuadër të MOS Fair 2026 në Celje u zhvillua forumi “Slovenia–Albania: An Economic Bridge”, me fokus forcimin e bashkëpunimit, partneritetet e reja dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm dhe perforcimin e sektorit të përpunimit të drurit dhe turizmit malor.

Fakulteti i Shkencave Pyjore ishte pjesë e këtij takimi, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e lidhjes së universitetit, industrisë dhe biznesit, si dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim eksperience.

📍 Celje, Slovenia | MOS Fair 2026

15/09/2026

👷‍♂️Një ditë në terren e një Inxhinieri Pyjesh, në malin e Munellës.⛰️

🌳Mes pyjeve, terrenit dhe natyrës, çdo ditë sjell një përvojë të re dhe një mësim të ri.

Sepse Inxhinieria Pyjore nuk është vetëm një profesion që mësohet në auditor – është një pasion që jetohet në terren.
Të njohësh pyllin, të kuptosh natyrën dhe të punosh për ta mbrojtur atë. 🌿

Këtu fillon profesioni. Këtu rritet pasioni. 💚

🌿 Një etapë mbyllet, një kontribut mbetet përgjithmonë.Pas më shumë se 40 vitesh përkushtim dhe kontribut në Universitet...
15/09/2026

🌿 Një etapë mbyllet, një kontribut mbetet përgjithmonë.

Pas më shumë se 40 vitesh përkushtim dhe kontribut në Universitetin Bujqësor të Tiranës UBT , kolegia jonë e dashur Mimoza Thomai nis një kapitull të ri të jetës së saj – atë të pensionit.

Gjatë gjithë këtyre viteve, përmes punës së saj në Zyrën e Karrierës, ajo ka qenë pranë studentëve, kolegëve dhe universitetit, duke lënë pas jo vetëm një kontribut të çmuar profesional, por edhe marrëdhënie të bukura njerëzore, respekt dhe mirënjohje.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, kolegët e Fakultetit të Shkencave Pyjore u mblodhën për të festuar së bashku mbylljen e kësaj etape të rëndësishme dhe për t’i shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka dhënë ndër vite. ❤️

I urojmë shëndet, gëzim dhe shumë vite të bukura në këtë kapitull të ri të jetës!

🌸 Faleminderit për gjithçka dhe pension të mbarë nga i gjithë stafi i FSHP-së

📢 Faza e dytë e aplikimeve online: 15–17 shtator!🌲 Zgjidh UBT.🎓 Zgjidh FSHP.✨ Zgjidh të ardhmen tënde!Inxhinieri Pyjore ...
14/09/2026

📢 Faza e dytë e aplikimeve online: 15–17 shtator!

🌲 Zgjidh UBT.
🎓 Zgjidh FSHP.
✨ Zgjidh të ardhmen tënde!

Inxhinieri Pyjore | Dizajn Interieri dhe Inxhinieri Druri

Address

Koder/Kamez
Tirana
1030

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Shkencave Pyjore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Fakulteti i Shkencave Pyjore:

Shortcuts

Share