26/09/2026
🇪🇺🌍Nxënësit e Gjimnazit “Ismail Qemali” realizuan një aktivitet kushtuar Ditës Evropiane të Gjuhëve, duke sjellë përmes prezantimeve, poezisë, muzikës, videove, debateve dhe aktiviteteve interaktive një udhëtim nëpër pasurinë dhe diversitetin gjuhësor të Evropës.
Gjatë aktivitetit u trajtuan historia dhe rëndësia e kësaj dite, familjet gjuhësore evropiane, përfitimet e shumëgjuhësisë, si dhe roli i gjuhëve në komunikim, kulturë, arsim dhe krijimin e mundësive të reja. Nxënësit sollën gjithashtu interpretime në anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht, duke e ndërthurur mësimin e gjuhëve me artin dhe kreativitetin.
Aktiviteti u përmbyll me një Kahoot interaktiv, duke i përfshirë të gjithë në një mënyrë argëtuese për të testuar njohuritë e fituara.
🎓 Një aktivitet i realizuar nga nxënësit e Gjimnazit “Ismail Qemali”, nën kujdesin dhe mbështetjen e mësueseve të gjuhëve të huaja, si një dëshmi e rëndësisë që shkolla i kushton gjuhëve, kulturës dhe komunikimit ndërmjet tyre.
Every language is a bridge. 🌍