Njoftim per hapjen e aplikimeve per Masterin e Delokalizuar “Perkthim profesional”
Per studentet qe kane aplikuar/jane regjistruar ne Masterin shkencor ne degen e Perkthimit dhe Interpretimit, fakulteti yne ofron dhe nje master te perbashket ne fushen e Perkthimit me Universitetin e Strasburgut, ITIRI (Instituti per Perkthyes, Interprete dhe Marredhenie Nderkombetare).
Takimi informues zhvillohet neser ne oren 14:30, ne auditorin 209!!
Master Përkthim FGJH-ITIRI
Faqe zyrtare e Masterit te Delokalizuar PËRKTHIM PROFESIONAL, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja UT & ITI-RI, Univ Strasburg
Bashkëpunimi mes Universitetit të Strasburgurt- ITIRI dhe FGJH u jep mundësi studentëve shqiptarë të ndjekin po në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja UT studimet në vitin e parë Master të delokalizuar në fushën e Përkthimit Profesional/Interpretim, dega Përkthim Profesional sipas një programi të përbashkët të miratuar nga dy institucionet.
SAKTËSIME RRETH PROCEDURËS SË TESTIMIT ME SHKRIM DHE ME GOJË Për pranimin ne Masterin e delokalizuar
Konkursi i pranimit në këtë master përmban një testim testim me shkrim dhe një testim me gojë.
✓ Testimi me shkrim (data, ora dhe vendi do të njoftohen në një njoftim të dytë) do të konsistojë në përkthimin e 4 teksteve të shkurtra sipas kombinimeve gjuhësore A-B, B-A, A-C dhe C-A.
✓ Kandidatët të cilët kanë frëngjishten gjuhë B ose C dhe që dëshirojnë të ndjekin vitin e dytë master pranë ITI-RI-së, duhet t’i nënshtrohen gjithashtu një testimi për gjuhën frënge. Modalitetet e këtij testimi do të përcaktohen në një kohë të dytë.
✓ Testimi me gojë: (data, ora dhe vendi do të njoftohen në një njoftim të dytë). Kandidatëve, sipas kombinimeve gjuhësore të tyre, do t’u jepen tekste nga aktualiteti politik, ekonomik, kulturor, etj, të cilët duhet t’i përgatisin brenda një kohe prej 15 minutash secilin. Më pas, kandidati paraqet përpara komisionit një përmbledhje të shkurtër të teksteve në fjalë. Kandidati do t’i nënshtrohet dhe pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me motivimin dhe arsyet e përzgjedhjes së këtij Masteri. Kohëzgjatja e testimit me gojë varion nga 20-30 minuta për kandidat.
Shpallja e rezultateve: Brenda javës që pason testimin me gojë komisioni, i përbërë nga pedagogë të FGJH-së dhe ITI-Ri-së, duke marrë parasysh rezultatet në të dy testimet, shpall kandidatët fitues
Kush është ITI-RI?
ITI-RI- Instituti i Përkthyesve, Interpretëve dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Që prej 30 vjetësh, ITI-RI, pjesë e Universitetit të Strasburgut, formon specialistë në fushën e përkthimit, interpretimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai është një institut universitar, pjesë e njësisë arsimore dhe shkencore Gjuhët dhe Shkencat Humane të Aplikuara. ITI-RI ofron mastera për studentët të cilët kanë një diplomë bachelor në Përkthim, Interpretim apo Marrëdhënie ndërkombëtare.
Të tre Masterat në fushën e Përkthimit njihen nga Drejtoria e Përgjithshme e Përkthimit pranë Komisionit Europian si tre ndër dhjetë studimet universitare më të mira franceze. ITI-RI është pjesë e Shoqatës Franceze për Formimet Universitare në fushën e Përkthimit si edhe e rrjetit OPTIMALE .
Në vitin e parë (semestri 1&2) ITI-RI ofron një trung të përbashkët për të gjithë masterat në fushën e përkthimit. Në vitin e dytë (semestri 3&4) bëhet një ndarje sipas specialiteteve, përkatësisht përkthim profesional (ku përfshihen fusha të ndryshme të specialitetit), përkthim audiovizual dhe përkthim letrar.
Krahas formatit standard të diplomave, ITI-RI ofron dhe diploma të delokalizuara në Përkthim, si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim europian me shumë institucione arsimore të huaja. Institucionet që lëshojnë diplomën universitare të ITI-RI-së në përkthim/interpretim janë :
• Scientific College of Greece, Athinë.
• l’Institut Français de Thessalonique / I.F.T.
• l’Istituto Superiore per Interpreti e Traduttori de Milan / I.S.I.T.
• l’Université Hacettepe, Ankara (Turquie) / Université Hacettepe
• l'Université des Langues d'Azerbaïdjan / A.D.U.
Cilat janë përparësitë e këtij masteri të delokalizuar ?
Bashkëpunimi mes Universitetit të Strasburgurt - ITIRI dhe Universitetit të Tiranës – FGJH u jep mundësi studentëve shqiptarë të ndjekin po në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja studimet në vitin e parë Master të delokalizuar me kohë të plotë në fushën e Përkthimit Profesional/Interpretim, dega Përkthim Profesional sipas një programi të përbashkët të miratuar nga dy institucionet.
Studentët që ndjekin këtë profil marrin diplomën universitare “DU 1 – Mjete dhe orientim profesional në Përkthim” lëshuar nga Universiteti i Strasburgut, e cila përkon me përfundimin e nivelit të parë Master. Ky vit akademik zhvillohet në dy semestra dhe përmban 60 kredite ECTS (30 kredite semestri I + 30 kredite semestri II).
Pranimi i studentëve
Në këtë Master pranohen studentët që kanë mbaruar:
- nivelin Bachelor (180 kredite ECTS) në cilëndo degë studimi, në të gjitha universitetet:
- që zotërojnë në mënyrë të kënaqshme 2 (dy) gjuhë të huaja krahas shqipes.
Studentët duhet të kalojnë me sukses një test pranimi që konsiston në njohjen jo vetëm të gjuhës shqipe, por dhe të dy gjuhëve të huaja (Shtojca 1). Po ashtu, studentët duhet të kenë njohuri të kënaqshme edhe mbi aktualitetin ndërkombëtar. Studentëve të regjistruar u jepet karta e studentit nga Universiteti i Strasburgut.
Tarifat e aplikimit dhe të studimit
Studentët e pranuar në këtë nivel, do të paguajnë tarifat vjetore të shkollimit të kërkuara nga Universiteti i Strasburgut (rreth 612 Euro), si edhe tarifën e regjistrimit të FGJH-së.
Çfarë ndodh pas mbarimit të vitit të parë ?
Marrëveshja mes UT/FGJH dhe UFR LSHA/ITIRI është e vlefshme vetëm për vitin e parë Master. Pasi pajiset me diplomën e vitit të parë Master 1 në përkthimin profesional dhe «DU 1 – Mjete dhe orientim profesional në Përkthim » lëshuar nga Universiteti i Strasburgut, studenti ka mundësinë të vazhdojë vitin e dytë Master 2, sipas zgjedhjes së tij, në secilin prej universiteteve të mëposhtme:
1. Në FGJH, Tiranë, Shqipëri : meqenëse këtë status e ka fituar që vitin e parë. Plani mësimor i vitit të parë Master për studentët e FGJH dhe studentët e UFR LSHA/ITIRI është i njëjtë dhe shmang ekuivalentimin e krediteve duke mundësuar kalimin automatikisht në vit të dytë Master në FGJH.
2. ITIRI – Strasburg, Francë mundëson regjistrimin në vitin e dytë Master, emërtimi Gjuhë dhe Ndërkulturalitet, specialiteti Përkthim profesional dhe Interpretim, dega Përkthim Profesional në Universitetin e Strasburgut.
3. Scientific College of Greece, Athènes, Greqi / Master në Përkhim professional, Master 2 në Interpretim / https://scg.edu.gr/
4. Istituto Superiore per Interpreti e Traduttori de Milan Itali / I.S.I.T. Master ne Conference Interpreting International Communication, http://www.fondazionemilano.eu/lingue/english
5. Université Hacettepe, Ankara (Turquie) / Université Hacettepe http://www.mtb.hacettepe.edu.tr/fmtprog_en.php
6. l'Université des Langues d'Azerbaïdjan / A.D.U.
Për ndjekjen e vitit të dytë, studentët mund të përfitojnë nga programe të ndryshme financimi të tilla si programet ERASMUS+ apo edhe mundësi të tjera financimi.
Hacettepe University Department of Translation and Interpreting
Join our Cloud HD Video Meeting Zoom is the leader in modern enterprise video communications, with an easy, reliable cloud platform for video and audio conferencing, chat, and webinars across mobile, desktop, and room systems. Zoom Rooms is the original software-based conference room solution used around the world in board, confer...
24/03/2021
EMISION HOMAZH PËR PUNËN DHE VEPRËN E PROF.DR.ARTUR SULA
Përherë në mendimet tona! 🙏🙏🙏
Perspektive : Sfida e kultures së gjuhëve të huaja " 23 Mars 2021"
11/02/2021
Summer Schools of Slavonic Studies in 2021 The Czech Republic offers scholarships for Albanian students (above 18 years of age) or teachers studying Czech language
01/02/2021
Studentët provim online/ Vendimi i UT. Në rast dështimi, ripërsëritje deri në Qershor Studentët duhet të krijojnë kushtet e nevojshme për tu testuar në shtëpi, pasi provimet nuk do të zhvillohen në auditore si më parë për shkak të rritjes së n...
28/01/2021
Mësim në kohë COVIDI/ FGJH s'ka vendosur nëse provimet do të bëhen online: Sa i përket kopjimit, teknikisht duhet punë nga ana e pedagogut - Shqiptarja.com Për studentët rikthimi në auditore është një nga kërkesat që i kanë drejtuar zv.ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli. Aktualisht jemi në prag të sezonit të provimeve. FGJH çfarë ka programuar për këta studentë, a do të rikthehen ti zhvillojnë provimet në auditore apo do ...
Krishtlindje të bardha e të gëzuara! Shëndet e mbarësi në familjet tuaja!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Contact the school
Website
Address
Rruga E Elbasanit
Tirana
55555
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 20:00 |
| Tuesday | 08:00 - 20:00 |
| Wednesday | 08:00 - 20:00 |
| Thursday | 08:00 - 20:00 |
| Friday | 08:00 - 20:00 |