09/06/2026
AI, startup-i që ndihmon bizneset të përmbushin standardet e përdorimit të IA-së, shpallet fitues i programit të startup-eve të zhvilluar nga Qendra Kallz.
Pas trajnimit intensiv, mentorimit dhe masterklasave, 10 startup-e finaliste prezantuan idetë e tyre në Eventin Final Pitch.
Ardiola Hristic, Drejtore e Këshillimit për Bizneset e Vogla në BERZH në Shqipëri, theksoi se bizneset e udhëhequra nga gratë janë një pjesë e rëndësishme e programeve që BERZH ka zhvilluar gjatë viteve, duke theksuar rritjen e aksesit në financë dhe njohuri.
Selamaj, Drejtore e Njësisë së Zhvillimit të Biznesit në ProCredit Bank, theksoi se paketat për startup-et e udhëhequra nga gratë ofrojnë më shumë fleksibilitet dhe mbështetje financiare.
Presidentja e Dhoma Ekonomike e Gruas, Antonela Hako, tregoi një numër programesh që Dhoma ofron falas për gratë sipërmarrëse.
Startup-et finaliste ishin Kidoor, Kosiqi Rezine Art, Planifiko, Temoma, ELNR, Moonis, CTP, Qendra e Trajtimit Psikosocial, SME Lab dhe Eambla.
Women Startup në Shqipëri ka si mbështetës kryesor BERZH, Këshilla për bizneset e Vogla, financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të zbatimit të Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF). Mbështetës ishin edhe kompania e sigurimeve Sigma Vienna Insurance Group dhe kompania e parë fintech në Shqipëri EasyPay. Partnerë të hershëm janë Hotel Adriatik Durres, Dhoma Ekonomike e Gruas dhe Business Mag Albania
Startup-et u trajnuan nga ekspertë të njohur ndërkombëtarisht si Grembi, eksperte në fushën e teknologjisë, si dhe Marketing Strategist Murja, dhe ekipi i Kallz, Qendra Multifunksionale.
Juria e përbërë nga Prenga, Albana Laknori, Këllezi - Çako dhe Derhemi, i vlerësoi dhe i motivoi më tej.
3 startup-et fituese do të mentorohen nga sipërmarrëset: Dudaj, Martiri dhe Mucaj.
Ky është viti i pestë që Qendra Kallz zhvillon programe të dedikuara për startup-et, duke kontribuar në forcimin e ekosistemit të sipërmarrjes dhe inovacionit në Shqipëri.
EBRD Advice for Small Businesses in Albania EU Enlargement & Eastern Neighbourhood European Union in Albania Hotel Adriatik Durres Vaspas Business Mag Albania