New generation Kolegji Profesional

New generation Kolegji Profesional Masazheri-Estetiko-Kuruese
Parukeri e avancuar
Estetike e avancuar

Historiku
Qendra Multifunksionale “New Generation”, e filloi veprimtarinë e saj si Kolegj Profesional, “New Generation”. U themelua si një investim plot pasion i Eglantina Kallpakci duke dhene te gjithe eksperiencen e saj 15 vjecare si profesioniste dhe gjithashtu ne mesimdhenie te fituar ne Itali si eksperte e kesaj fushe. U hap nisur nga kërkesat e kohës në drejtim të ngritjes së standartit në parukeri dhe estetikë, që shërbimet në këto fusha të ngrihen mbi baza shkencore dhe në një nivel bashkëkohor. Pas aplikimit në MASH, themelimi i Kolegjit u bë nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 798, datë 22.07.2009, ku u lejua të hapej programi i ciklit të parë të studimit Bsc në Masazheri Estetiko – Kuruese. Me VKM nr 440, datë 09.06.2010 u bë hapja e dy programeve dy vjeçare: “Estetikë e Avancuar” dhe “Parukeri e Avancuar”. Të gjitha programet e studimit u hartuan vetem nga Eglantina Kallpakci bazuar në parimet e Bolonjës dhe sipas ekperiencës më të njohur europiane. Puna e studentit ekuivalentohet me kreditet përkatëse. Çdo vit akademik ka 60 kredite (ECTS) dhe së paku 1500 orë punë të studentit, që lejonë dhe transferimin e studimeve. Në vitin 2014, nisur nga fakti që Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, hartoi Ligjin e plotë për Arsimin Profesional të të rinjve, “New Generation” gjeti përshtatje maksimale në këtë Ministri duke patur programe thellësisht profesionale, por me një synim akoma më të lartë, atë të të qenurit sa më pranë tregut të punës. Kështu do tu shërbejë më mirë interesave të të rinjve, duke e transformuar Kolegjin Profesional “New Generation” në një Qendër Multifunksionale. Ky vizion i qartë i “New Generation” dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit, si ato te artit, të modës dhe qendrat estetike, do vijojë ta ketë prioritet për studentët dhe të gjithë të rinjtë aftësimin për përballjen me tregun e punës. Stafi Yne

Qendra Multifunksionale “New Generation” i ka kushtuar rëndësi përzgjedhjes së stafit akademik, duke patur synim formimin e plotë shkencor dhe profesional të studentëve. Kombinimi i pedagogëve vendas te perzgjedhur me shume profesionalizem nga vete Eglantina Kallpakci realizon një edukim me trend të theksuar europian. New Generation synon për marrëdhënie afatgjata me stafin akademik duke e parë atë si garanci për krijimin e një tradite për realizimin e misionit.

27/03/2020
10/03/2019

Grimi ,nje element shume i rendesishem si ne te perditshmen tone, ashtu edhe ne raste festash dhe eventesh .
Ne librin " Te jesh estetiste" ne kapitullin e gjashte do te gjeni te shpjeguar cdo detaj si te beni nje grim profesional 😊

04/03/2019

Ngjyrimi ,përgatitja e ngjyrës , mbulimi i thinjave ,si të bësh një dekolorim perfekt , si të errësosh flokun nga bjond në natural ... këto edhe më shumë i gjeni të shpjeguara qartë vetēm në librin "Të jesh Parukier "
Mëso dhe ti sekretet e të qenit profesion

Ditet e fundit te nje super oferte !
08/01/2019

Ditet e fundit te nje super oferte !

20/07/2018
11/03/2018

New generation ❤💅

https://youtu.be/J_4vEXqfIT4
03/03/2018

https://youtu.be/J_4vEXqfIT4

Konkursi ''Stilisti me i mire i Vitit'' 2006 Vendi i Pare. Ju Faleminderit .Per me shume video subscribe.

https://youtu.be/7eeLTmXqgmw
03/03/2018

https://youtu.be/7eeLTmXqgmw

-Intervista mbi ''Olimpiaden BallkanikeTe Parukerise'' 18.04.2014 Per me shume video subscribe.Ju Faleminderit

Address

Rruga E Saraçeve (tek Selvia), Pallati 11 Katesh Tirane
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when New generation Kolegji Profesional posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category