23/01/2026
Pamje nga projekti “Markuesit imunologjikë dhe imunogjenetikë në sëmundjet autoimune të gjendrës tiroide”.
Sëmundjet autoimune të gjendrës tiroide janë ndër patologjitë autoimune më të shpeshta, por baza e tyre imunologjike dhe gjenetike ndryshon nga një popullatë në tjetrën dhe mbetet pak e studiuar në popullatën shqiptare.
Rezultatet e këtij projekti ndihmojnë në:
• 🧬 Identifikimin e aleleve HLA me rol risku ose mbrojtës, specifik për popullatën shqiptare
• 👩⚕️ Njohjen e thelluar e mekanizmave të sëmundjes, duke ndihmuar diagnostikim më të hershëm dhe vlerësim më të saktë të riskut
• 🧪 Hapjen e rrugës drejt mjekësisë së personalizuar, me trajtime më të përshtatura për pacientin
• 📊 Forcimin e kërkimit shkencor kombëtar, duke krijuar të dhëna reference për studime të ardhshme
• 🏛️ Lidhjen e kërkimit me praktikën klinike, përmes prezantimit të rezultateve në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare
Ky projekti është realizuar nga Universiteti i Mjekësisë dhe është financuar nga AKKSHI.