ETwinning Albania EU

ETwinning Albania EU Official National Support Organisation for eTwinning in Albania. Connecting schools across Europe!

🌍 Dita Ndërkombëtare e PërkthimitPërkthimi nuk është vetëm kalim fjalësh nga një gjuhë në tjetrën. Ai ndërton ura mes ku...
30/09/2026

🌍 Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

Përkthimi nuk është vetëm kalim fjalësh nga një gjuhë në tjetrën. Ai ndërton ura mes kulturave, njerëzve dhe ideve, duke nxitur mirëkuptimin dhe komunikimin ndërkulturor.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, theksojmë rëndësinë e shumëgjuhësisë në një Evropë gjithnjë e më të lidhur. Përmes eTwinning, nxënësit dhe mësuesit bashkëpunojnë me shkolla nga vende të ndryshme, ndajnë përvoja, eksplorojnë diversitetin gjuhësor dhe zhvillojnë aftësi komunikimi në situata reale.

📖 Zbuloni projektin "Potes en voyage avec eTwinning / Compis de viaje con eTwinning", një shembull frymëzues i bashkëpunimit ndërkombëtar përmes gjuhëve.

Gjithashtu, njihuni me Juvenes Translatores, konkursin evropian që inkurajon të rinjtë të zbulojnë botën e përkthimit dhe vlerën e diversitetit gjuhësor.

🌍 International Translation Day

Translation is more than transferring words from one language to another. It builds bridges between cultures, people, and ideas, fostering understanding and intercultural communication.

On International Translation Day, we highlight the importance of multilingualism in an increasingly connected Europe. Through eTwinning, teachers and students collaborate with schools from different countries, share experiences, explore linguistic diversity, and develop communication skills in authentic contexts.

📖 Discover "Potes en voyage avec eTwinning / Compis de viaje con eTwinning", an inspiring example of international collaboration through languages.

Learn more about Juvenes Translatores, the European competition that encourages young people to explore the world of translation and appreciate linguistic diversity.

🌍 TË NJOHIM BOTËN PËRMES eTWINNING, QË NË KOPSHT / OPENING UP TO THE WORLD FROM KINDERGARTEN🇦🇱 Bashkëpunimi, njohja me k...
29/09/2026

🌍 TË NJOHIM BOTËN PËRMES eTWINNING, QË NË KOPSHT / OPENING UP TO THE WORLD FROM KINDERGARTEN

🇦🇱 Bashkëpunimi, njohja me kultura të ndryshme dhe shkëmbimi i përvojave mund të fillojnë që në moshë të hershme.

Përmes eTwinning, edhe fëmijët e arsimit parashkollor mund të përfshihen në aktivitete që i ndihmojnë të zbulojnë botën përreth tyre, të komunikojnë, të bashkëpunojnë dhe të krijojnë lidhje me bashkëmoshatarë nga vende të tjera.

Artikulli “Opening up to the world from kindergarten” sjell në vëmendje mundësitë që ofron bashkëpunimi evropian në arsimin parashkollor dhe mënyrën se si përvojat ndërkombëtare mund të bëhen pjesë e të nxënit që në vitet e para.

🔗 Lexoni artikullin në European School Education Platform.

🇬🇧 Collaboration, intercultural understanding and the exchange of experiences can begin from an early age.

Through eTwinning, children in early childhood education can take part in activities that help them explore the world around them, communicate, collaborate and connect with peers from other countries.

The article “Opening up to the world from kindergarten” highlights the opportunities that European collaboration offers in early childhood education and shows how international experiences can become part of learning from the very first years.

Tre ditë, dy komunitete, një qëllim i përbashkët: nga ideja te projekti! 🇦🇱🤝🇽🇰Përmbyllëm me sukses Fushatën e Përbashkët...
28/09/2026

Tre ditë, dy komunitete, një qëllim i përbashkët: nga ideja te projekti! 🇦🇱🤝🇽🇰
Përmbyllëm me sukses Fushatën e Përbashkët eTwinning Shqipëri-Kosovë 2026 “Nga ideja te projekti: Krijojmë partneritete përmes eTwinning”, një rrugëtim 3-ditor që bashkoi NSO-të, Ambasadorët eTwinning dhe mësuesit nga Shqipëria dhe Kosova rreth bashkëpunimit, shkëmbimit të ideve dhe krijimit të projekteve konkrete.
🔹 Dita I iu kushtua koordinimit ndërmjet NSO-ve dhe Ambasadorëve eTwinning, shkëmbimit të praktikave, mentorimit dhe përgatitjes së metodologjisë së punës për sesionet me mësuesit.
🔹 Dita II solli një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të mësuesve nga të dy vendet. Në frymën e Future-Ready Schools, pjesëmarrësit ndanë idetë e tyre në Padlet, u organizuan në grupe të përziera Shqipëri-Kosovë dhe, përmes sesioneve Partner Finding, punuan së bashku për t’i kthyer interesat e përbashkëta në projekt-ide konkrete.
🔹 Dita III ishte tërësisht praktike dhe dinamike. U zhvilluan demonstrime në TwinSpace, u eksploruan mjete digjitale për bashkëpunim dhe përfshirjen e nxënësve, u prezantuan projekt-idetë e hartuara gjatë punës në grupe dhe u diskutuan hapur problematikat dhe sfidat që mësuesit hasin gjatë zhvillimit të projekteve eTwinning.
Në fund të këtyre tri ditëve, ajo që mbetet nuk janë vetëm prezantimet apo aktivitetet, por kontakte të reja, partneritete, ide të konkretizuara dhe një bazë e fortë për bashkëpunime të mëtejshme ndërmjet shkollave të Shqipërisë dhe Kosovës.
🙏 Një falënderim i veçantë për të gjithë mësuesit, për energjinë, kreativitetin dhe angazhimin e tyre; për Ambasadorët eTwinning, për mbështetjen, moderimin dhe punën interaktive gjatë sesioneve; si dhe për NSO Kosovë, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe frymën e partneritetit gjatë gjithë fushatës.
Fushata përfundoi, por puna e nisur gjatë këtyre tri ditëve vazhdon.
Nga ideja te projekti.
Nga kontakti te partneriteti.
Nga partneriteti te bashkëpunimi real.

Fushata eTwinning për “Future-ready Schools” ka nisur!Nga 21 shtatori, eTwinning po sjell një seri aktivitetesh, burimes...
28/09/2026

Fushata eTwinning për “Future-ready Schools” ka nisur!

Nga 21 shtatori, eTwinning po sjell një seri aktivitetesh, burimesh dhe mundësish për të eksploruar se si mund t’i përgatisim shkollat dhe nxënësit për të ardhmen.

Në qendër të fushatës është tema “Future-ready Schools – Shkolla të përgatitura për të ardhmen”, me fokus te zhvillimi i aftësive për të ardhmen, përdorimi i përgjegjshëm i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, gjithëpërfshirja, mirëqenia dhe bashkëpunimi.

Përmes eTwinning, mësuesit dhe shkollat mund t’i kthejnë këto prioritete në bashkëpunime, projekte dhe përvoja konkrete të të nxënit me partnerë nga e gjithë Evropa.

Gjatë javëve në vijim, ndiqni eTwinning Albania për të zbuluar aktivitetet, burimet dhe mundësitë që sjell fushata.

Le të ndërtojmë së bashku shkolla të përgatitura për të ardhmen!



ENGLISH

The eTwinning “Future-ready Schools” campaign has started!

Since 21 September, eTwinning has been bringing a series of activities, resources and opportunities to explore how we can better prepare schools and pupils for the future.

At the heart of the campaign is the “Future-ready Schools” theme, focusing on developing future skills, the responsible use of technology and artificial intelligence, inclusion, wellbeing and collaboration.

Through eTwinning, teachers and schools can turn these priorities into collaborations, projects and meaningful learning experiences with partners across Europe.

Over the coming weeks, follow eTwinning Albania to discover the activities, resources and opportunities offered throughout the campaign

Let’s build future-ready schools together!

📚 IDE PËR KLASËN | Një histori, dy klasaSi ta kthejmë shkrimin nga një detyrë në klasë në një mundësi reale për të komun...
28/09/2026

📚 IDE PËR KLASËN | Një histori, dy klasa

Si ta kthejmë shkrimin nga një detyrë në klasë në një mundësi reale për të komunikuar?

Provoni të krijoni një histori të përbashkët me një klasë partnere eTwinning. Një klasë krijon personazhet dhe shkruan fillimin e historisë, ndërsa klasa partnere e vazhdon rrëfimin duke shtuar një ngjarje, personazh ose sfidë të re. Historia rikthehet te klasa e parë për kapitullin pasardhës dhe shkëmbimi vazhdon derisa nxënësit të vendosin së bashku përfundimin e saj.

Në fund, pjesët e historisë mund të bashkohen në një libër të vogël digjital, poster, revistë ose regjistrim audio.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit nuk shkruajnë vetëm për mësuesin, por për një audiencë reale. Ata lexojnë idetë e bashkëmoshatarëve, përshtaten me zhvillimin e historisë dhe ndërtojnë mbi mendimet e njëri-tjetrit. Aktiviteti mund të zhvillohet edhe në gjuhën e huaj që nxënësit po mësojnë dhe të përshtatet sipas moshës dhe nivelit të tyre.

📖 Një histori e përbashkët mund të bëhet njëkohësisht ushtrim leximi, shkrimi, komunikimi, kreativiteti dhe bashkëpunimi.

📚 Burimi i frymëzimit: Building literacy and language skills with eTwinning – European School Education Platform.

🔬 Ta sjellim shkencën më pranë nxënësve!Si mund t’i ndihmojmë nxënësit të kuptojnë më mirë botën e kërkimit shkencor dhe...
25/09/2026

🔬 Ta sjellim shkencën më pranë nxënësve!
Si mund t’i ndihmojmë nxënësit të kuptojnë më mirë botën e kërkimit shkencor dhe të frymëzohen nga njerëzit që e formësojnë atë?

European School Education Platform ofron mundësi dhe burime që ndihmojnë mësuesit të lidhin mësimin e shkencave me kërkimin, inovacionin dhe sfidat reale të shoqërisë.

✨ European Researchers’ Night u jep fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe mësuesve mundësinë të takojnë studiues, të marrin pjesë në eksperimente, demonstrime dhe aktivitete ndërvepruese që e bëjnë shkencën më të prekshme dhe frymëzuese.

🏫 Researchers at Schools sjell studiuesit më pranë klasës, përmes vizitave në shkolla, prezantimeve, aktiviteteve praktike dhe diskutimeve mbi karrierën shkencore.

📚 Frontiers for Young Minds u ofron të rinjve artikuj shkencorë të kuptueshëm mbi tema si ndryshimet klimatike, biodiversiteti, shëndeti, inteligjenca artificiale dhe hapësira.

🔗 Zbuloni më shumë në European School Education Platform.

🔬 Bringing science closer to students!
How can we help students explore the world of scientific research and connect with the people behind it?

The European School Education Platform offers opportunities and resources that help teachers connect science education with research, innovation, and real-world challenges.

✨ European Researchers’ Night gives children, young people, families, and teachers the opportunity to meet researchers and engage with science through experiments, demonstrations, exhibitions, games, quizzes, and discussions.

🏫 Researchers at Schools brings researchers directly into classrooms through school visits, presentations, hands-on activities, and career-focused discussions.

📚 Frontiers for Young Minds provides accessible scientific articles on topics such as climate change, biodiversity, health, artificial intelligence, and space, helping young readers discover real research in an engaging way.

🔗 Discover more through the European School Education Platform.

Si mund t’i ndihmojmë nxënësit të jenë më të përgatitur për të përballuar situata të papritura, për të marrë vendime të ...
25/09/2026

Si mund t’i ndihmojmë nxënësit të jenë më të përgatitur për të përballuar situata të papritura, për të marrë vendime të informuara dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive?

Tutoriali online “Prepared for what? Building life skills through classroom decisions” ofron ide dhe strategji praktike që mund të zbatohen drejtpërdrejt në klasë për të mbështetur zhvillimin e aftësive jetësore te nxënësit.

Gjatë tutorialit do të eksploroni mënyra për të zhvilluar:
✅ të menduarit kritik
✅ komunikimin dhe bashkëpunimin
✅ zgjidhjen e problemeve
✅ vendimmarrjen
✅ reziliencën dhe aftësinë për t’u përshtatur
✅ përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen aktive në procesin e të nxënit

How can we help students become better prepared to face unexpected situations, make informed decisions, and collaborate effectively?

The online tutorial “Prepared for what? Building life skills through classroom decisions” offers practical ideas and strategies that can be immediately applied in the classroom to support the development of students’ life skills.
Throughout the tutorial, you will explore ways to foster:
✅ critical thinking
✅ communication and collaboration
✅ problem-solving
✅ decision-making
✅ resilience and adaptability
✅ responsibility and active participation in learning

The tutorial is self-paced, allowing you to learn independently at a time and pace that suits you, with no completion deadline.

📌 It includes practical classroom examples, reflection prompts, and self-assessment activities to support your professional practice.

🔗 Discover the tutorial on the European School Education Platform.

🌍 Gjuhët na bashkojnë!Me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve 2026, Komisioni Evropian organizon aktivitetin virtual:"Lan...
23/09/2026

🌍 Gjuhët na bashkojnë!
Me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve 2026, Komisioni Evropian organizon aktivitetin virtual:

"Languages unite! How languages shape inclusion"
"Gjuhët na bashkojnë! Si ndikojnë gjuhët në gjithëpërfshirje"

Ky aktivitet do të vendosë në fokus rolin e gjuhëve në krijimin e mjediseve arsimore më gjithëpërfshirëse, duke nxitur komunikimin, mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen aktive në komunitetin shkollor.

📅 30 shtator 2026
💻 Online

🌍 Languages unite!
To celebrate the European Day of Languages 2026, the European Commission is organising the online event:

"Languages unite! How languages shape inclusion"

The event will explore the role of languages in creating more inclusive learning environments and promoting communication, mutual understanding, and active participation within school communities.

📅 30 September 2026
💻 Online

KOMUNIKIMI NUK NJEH KUFIJ / COMMUNICATION HAS NO BOUNDARIESÇdo fëmijë ka të drejtë të shprehet, të dëgjohet dhe të marrë...
23/09/2026

KOMUNIKIMI NUK NJEH KUFIJ / COMMUNICATION HAS NO BOUNDARIES

Çdo fëmijë ka të drejtë të shprehet, të dëgjohet dhe të marrë pjesë plotësisht në procesin e të nxënit. Gjuha e shenjave është shumë më tepër se një formë komunikimi, ajo është një urë që afron njerëzit dhe kontribuon në ndërtimin e një arsimi më gjithëpërfshirës.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave, ju ftojmë të zbuloni projektin fitues të Çmimit eTwinning 2025, “Podcast.us”, i cili dëshmon se si bashkëpunimi, kreativiteti dhe komunikimi mund të krijojnë mundësi të reja për të gjithë nxënësit.

Përmes projekteve eTwinning, shkollat ndërtojnë mjedise ku diversiteti vlerësohet, përfshirja promovohet dhe çdo zë ka rëndësi.

EN:Every child has the right to express themselves, to be heard and to participate fully in the learning process. Sign languages are much more than a means of communication; they are a bridge that connects people and supports a more inclusive education.

On the occasion of the International Day of Sign Languages, we invite you to discover the eTwinning Prize Winner 2025, “Podcast.us”, a project that demonstrates how collaboration, creativity and communication can create new opportunities for all learners.

Through eTwinning projects, schools build learning environments where diversity is valued, inclusion is promoted and every voice matters.

https://audiovisual.ec.europa.eu/en/media/video/I-283800

Keni nevojë për ide për projektin tuaj të ardhshëm eTwinning? 🤔Libri i eTwinning për vitin 2026, "Të mësuarit për jetën:...
21/09/2026

Keni nevojë për ide për projektin tuaj të ardhshëm eTwinning? 🤔

Libri i eTwinning për vitin 2026, "Të mësuarit për jetën: Ndërtimi i aftësive bazë përmes eTwinning", është i mbushur plot me projekte reale, aktivitete në klasë dhe burime evropiane për zhvillimin e aftësive bazë përmes bashkëpunimit.

📖🇪🇺🤝 Zbuloni se si mësuesit në mbarë Evropën po i ndihmojnë nxënësit të ndërtojnë aftësi thelbësore, duke i bërë ata pjesëmarrës aktivë në mësimin e tyre.

Lexoni librin dhe frymëzohuni:

https://school-education.ec.europa.eu/en/discover/news/building-basic-skills-through-etwinning?pk_campaign=Esep_etwinning_meta&pk_source=Facebook

💡Need ideas for your next eTwinning project?

The 2026 book, 'Learning for life: Building basic skills through eTwinning', is packed with real projects, classroom activities and European resources for developing basic skills through collaboration.

🤝Discover how teachers across Europe are helping pupils build essential skills while making them active participants in their learning.

Read the book and get inspired 👉 https://school-education.ec.europa.eu/en/discover/news/building-basic-skills-through-etwinning?pk_campaign=Esep_etwinning_meta&pk_source=Facebook

Address

ALB-1001, Rruga E Durrësit 23, Tiranë
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 04:30
Tuesday 08:00 - 04:30
Wednesday 08:00 - 04:30
Thursday 08:00 - 04:45
Friday 08:00 - 02:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ETwinning Albania EU posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category