08/05/2019
Tiranë a e di?
Aleksandar Vučić, president i shtetit serb i cili me këmbëngulje refuzon të pranojë se ndaj shqiptarëve në Kosovë u kryen krime, vjen sot në Shqipëri si të mos kishte ndodhur asgjë. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri po i ftojnë qytetarët personalisht të marrin pjesë në një tubim të qetë dhe dinjitoz në të cilin simbolikisht do t’i dëshmohet shovinistëve Vučić e Dodik se Shqipërinë dhe shqiptarët nuk mund t’i shkelësh. Sot në ora 18:00, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë busteve të vëllezërve Frashëri, merr familjen dhe miqtë dhe eja të tregojmë me kulturë e qytetari se nuk pranojmë të turpërohemi.