Instituti i Historisë - IH / Albanian Institute of History

Instituti i Historisë - IH / Albanian Institute of History Instituti i Historisë është institucioni i vetëm i specializuar mbi studimet historike

30/09/2026
22/09/2026

Të mërkurën, më 23 shtator 2026, në orën 16:00, transmetohet episodi i dymbëdhjetë i “Podcast Akademia” me akademik Hamit Kaba





Në episodin e dymbëdhjetë të “Podcast Akademia”, mirëpresim akademik Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në këtë episod ndalemi te roli dhe veprimtaria e Institutit të Historisë, organizimi i punës kërkimore, projektet që janë aktualisht në zhvillim, si dhe bashkëpunimet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare.

Biseda sjell në vëmendje edhe ndryshimet nga reformimi i Akademisë së Shkencave, rëndësinë e përfshirjes së diasporës në kërkimin historik, projektet dhe punën e Institutit.

Bisedat dhe intervistat e “Podcast Akademia” transmetohen në rrjetet sociale të ASHSH-së, për episodet e mëparshme klikoni linket:

• Episodin e I të Podcast AKADEMIA me akademik Arben Merkoçin e ndiqni këtu: https://youtu.be/lyVdRtd1RnA
• Episodin e 2 të Podcast AKADEMIA me z. Andreas Dushi, e ndiqni këtu: https://youtu.be/3878cqY1yG8
• Episodin e 3 të Podcast AKADEMIA me akademik Ilia Mikerezi e ndiqni këtu: https://youtu.be/7a00s4cXvZc
• Episodin e 4 të Podcast AKADEMIA me akademik Rrapo Ormëni e ndiqni këtu: https://youtu.be/QftTRhucfc8
• Episodin e 5 të Podcast AKADEMIA me akademik Besnik Baraj dhe prof. dr. Melissa Perry e ndiqni këtu: https://youtu.be/4FGJVypJ9zw
•Episodin e 6 të Podcast AKADEMIA me akademik Gëzim Hoxha e ndiqni këtu: https://youtu.be/Duw7U-B7iPg
•Episodin e 7 të Podcast AKADEMIA me akademik Shaban Sinani e ndiqni këtu: https://youtu.be/Lequb8eAro0
•Episodin e 8 të Podcast AKADEMIA me prof. asoc. Belfjore Qosen e ndiqni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=lsSpbz020Y0&feature=youtu.be
•Episodin e 9 të Podcast AKADEMIA me akademiken Aurela Anastasi e ndiqni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=JNE0xIKpBiA&feature=youtu.be
•Episodin e 10 të Podcast AKADEMIA me akademik Gjovalin Shkurtaj e ndiqni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=Ehx0MDmc-hE
•Episodin e 11 të Podcast AKADEMIA me z. Artan Shkreli e ndiqni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=NJ0sEV60WdU

Bëni subscribe të kanalit youtube të ASHSH; https://youtube.com/...
www.akad.gov.al

20/09/2026

Përkujtojmë në ditën e lindjes atdhetarin dhe luftëtarin Çerçiz Topulli





Çerçiz Topulli lindi më 20 shtator 1880 në Gjirokastër. Ai ishte atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave për çlirimin kombëtar të vendit dhe Hero i Popullit.

Rol të rëndësishëm në formimin e tij luajti vëllai i tij më i madh, Bajo Topulli. Në thirrjen “Nga malet e Shqipërisë”, drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën “Shpresa e Shqipërisë”, Çerçiz Topulli kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e pavarur.

Në 1907, ai komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, veçanërisht në krahinat e Gjirokastrës dhe Korçës.

Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë, në fillim të marsit 1908, në Gjirokastër, komandantin turk të xhandarmërisë.

Çerçiz Topulli drejtoi Luftën e Mashkullorës në 1908, si dhe punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për hapjen e shkollave shqipe në vise të ndryshme të vendit.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ai u vu në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, për sprapsjen e forcave greke nga tokat e pushtuara në Jug pas Konferencës së Londrës, si dhe kundër rebelimit të Haxhi Qamilit në Shqipërinë e Mesme.

Në shtator të vitit 1914, Çerçiz Topulli, së bashku me Muço Qullin, ndodhej në Shkodër, ku mendohet se kishte shkuar për t’iu bashkuar mbrojtësve të trojeve shqiptare nga pushtimi serbo-malazez.

U vra më 15 korrik 1915 në Fushën e Shtoit, në Shkodër, nga forcat pushtuese malazeze.
Në vitin 1937, eshtrat e Çerçiz Topullit u sollën në Gjirokastër.

www.akad.gov.al

18/09/2026
Prof. dr. Afrim Krasniqi promovoi botimin "VOA dhe Shqipëria. Viti 1990 në "Zërin e Amerikës".www.akad.gov.al
18/09/2026

Prof. dr. Afrim Krasniqi promovoi botimin "VOA dhe Shqipëria. Viti 1990 në "Zërin e Amerikës".
www.akad.gov.al

Prof. dr. Ledia Dushku promovoi aktet e konferencave "Rruga e shqiptarëve drejt pavarësisë. Sfidat e procesit të shtetnd...
18/09/2026

Prof. dr. Ledia Dushku promovoi aktet e konferencave "Rruga e shqiptarëve drejt pavarësisë. Sfidat e procesit të shtetndërtimit" dhe "Shqipëria mes dy luftërave botërore. Aspekte të politikës të së drejtës dhe shoqërisë shqiptare në vitet, 1925-1939".
www.akad.gov.al

Address

Instituti I Historisë, Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 3 Tiranë
Tirana
1002

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+35542240713

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Historisë - IH / Albanian Institute of History posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Instituti i Historisë - IH / Albanian Institute of History:

Shortcuts

Share