Estsi

Estsi This project aims to raise awareness of social entrepreneurship among students, who represent the next generation of managers, leaders and entrepreneurs.

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module : “Encourage Sustainability Through Social Initiatives”, u zhvillua edicioni i...
25/07/2026

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module : “Encourage Sustainability Through Social Initiatives”, u zhvillua edicioni i konkursit Young Innovators 2026, një nga aktivitetet më të rëndësishme akademike të fakultetit.

Rrerh 450 studentë të vitit të tretë të programeve Administrim Biznesi dhe Informatikë Ekonomike zhvilluan gjatë semestrit 150 ide inovative biznesi, të cilat adresuan sfida ekonomike, sociale dhe mjedisore. Pas një procesi të detajuar vlerësimi, 13 projekte finaliste konkurruan në fazën finale të aktivitetit.

Finalja mblodhi mbi 300 pjesëmarrës nga institucione publike, organizata ndërkombëtare, biznesi, akademia dhe komuniteti studentor. Projektet u prezantuan përpara një jurie të përbërë nga profesionistë dhe ekspertë të njohur, të cilët ofruan vlerësime, këshilla dhe rekomandime për zhvillimin e mëtejshëm të ideve inovative.

Një fokus i veçantë në këtë edicion iu kushtua sipërmarrjes sociale, duke promovuar zgjidhje që krijojnë ndikim pozitiv në shoqëri dhe mjedis. Çmimi “Social Business Award” iu akordua projektit Teatri Lëvizës, ndërsa projekte si Eco Green Garden, Light Lamp dhe Nova dëshmuan potencialin e të rinjve për të ndërtuar zgjidhje të qëndrueshme dhe me vlerë për komunitetin.

Ky projekt i jep mundësinë studentëve të frymëzohen drejt inovacionit, sipërmarrjes dhe ndikimit pozitiv në shoqëri.

jeanmonnetmodule

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module : “Encourage Sustainability Through Social Initiatives”, u zhvillua leksioni i...
02/07/2026

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module : “Encourage Sustainability Through Social Initiatives”, u zhvillua leksioni i hapur me temën “Rëndësia e biznesit social: Pse biznesi juaj duhet të jetë social?“, me pjesëmarrjen e studentëve dhe drejtuesit të Growpreneur Accelerator, Dr. Shkëlzen Marku.

Gjatë leksionit u diskutua se si çdo biznes është në thelb social, pasi ndikon në vendet e punës, komunitetet, sjelljen dhe përdorimin e burimeve. Studentët u inkurajuan të reflektonin mbi idetë e tyre të biznesit duke marrë në konsideratë problemet që zgjidhin, kush përfiton, ndikimet e mundshme negative dhe mundësitë për krijimin e vlerës sociale ose mjedisore së bashku me gjenerimin e të ardhurave.

Në përfundim, studentën patën mundësinë të njohin më shumë se si sipërmarrja mund të kombinojë suksesin ekonomik me krijimin e vlerës sociale, duke formësuar të ardhmen e biznesit të përgjegjshëm.

jeanmonnetmodule

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module: “Encourage Sustainability Through Social Initiatives”, u zhvillua një leksion...
19/06/2026

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module: “Encourage Sustainability Through Social Initiatives”, u zhvillua një leksion i hapur i fokusuar në rolin e biznesit social në promovimin e përfshirjes sociale dhe mbështetjen e grupeve të margjinalizuara.

Gjatë aktivitetit, studentët u njohën me konceptet kryesore të përfshirjes sociale, sfidat që përballin komunitetet e margjinalizuara në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe mundësitë që ofron biznesi social për krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Përmes diskutimeve interaktive, të ftuarit analizuan çështje si pabarazia në punësim, barrierat në arsim, sfidat e të rinjve, barazia gjinore dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu pati diskutime dhe ide inovative, duke evidentuar potencialin e biznesit social për të gjeneruar ndikim pozitiv dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module: “Encourage Sustainability Through Social Initiatives”, u zhvillua leksioni i ...
15/06/2026

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module: “Encourage Sustainability Through Social Initiatives”, u zhvillua leksioni i hapur me temë “Modeli i Biznesit për Ndërmarrjet Sociale”, me pjesëmarrjen e studentëve dhe ekspertëve të fushës.

Gjatë leksionit u trajtuan konceptet kryesore të ndërmarrjes sociale, duke u fokusuar në mundësitë dhe sfidat që paraqet ky model biznesi në Shqipëri. Studentët patën mundësinë të punonin në grupe dhe të njiheshin në mënyrë praktike me elementët e Business Model Canvas, duke zhvilluar aftësitë e tyre në analizimin dhe projektimin e modeleve të biznesit me ndikim social.

Një vlerë e shtuar e aktivitetit ishte pjesëmarrja e të ftuarve Z. Arben Shamia dhe Znj. Anejda Bajraktari, të dy sipërmarrës socialë, të cilët ndanë me studentët përvojat dhe rrugëtimin e tyre në krijimin e iniciativave me ndikim në komunitet. Përmes eksperiencës personale dhe diskutimeve interaktive, ata motivuan studentët të eksplorojnë mundësitë që ofron sipërmarrja sociale për adresimin e sfidave shoqërore dhe krijimin e vlerës së qëndrueshme.

📚✨ LEKSION I HAPUR ✨📚Ju ftojmë të merrni pjesë në leksionin e hapur me Shkelzen Marku mbi temën:🔹 “The Importance of Soc...
10/05/2026

📚✨ LEKSION I HAPUR ✨📚

Ju ftojmë të merrni pjesë në leksionin e hapur me Shkelzen Marku mbi temën:

🔹 “The Importance of Social Business – Why Should Your Business Be Social?”

🗓 E hënë, 11 Maj 2026
🕓 Ora 16:30
📍 Kinoteatri B203

Gjatë këtij leksioni do të diskutohet mbi rëndësinë e biznesit social, ndikimin e tij në shoqëri dhe mënyrën sesi bizneset moderne mund të krijojnë vlerë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale.

🎓 Ftohen të marrin pjesë studentë, pedagogë dhe të gjithë të interesuarit për inovacionin, sipërmarrjen dhe ndikimin social në biznes.

These activities will brings together a series of activities designed to connect knowledge with real-world action—throug...
10/05/2026

These activities will brings together a series of activities designed to connect knowledge with real-world action—through expert lectures, hands-on initiatives, and collaborative projects, students will transform learning into meaningful social and sustainable change.

This initiative seeks to develop three Jean Monnet modules at the Faculty of Economy, University of Tirana: 'Business Ma...
07/05/2026

This initiative seeks to develop three Jean Monnet modules at the Faculty of Economy, University of Tirana: 'Business Management' (BM), 'Human Recourse Management' (HRM), and 'Innovation'. All three of these bachelor courses will work together to raise awareness of the importance of inclusivity and social responsibility as one of the European Union's sustainable development policies and objectives.
This project emphasizes the importance that the snowball effect from the creation of social start-ups has on the economy and future social initiatives. Since the three courses give thorough, up-to-date information about the theoretical-practical elements related to the creation and management of social organizations, they will serve as a strong foundation for our project's aim.

—————————————————————————

Kjo iniciativë synon të zhvillojë tre module Jean Monnet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës: 'Menaxhimi i Biznesit' (BM), 'Menaxhimi i Burimeve Njerëzore' dhe 'Inovacioni'. Të tre këto kurse bachelor do të jenë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përfshirjes dhe përgjegjësisë sociale si një nga politikat dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian.
Ky projekt thekson rëndësinë e krijimit të startup-eve sociale në ekonomi dhe iniciativat e ardhshme sociale. Të tre kurset japin informacion të plotë dhe të azhurnuar rreth elementëve teoriko-praktikë që lidhen me krijimin dhe menaxhimin e organizatave sociale, ato do të shërbejnë si një bazë e fortë për qëllimin e këtij projekti.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Estsi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share