03/10/2026
Tirana Business University mirëpriti delegacionin e lartë shkencor të Universitetit Politeknik të Bialistokut (Poloni), në kuadër të projektit kërkimor RURALSTRAT dhe konceptit inovativ Human-Centered Smart Village. Vizita u mirëprit nga Administratori i TBU-së, Dr. Altin Sholla, ndërsa takimi akademik u bashkëmoderua nga Prof. Assoc. Dr. Aurela Braholli dhe Dr. Gert Dragoshi. Delegacioni p***k, i kryesuar nga Prof. dr hab. Katarzyna Czerewacz-Filipowicz, së bashku me Dr. Marta Małecka-Dobrogowska, prezantoi potencialin kërkimor dhe mundësitë e bashkëpunimit akademik.
Takimi vijoi me Rektoren e TBU-së, Prof. Dr. Vasilika Kume, në prani të Prof. Dr. Elvin Meka, Prorektor dhe Dekan i Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë, si dhe Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli, Dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit. Në fokus ishin hapat konkretë drejt një partneriteti afatgjatë: Memorandumi i Mirëkuptimit, mobilitetet Erasmus+ KA171, programet Double Degree, publikimet e përbashkëta shkencore dhe bashkëpunimet në Horizon Europe dhe CBHE.
Për koordinimin e partneritetit u caktuan Prof. Asoc. Dr. Gerti Sqapi nga TBU dhe Dr. Gert Dragoshi nga Universiteti Politeknik i Bialistokut. Ky partneritet shënon një tjetër hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin, kërkimin shkencor dhe integrimin evropian të TBU-së, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik. 🇦🇱🇵🇱🇪🇺