06/06/2026
🌍♻️ DITA NDËRKOMBËTARE E MBROJTJES SË MJEDISIT ♻️🌍
Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit, nxënësit e klasave IX, X dhe XI prezantuan posterat dhe projektet e tyre, duke ndërthurur njohuritë e fituara në lëndën e Kimisë me ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Përmes temave si:
🧪 Kimia në jetën e përditshme, Shkenca që na shërben çdo ditë, klasa IX;
🌱 Nga nafta te jeta moderne – hidrokarburet, polimerët dhe kujdesi për planetin, klasa XI
💊 Substancat kimike në kozmetikë dhe ndikimi i tyre në shëndet dhe mjedis, ndërgjegjësimi shkencor dhe përgjegjësia qytetare tek nxënësit, klasa X;
📚nxënësit treguan se kimia është një shkencë që na ndihmon të kuptojmë botën që na rrethon dhe të marrim vendime të përgjegjshme për të ardhmen.
Nxënësit kanë ndërtuar modelet 3D, duke vizualizuar strukturën hapësinore të përbërjeve organike, hidrokarbureve dhe rëndësinë e tyre në jetën e përditëshme.
Përmes punës kërkimore, krijimtarisë dhe prezantimeve shkencore, nxënësit dëshmuan se:
🌍 Njohuria shkencore nxit ndërgjegjësimin.
♻️ Ndërgjegjësimi nxit veprimin.
🌱 Veprimi mbron mjedisin dhe të ardhmen tonë.
Falënderojmë të gjithë nxënësit për përkushtimin, kreativitetin dhe mesazhet e vlefshme që përcollën për mbrojtjen e natyrës dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve të planetit tonë.
Mësuese: Manjola Bani
🌍🧪♻️🌱