05/06/2026
Paraprovim ne lëndën e Gjuhës Shqipe.
Nxeneset testuan njohurite e tyre dhe u pergatiten per vleresimin e ardhshem ne nje atmosfere pune dhe perkushtimi.
Suksese!
Postime rreth aktiviteteve shkollore, njoftime dhe informacione te ndryshme.
05/06/2026
Paraprovim ne lëndën e Gjuhës Shqipe.
Nxeneset testuan njohurite e tyre dhe u pergatiten per vleresimin e ardhshem ne nje atmosfere pune dhe perkushtimi.
Suksese!
04/06/2026
Ne kuader te oreve digjitale ne lenden e Gjuhes Shqipe, nxenesit e klases se 9-te zhvilluan oren mesimore me teme : Stilet e gjuhes letrare shqipe.
Permes aktiviteteve interaktive dhe perdorimit te mjeteve digjitale, nxenesit u njohen me vecorite e stileve te ndryshme te gjuhes letrare dhe rendesine e tyre ne komunikim.
Kjo menyre pune e beri oren me terheqese dhe ndihmoi ne kuptimin me te mire te temes.
02/06/2026
Paraprovim me nxënëset e klasës së nëntë.
Lënda: Anglisht.
Ky aktivitet sherbeu per te vleresuar nivelin e pergatitjes se tyre dhe per te identifikuar detajet qe kerkojne me shume vemendje para testimit perfundimtar.
Suksese vajzave në të gjitha provimet!
02/06/2026
Ne kuader te oreve digjitale ne lenden e Gjuhes Shqipe, nxenesit e klasava IV-V zhvilluan oren mesimore me teme "Krijimi i nje perralle". Nxenesit perdoren imagjinaten dhe kreativitetin e tyre per te krijuar personazhe dhe ngjarje interesante. Perdorimi i mjeteve digjitale e beri oren me dinamike dhe terheqese, duke rritur angazhimin dhe motivimin e nxenesve.
Gjuha Shqipe dhe teknologjia se bashku sjellin mesim me kreativ dhe me efektiv.
01/06/2026
Gezuar 1 Qershorin yje!
Gezuar 1 Qershorin femije!
28/05/2026
🕑Në kuadër të orëve digjitale në lëndën e matematikës, nxënësit zhvilluan orën mësimore me temë “Probabiliteti”.
📍Një pjesë shumë tërheqëse e përforcimit të njohurive ishte përdorimi i platformës Kahoot, ku nxënësit morën pjesë në kuize interaktive dhe sfiduese.
📍Kjo mënyrë mësimi e bëri orën më dinamike, argëtuese dhe rriti motivimin e tyre për të mësuar.
📍Matematika dhe teknologjia së bashku sjellin mësim më kreativ dhe më efektiv!
21/05/2026
Nxenesit e klasës së parë realizuan një orë mësimore kreative me temë “Biskota me gjyshen”ne lenden Gjuhe shqipe.
Përmes përdorimit të mjeteve digjitale, fëmijët dëgjuan, panë dhe bashkëpunuan në aktivitete argëtuese, duke zhvilluar imagjinatën, komunikimin dhe aftësitë teknologjike. Atmosfera e ngrohtë dhe bashkëpunuese e bëri orën mësimore të veçantë dhe plot emocione pozitive për nxënësit.
Mesuesja e klases Anisa Nastimi.
Let's eat healthy every day - Le të ushqehemi shëndetshëm çdo ditë!
Një këngë e krijuar me nxënësit e klasës II & III.
Atmosfera në klasë ishte plot energji, bashkëpunim dhe kreativitet, duke e bërë procesin e të nxënit më tërheqës dhe motivues për të gjithë nxënësit.
20/05/2026
Në lëndën e Gjuhës Angleze, u zhvillua një orë digjitale me temë: “Time to Eat”, nga mësuesja e lëndës Anxhela Kodra.
Nxënësit morën pjesë me interes dhe entuziazëm në aktivitete interaktive, ushtrime praktike dhe lojëra edukative të realizuara në mënyrë digjitale. Gjatë orës mësimore, ata zgjeruan njohuritë rreth ushqimeve të shëndetshme dhe jo të shëndetshme, si dhe ushtruan përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të reja në gjuhën angleze.
Ora u zhvillua në një atmosferë aktive, bashkëpunuese dhe krijuese, duke nxitur komunikimin, pjesëmarrjen dhe mendimin kritik të nxënësve.