Gjimnazi "Sevasti Qiriazi"

Gjimnazi "Sevasti Qiriazi" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjimnazi "Sevasti Qiriazi", Public School, Tirana.

29/09/2026

🏐🔥 11-ta 🆚 12-ta 🔥

Një përballje e mbushur me energji, emocione dhe shumë momente të bukura! 💥
Një ndeshje, shumë kujtime. ❤️
Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e saj!

24/09/2026

Sot, në Gjimnazin “Sevasti Qiriazi”, u zhvillua takimi i parë me prindërit, një moment i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin mes shkollës dhe familjes – dy shtylla të domosdoshme në edukimin dhe formimin e nxënësve tanë. 🤝📚

Gjatë takimit u diskutua mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor, përgjegjësitë e nxënësve, komunikimin e vazhdueshëm prind–mësues dhe mënyrat se si mund t’i mbështesim të rinjtë tanë për të zhvilluar aftësitë dhe potencialin e tyre.

Një moment i veçantë ishte edhe prezantimi i psikologes së shkollës dhe Oficeres së Sigurisë me prindërit dhe nxënësit e klasave të X-ta, ku u prezantuan rolet dhe mbështetja që ofrojnë në jetën shkollore, si dhe rëndësia e bashkëpunimit me nxënësit, prindërit dhe stafin pedagogjik.

U theksua rëndësia e komunikimit të hapur, respektimit të rregullave të shkollës, parandalimit të problematikave dhe krijimit të një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo nxënës. 🏫💙

Të dëgjosh prindërit, të shkëmbesh ide dhe të ndërtosh së bashku zgjidhje, do të thotë të krijosh një shkollë edhe më të afërt me nxënësit, familjet dhe komunitetin.

Sepse edukimi nuk është vetëm ajo që ndodh brenda klasës.
Është një rrugëtim që e bëjmë së bashku – shkollë, familje dhe nxënës! ❤️

Gjimnazi “Sevasti Qiriazi”
🌟 Bashkë për një vit shkollor të suksesshëm

15/09/2026

✨ Një vit i ri shkollor, një ekip i bashkuar, të njëjtat vlera.

Pas çdo suksesi të nxënësve qëndron një kolektiv i përkushtuar, bashkëpunues dhe i gatshëm të japë më të mirën çdo ditë. 📚🤍

Me energji të reja, profesionalizëm dhe besim te puna jonë, nisim së bashku një tjetër vit plot sfida, mundësi dhe suksese.

Mirë se erdhe, viti i ri shkollor! 🏫✨

13/07/2026
07/03/2026

Në kuadër të festës së 7 Marsit, në shkollën tonë u organizua një aktivitet festiv në nder të mësuesve. Nxënësit përgatitën recitime, këngë dhe mesazhe falënderimi për të shprehur mirënjohjen ndaj punës dhe përkushtimit të mësuesve. Atmosfera ishte shumë e ngrohtë dhe festive, ku nuk munguan emocionet, buzëqeshjet dhe duartrokitjet. Ky aktivitet ishte një moment i veçantë për të vlerësuar rolin e rëndësishëm të mësuesit në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. 🌸📚

24/02/2026
📚🇦🇱 Një udhëtim në historinë e Shqipërisë!Nxënësit tanë ndoqën një dokumentar frymëzues mbi rrugëtimin e popullit shqipt...
19/11/2025

📚🇦🇱 Një udhëtim në historinë e Shqipërisë!
Nxënësit tanë ndoqën një dokumentar frymëzues mbi rrugëtimin e popullit shqiptar.
Me shumë kuriozitet dhe emocione, ata zbuluan se sa e pasur është trashëgimia jonë dhe sa e rëndësishme është ta njohim për të ndërtuar të ardhmen. ✨

Sot gjimnazi ynë “Sevasti Qiriazi” shpall me kënaqësi 4 kandidaturat për KRYESENATOR/E #1 Geralda Hoxha #2 Juarda Allush...
04/10/2025

Sot gjimnazi ynë “Sevasti Qiriazi” shpall me kënaqësi 4 kandidaturat për KRYESENATOR/E

#1 Geralda Hoxha
#2 Juarda Allushi
#3 Adelisia Ramaj
#4 Eraldo Lumaj

✔️ Secili prej nxënësve tanë ka marrë përsipër të përfaqësojë më së mirë zërin e nxënësve dhe të kontribuojë në zhvillimin e gjimnazit tonë duke kapërcyer sfida nga më të ndryshmet. 💪🏻

✔️ Ky është momenti kur fillon rrugëtimi i zgjedhjeve deri ditën e martë ku ju do të vendosni nëpërmjet një procesi të drejtë e të pastër me frymë bashkëpunimi. Ky është momenti për energji të reja, përkushtim dhe shumë energji.

✔️ U urojmë suksese të katër kandidatëve në këtë garë dhe le të fitojë më i miri! 🥇💪🏻

🔬📚 Ora e Kimisë ndryshe!Sot, nxënësit u kthyen në kërkues shkencorë 🌍💡 duke prezantuar projektet e tyre mbi ciklet e ele...
01/10/2025

🔬📚 Ora e Kimisë ndryshe!
Sot, nxënësit u kthyen në kërkues shkencorë 🌍💡 duke prezantuar projektet e tyre mbi ciklet e elementeve në natyrë – cikli i ujit 💧, cikli i karbonit 🌿, cikli i azotit ☁️ dhe më shumë!
Me kreativitet, punë në grup dhe shumë përkushtim 🤝🎨, ata na treguan sa e bukur dhe e ndërlidhur është natyra me shkencën!🌱🧪

🌍📚 Dita e Gjuhëve të Huaja në shkollën tonë!Sot, nxënësit sollën ngjyrat, kulturat dhe bukurinë e gjuhëve të ndryshme ng...
27/09/2025

🌍📚 Dita e Gjuhëve të Huaja në shkollën tonë!
Sot, nxënësit sollën ngjyrat, kulturat dhe bukurinë e gjuhëve të ndryshme nga e gjithë bota! 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧
Me këngë, poezi, prezantime kulturore dhe shumë buzëqeshje, kremtuam rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve të huaja dhe të kuptuarit mes kulturave 🌐❤️

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Sevasti Qiriazi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category