15/06/2022
Live tek Rudina, tv Klan
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilla pediatrike, Educational consultant, Tirana.
15/06/2022
Live tek Rudina, tv Klan
Më lejoni të shpjegoj shkurtimisht :
Shumë nga sfidat mbi shëndetin tejkalohen duke u këshilluar me një mjek.
Qëllimi që e hapa këtë faqe ishte këshillimi dhe edukimi shëndetsor.
➡️Shëndeti përkufizohet si gjendje e mirëqenies fizike , mendore dhe emocionale.
➡️ Kujdesi shëndetësor është mjeti për të arritur këtë qëllim.
E rëndësishme është të konsiderojmë se për të pasur një shëndet të mirë, duhet të promovohet përgjegjësia individuale.
Kjo do të thotë të adoptosh zakone të shëndetshme (larg veseve si alkoli, duhani, etj).
🔸Shëndeti lidhet me stilin e jetesës, mënyrën e ushqyerjes, gjithashtu.
Në vitet e fundit, edukimi për shëndetin ka marrë një rëndësi të madhe.
Për këtë ka informacione në internet.
🔸Është e nevojshme të dimë si ta përdorim atë dhe të kërkojmë gjithmonë burime të besueshme dhe shkencore. Gjithnjë e më shumë po rriten aplikacionet e programet në dispozicion me qëllimin e promovimi të shëndetit.
Nuk është kurrë vonë për të mësuar dhe për të marrë përgjigje për shëndetin.
➡️ Nëpërmjet komunikimit interaktiv me mjekun ju mund të merrni përgjigje për problemet që ju shqetësojnë.
11/06/2022
Ju ftoj të ndiqni këshillat e logopedistes...edhe në kanalin r saj në Youtube
4 Mënyra për të Ndaluar Tantrumet (Shpërthimet e Inatit) te Fëmijët e Vegjël Të qara, të bërtitura, fëmijë që shtrihen përtokë, këto janë karakteristika të tantrumeve apo shpëthimeve të inatit. Tantrumet janë të zakonshme në fëmijërin...
08/06/2022
29/05/2022
Çfaqja e disa bullëzave në lëkurën e fëmijëve i jep pamjen e lëkurës së djegur.
Shkaktohet nga stafilokoku është një infeksion bakterial i zakonshëm.
Predominon në stinën e nxehtë
Tek fëmijët, sëmundja fillon me shqetësim lodhje dhe skuqje e lëkurës.
Tek fëmijët me imunitet të dobësuar ky infeksion merr formën e gjeneralizuar e cila quhet Sindroma e lëkurës së djegur nga stafilokoku.
SSSS është një proces i ndërmjetësuar nga toksinat e stafilokokut aureus.
Ky mikrob prodhon toksinën eksfoliative A dhe B. Këto toksina veprojnë duke shkaktuar një ndarje në shtresën granulosum të epidermës dhe prania e toksinës në qarkullimin e gjakut shkakton skuqje difuze tipike për gjendjen.
Incidenca maksimale është midis moshës 2 -5 vjeç,
Mbi 5 vjeç, gjendja është ajo e një impetigo të zakonshme.
Rënia e filtrit renal supozohet se është pjesërisht përgjegjëse për prekjen e veshkave vetëm në disa fëmijë.
Skuqja fillon me shpejtësi, shpesh me fillimin e eritemës së ngjashme me djegien nga dielli që është e ndjeshme.
Kjo eritemë ia lë vendin me shpejtësi fshikëzave ose bullëzave të mbushura me lëng, të cilat çahen lehtësisht dhe formojnë erozione të mëdha dhe zona deskuamimi ( rjepje) të hollë. Këto gjetje të lëkurës janë të theksuara në palosjet e lëkurës, duke përfshirë qafën, sqetullat dhe ijën; me eritemë domethënëse periorbitale dhe periokulare që shkakton kore të trashë me ngjyrë të verdhë.
Mjekohet me antibiotikë me spektër të gjerë veprimi.
28/05/2022
Helmimet aksidentale tek fëmijët, kujdesi që duhet të tregojmë Helmimet aksidentale të fëmijëve mund të ndodhin nga gëlltitja e medikamenteve të gjyshërve, nga gëlltitja e detergjentëve, nga shishet me hidrokarbure që mbajmë në shtëpi, si psh benzinë, toluen etj. Gjithashtu mund të ndodhë dhe nga thithja e avujve toksike që krijohen edhe nga ba...
25/05/2022
Falënderojmë kompaninë turistike
Beautiful Albania
që na mundësoi një udhëtim mbreslënës në Theth. Një falënderim special për guidatorin RETI që na e bëri udhëtimin më interesant dhe zbavitës
Beautiful Albania – Beautiful Albania October 21, 2021 Uncategorized Pse duhet te udhetojme? October 21, 2021 By andiduhanxhiu2 October 21, 2021 Udhëto dhe njih veten…A nuk e ke dëgjuar shpesh edhe ti?Udhëtimi është shumë më tepër se një preferencë. Të eksplorosh është shumë më ...
20/05/2022
Leishmanioza, infeksioni që përhapet nga qeni i sëmurë Leishmanioza është një infeksion parazitar, njëqelizor, i përhapur në gjithë botën. Burimi i infeksionit është qeni, por edhe disa kafshë të egra si çakalli, dhelpra etj. Që të zhvillohet ky infeksion përveç qenit të sëmurë, patjetër, nevojitet edhe hallka e ndërmjetme, që ës...