30/09/2026
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, vlerësojmë përkthyesit për transportimin e kulturave të ndryshme dhe pasurisë që sjellin me letërsinë.
Në Bibliotekën e COD-it, librat e përkthyer në shqip nga gjuhë të ndryshme të botës janë një vlerë e veçantë e fondit të saj.
Në fondin e bibliotekës gjenden kryevepra si “Jul Cezari” përkthyer nga Fan Noli, “Eugjen Onjegin” përkthyer nga Lasgush Poradeci, “Eneida” përkthyer nga Mark Dema, “Komedia Hyjnore” përkthyer nga Mark Ndoja, “Poezi gjermane dhe austriake” përkthyer nga Petraq Kolevica e të tjera.