VAE Trajnime Profesionale

VAE Trajnime Profesionale

Share

"Mësoni nga të gjithë, mos imitoni askënd"

03/08/2025

Jo çdo “fitore” është e mençur – dhe jo çdo “humbje” është e vërtetë.

🍉 Një plak rrinte buzë rrugës, duke sh*tur shalqi.
📋 Lista e çmimeve ishte e thjeshtë:
💲 1 për 3$, 3 për 10$.

🚶‍♂️ Një djalë i ri iu afrua ngadalë, hodhi sytë nga shalqitë dhe i dha plakut 3$ për një.
🧓 “Janë 3 dollarë”, tha plaku.

😏 Djali i ri buzëqeshi, pastaj bleu edhe një.
🔁 Pastaj edhe një tjetër.
💳 Sa herë, paguante 3$.

😂 Teksa po largohej, qeshi dhe tundte kokën:
🗣️ “Hej plak, sapo mora tre shalqi për 9 dollarë në vend të 10! Ndoshta biznesi nuk është pika jote e fortë.”

👀 Plaku e ndoqi me sy deri sa u largua, pastaj qeshi me vete.
🤔 “Njerëzit janë të çuditshëm”, murmuriti ai.
😄 “Vazhdojnë të blejnë tre shalqi, duke menduar se po më hedhin mua…”

Mos e nënvlerëso dikë sepse duket i thjeshtë. Ndoshta është ai që po të mëson ty pa e kuptuar.

09/01/2025

Fillojmë vitin 2025
Rifitoni Balancën Tuaj të Energjisë!

Reflektoni mbi këto faktorë dhe zgjidhni të investoni në zakone që ju sjellin mirëqenie dhe harmoni.
Kujdesuni për trupin dhe mendjen tuaj, sepse janë burimet më të rëndësishme të energjisë!

Për më shumë, vizitoni: www.shpresarupar.com

Je gati të mësosh se si të ruash energjinë tënde?

Sapo kam hapur 2 vende për seanca individuale.
Të mirëpres sepse edhe ti e meriton që në 2025 të shkëlqesh 🌟

Me shumë ❤️,

Shpresa: Acredited and Licensed Trainer of Neuro-Linguistic Programming™, Life & Business Coach™, Master of Hypnosis, Hypnotherapist

All in one makes the difference!

E-mail: [email protected]
Tel: +386 31 677245 (WhatsApp)

12/08/2024

🌍 Dita Ndërkombëtare e Rinisë 🌍

Sot festojmë rininë – forcën lëvizëse të së ardhmes! 🚀 Tek ABI Connexion, me programet VAE ne besojmë fuqimisht se të rinjtë kanë potencialin për të udhëhequr ndryshimin dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 🌟

Ne punojmë për të fuqizuar rininë, duke u ofruar mundësi për zhvillim personal dhe profesional, dhe për të ndërtuar ura komunikimi efektive midis gjeneratave. 🤝

🔗 Bashkohuni me ne në misionin tonë për të krijuar një botë ku diversiteti dhe përfshirja janë në qendër të çdo nisme!

17/07/2024

🙏Programi i Ekspertëve të Rinj të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, WIPO-së (YEP) synon të përmirësojë dhe zgjerojë aftësitë e brezit të ardhshëm të drejtuesve globalë të Pronësisë Intelektuale (PI) për të ndihmuar në ndërtimin e ekosistemeve të inovacionit, në mbarë botën.

✍️Nëpërmjet këtij programi konkurrues 2️⃣ -vjeçar, 10 profesionistë të rinj dhe të talentuar do të punojnë drejtpërdrejt në iniciativat e ndryshme të WIPO-s. Programi ofron ekspozim ndaj aspekteve teknike dhe strategjike të PI-së, duke i lejuar pjesëmarrësit e YEP të fitojnë aftësi dhe njohuri, që mund të kontribuojnë në rritjen e ardhshme ekonomike të vendeve dhe rajoneve të tyre respektive.

✅Kjo, është një mundësi unike për karrierën tuaj dhe një program lidershipi për jetën!

📌YEP nuk synohet si një mjet për rekrutimin në WIPO, por për të rritur udhëheqësit e PI-së, të cilët më pas, mund të bëjnë ndryshimin në terren, në vende të ndryshme të botës. Si i tillë, dhe në përputhje me praktikën në programe të ngjashme, pjesëmarrësit në YEP nuk do të lejohen të aplikojnë për asnjë punësim në WIPO gjatë kohës së tyre si YEP. Ata që marrin pjesë, gjithashtu, nuk do të lejohen të punojnë në/ose për WIPO-n, në dy vitet pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në YEP.

‼️ Informacione të rëndësishme për programin.
Vendndodhja: Gjenevë, Zvicër
Kohëzgjatja: 24 muaj
Afati i aplikimit: 15 gusht

Kërkesat:
1️⃣Maksimumi 35 vjeç, në momentin e dorëzimit të aplikimit;
2️⃣Në dispozicion për 24 muaj për vitin 2025 - 2026;
3️⃣Një diplomë universitare;
4️⃣Së paku 2 vjet përvojë, në fusha të ngjashme;
Aftësi të shkëlqyera analitike, kërkimore dhe organizative;
5️⃣Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale;
6️⃣Anglisht e folur dhe e shkruar shkëlqyeshëm;
7️⃣Njohuri ose përvojë në fushën e PI-së, inovacion ose kreativitet.

Për informacion të mëtejshëm, klikoni në link-un:
🔗https://www.wipo.int/en/web/working-at-wipo/young-experts-program

21/01/2024

Seminar FREE: GRUA e LUMTUR
Tematika e seminarit FALAS
7 pika për të qënë të lumtura, si të gjejmë kohë për veten, duke i kushtuar vëmendje dëshirave dhe nevojave tuaja, në mënyrë që edhe ju të rriteni dhe të arrini ato çfarë ju dëshironi:

1️⃣Vendosja e objektivave për 2024.

2️⃣Si të evitojmë burn-out.

3️⃣Si të kuptoni se çfarë ju shkakton zemërim, dëshpërim.

4️⃣Si të kuptoni se çfarë shkakton rëndesë në trup dhe në shpirt.

5️⃣Si të kuptoni traumën e fshehur dhe dhunën psikologjike?

6️⃣Si të thoni “JO”, pa u ndjerë fajtore.

7️⃣Si në jetën tuaj të keni më shumë qetësi, relaks, harmoni, më shumë veprime ku edhe mund të jeni vetëvetja.

Na u bashkoni dhe mësoni disa hapa konkrete se si të jeni GRUA më E LUMTUR.
Seminari është falas nga trajneria ndërkombëtare në fushën e zhvillimit personal zonja Shpresa Rupar!

Regjistroheni me e-mailin tuaj dhe ju dërgojmë linkun për seminarin e datës 24 janar, ora 20:30.

REGJISTROHU KKËTU
Shihemi në 24 Janar, ora 20:30 😊

https://forms.gle/wZQJGYrS6hUBdxTE8

Photos from VAE Trajnime Profesionale's post 12/11/2023

Kujtime nga Gjirokastra 2022
Një super projekt u realizua 🗓 08 Nëntor- 12 Nëntor 2022 në Gjirokastër

Rinia Zhvillon Kapacitete nga VAE Trajnime Profesionale në bashkpunim me Nisma e Luleve

🧑‍💻 programi i specializuar me ekspert në fushën e edukimit dhe zhvillimit personal, projekt që i erdhi në ndihmë të rinjve, për të krijuar dhe
Trajnerët :
𝑺𝒉𝒑𝒓𝒆𝒔𝒂 𝑹𝒖𝒑𝒂𝒓 & 𝑬𝒏𝒐 𝑩𝒂𝒋𝒓𝒂𝒎𝒊

✅KY PROJEKT U ORGANIZUA NË KUADËR TË PROGRAMIT TIRANA KRYEQYTETI EVROPIAN I RINISË 2022 ME MBËSHTETJEN FINANCIARE TË KONGRESIT RINOR KOMBËTAR NË BASHKËPUNIM ME BASHKINË TIRANË.
GJITHASHTU :
Këshilli i qarkut Gjirokastër,
Drejtoria rajonale e punësimit Gjirokastër - Sarandë, Drejtoria rajonale e shërbimit social shtetëror Gjirokastër, Drejtoria rajonale e shërbimit profesional publik Gjirokastër- Sarandë, Universiteti Eqrem Cabej!

Kush tha që Shqipëria nuk bëhet....
Kam parë në syt e tyre shpresë dhe ambicie gjithe ato ditë sëbashku.

Jam shumë krenare për të gjithë ju si dhe për bashkpunimin me secilin që kontribuoj në këtë ideprojekt.

Faleminderit nga zemra!

Një 𝒍𝒆𝒕𝒆̈𝒓 stë ndryshon jetën, por të rikujton njohuritë që merr.

Vlerësimi i kohës, rivlerësimi i 5 𝒅𝒊𝒕𝒆̈𝒗𝒆 𝒒𝒆̈ 𝒏𝒅𝒓𝒚𝒔𝒉𝒖𝒂𝒏 synimet dhe vizionet.

12/08/2023

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht.

Ajo është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët që të tërheqin vëmendjen për çështjet e të rinjve në të gjithë botën.

Gjatë kësaj dite organizohen koncerte, punëtori, ngjarje kulturore dhe takime që përfshijnë zyrtarë të pushtetit ndërkombëtar dhe vendor si dhe organizimet rinore të cilat zhvillohen në të gjithë botën.

DNR u caktua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e Rezolutës 54/120 .

Slogani i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë për vitin 2014 ishte Rinia dhe Shëndeti Mendor.

Për vitin 2015, ishte Rinia dhe Angazhimi Qytetar. Tema e Ditës Ndërkombëtare të

Rinisë 2016 ishte "Rruga drejt 2030: Zhdukja e varfërisë dhe arritja e konsumit dhe prodhimtarisë së qëndrueshme."

Për vitin 2017, tema bosht ishte "Rinia dhe Ndërtimi i Paqes".

Tema për 2018 ishte "Hapësirat e sigurta për rininë". Në këtë mënyrë ajo do të vazhdojë, dhe do të njohë kontributet e të rinjve për parandalimin e konfliktit, mbështetjen e gjithë përfshirjes, drejtësinë shoqërore dhe mbajtjen e paqes.

Për vitin 2019, tema ishte "Transformimi i arsimit" për ta bërë arsimin gjithëpërfshirës dhe të arritshëm për të gjithë të rinjtë.

Dhe për vitin 2020, tema ishte "Angazhimi i të Rinjve për Veprim Global".

2023 urojmë që Rinia të japi drejtimin në zhvillimin personal....

Gëzuar

09/07/2023

Në këtë botë njerëzit kanë tendencë të ngatërrojnë arsimin me edukimin.
Ka njerëz që sjanë arsimuar por në jetë kanë marrë bazën nga familja sa për 10 universitete!
Shoqëria jonë ka njerëz me diploma , por 0 edukim nga familja.
Pasojat i shohim çdo ditë me vepra ...
Edukoni fëmijët ... që të kemi një shoqëri pa probleme!

*Shkrim para 7 vjetësh, aty ku filloj dhe zhvillimi im personal.

Ju sygjeroj te rrisim fëmijë konfident nga Shpresa Rupar

Programi që më mesoj të them jo dhe të përshtatem në situata!

30/05/2023

Kur ju mendoni me gjithë qënien tuaj, çdo gjë realizohet, por kur në mendjen tuaj, thoni:

Po do e bëj dhe nuk e beni, kjo sigurisht që ndikon ne jeten tuaj.

Për këto sot do realizojmë një takim, ku do flasim për :
✔️Zakonet e dites
✔️Përfitimet kur punojmë
✔️Mendësia e komunikimit të lirshëm në familje dhe shoqëri

Kemi edhe komunikimin me veten, komunikimi në mendjen dhe me mendimet tuaja, sepse ky lloj komunikimi u ndihmon të gjeni lirinë dhe lumturinë tuaj.

Rezultati?
Investoni te vetja juaj…. për më shumë energji dhe positivitet!

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00