Universiteti Europian i Tiranës

Universiteti Europian i Tiranës It's about unlocking potential and inspiring lifelong success. UET-i mbështet studentët në zhvillimin akademik, por edhe në organizimet jashtë fushës akademike.
(469)

UET të ofron mundësinë për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë si edhe shumë profesorë të ftuar nga universitetet më të mira të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët UET ka marrëveshje partneriteti. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, eksperiencave ndërkombëtare dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit. Bashkohu me ne për të pasur akses në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë gjatë studimit që UET të ofron. ADN e UET Universiteti Europian i Tiranës njihet për frymën kërkuese që përcjell tek studentët dhe kjo e bën të tërheqë studentë me kërkesa dhe pritshmëri të larta tek vetja. Studentët e UET shohin mundësi përmirësimi në çdo fushë të aktivitetit të tyre, kanë krijuar organizata e klube që përfaqësojnë interesat e tyre. Këtu organizohen aktivitete, konkurse, panaire, udhëtime, festa, e shumë të tjera, duke i shtuar studimeve plot aktivitete sociale.

🏛️ Çdo projekt nis me një ide. Për Sokolin, rrugëtimi nis me Arkitekturën në UET!Sokol Baxhia, maturanti i gjimnazit “Zh...
30/09/2026

🏛️ Çdo projekt nis me një ide. Për Sokolin, rrugëtimi nis me Arkitekturën në UET!

Sokol Baxhia, maturanti i gjimnazit “Zhani Ciko”, e sheh arkitekturën si mundësinë për të krijuar hapësira që përmirësojnë jetën e njerëzve.

Njohja me UET gjatë Shkollës së Inovacionit, ku edhe u vlerësua mes pjesëmarrësve, e afroi me vendimin për të ndjekur këtu pasionin e tij.

💬 “Për mua Arkitektura është më shumë se një profesion.”

Kreativiteti dhe ambicia e tij tashmë kanë një drejtim. 📐💙

💻 Ekonomia Dixhitale & Gen Z: çfarë pret industria nga gjenerata e re e profesionistëve?HR Club 2026 i Fakultetit të Eko...
30/09/2026

💻 Ekonomia Dixhitale & Gen Z: çfarë pret industria nga gjenerata e re e profesionistëve?

HR Club 2026 i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit sjell në fokus aftësitë, sfidat dhe pritshmëritë e tregut të punës në epokën dixhitale. 🚀

Një diskutim mbi rolin e Gen Z në një ekonomi që ndryshon çdo ditë dhe përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

🗓 E enjte, 1 tetor 2026
🕒 Ora 15:00
📍 Concilium, UET

Bëhu pjesë e diskutimit! 💬

30/09/2026

🌱 3 vite punë. 10 module të reja. 6 laboratorë të modernizuar. 1 vizion: ndërtesa më të qëndrueshme dhe një brez i ri profesionistësh për energjinë e rinovueshme.

Përmbyllet me rezultate konkrete reZEB, projekti Erasmus+ që bashkoi akademinë, industrinë dhe institucionet për të sjellë më pranë arsimit të lartë njohuritë dhe teknologjitë europiane për efiçiencën energjetike dhe ndërtesat me energji pothuajse zero (nZEB).

Nga kurrikulat te laboratorët, nga studentët te partneritetet me industrinë — reZEB la pas dije, aftësi dhe kapacitete që do të vazhdojnë të krijojnë impakt edhe përtej projektit.

🎓 600 studentë të përfshirë
🔬 6 laboratorë të modernizuar
📚 10 module të reja + 16 të përditësuara
🌍 800 pjesëmarrës në kurse dhe workshope

Në UET, besojmë se tranzicioni i gjelbër nis me dijen dhe bëhet realitet përmes njerëzve që e kthejnë atë në zgjidhje.

🎓 Ditët e Orientimit në UET!Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare mirëpret studentët ...
29/09/2026

🎓 Ditët e Orientimit në UET!

Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare mirëpret studentët e vitit të parë për t’u njohur me jetën universitare dhe rrugëtimin e tyre akademik. 💙

🗓 E mërkurë, 30 shtator
🕒 Ora 15:00
📍 Aula Magna, UET

⚖️ Drejtësi – Program 5-vjeçar
🌍 Marrëdhënie Ndërkombëtare
🏛️ Shkenca Politike

Të presim për ta nisur së bashku këtë kapitull të ri! ✨

🎓 Ditët e Orientimit në UET!Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit mirëpret studentët e vitit të parë në Bachelo...
29/09/2026

🎓 Ditët e Orientimit në UET!

Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit mirëpret studentët e vitit të parë në Bachelor dhe Diploma Profesionale për t’u njohur me jetën universitare dhe rrugëtimin akademik që i pret. 💙

🗓 E mërkurë, 30 shtator
📍 Aula Magna, UET

🕛 12:00 – Menaxhim DP & Menaxhim Biznesi
🕐 13:00 – Financë & Informatikë Ekonomike

Të presim për ta nisur së bashku këtë kapitull të ri! ✨

📣 Bëhu pjesë e ekipit të UET!Zyra e Projekteve dhe Ndërkombëtarizimit në Universitetin Europian të Tiranës shpall thirrj...
29/09/2026

📣 Bëhu pjesë e ekipit të UET!

Zyra e Projekteve dhe Ndërkombëtarizimit në Universitetin Europian të Tiranës shpall thirrjen për pozicionin Menaxher Projektesh.

Kërkojmë profesionistë me të paktën 5 vite përvojë në hartimin dhe/ose menaxhimin e projekteve të financuara nga BE apo donatorë të tjerë, me aftësi të forta organizimi, koordinimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

📩 Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit në gjuhën angleze në: [email protected]
📅 Afati i aplikimit: 5 tetor 2026

👉 Kriteret dhe përgjegjësitë e plota i gjeni në njoftim.

📣 UET kërkon Koordinator Projektesh!Zyra e Projekteve dhe Ndërkombëtarizimit fton të aplikojnë profesionistë me të paktë...
29/09/2026

📣 UET kërkon Koordinator Projektesh!

Zyra e Projekteve dhe Ndërkombëtarizimit fton të aplikojnë profesionistë me të paktën 3 vite përvojë në koordinimin ose zbatimin e projekteve, me aftësi të mira organizative, komunikimi dhe bashkëpunimi me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë.

📩 Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit në gjuhën angleze në: [email protected]
📅 Afati i aplikimit: 5 tetor 2026

👉 Kriteret dhe përgjegjësitë e plota i gjeni në njoftim.

Bëhuni pjesë e ekipit të UET!

🎓 Ekselenca e solli deri këtu, ambicia e çon më tej!Lusjana Ruko, maturantja ekselente nga gjimnazi “Numani” në Fier, zg...
29/09/2026

🎓 Ekselenca e solli deri këtu, ambicia e çon më tej!

Lusjana Ruko, maturantja ekselente nga gjimnazi “Numani” në Fier, zgjodhi Ekonomi-Financë në UET për të zhvilluar interesat e saj dhe për t’u përgatitur për kërkesat e tregut të punës.

💬 “UET të jep mundësinë të realizosh potencialin tënd.”

Me përkushtimin që e shoqëroi gjatë gjimnazit, Lusjana nis një rrugëtim të ri drejt njohurive, përvojave dhe synimeve të saj. 💙

💻 Nga rezultatet maksimale në Matematikë, drejt sfidave të teknologjisë!Alsino Idrizi, maturanti ekselent i gjimnazit “F...
29/09/2026

💻 Nga rezultatet maksimale në Matematikë, drejt sfidave të teknologjisë!

Alsino Idrizi, maturanti ekselent i gjimnazit “Flatrat e Dijes”, zgjodhi Inxhinieri Informatike në UET. Rekomandimet e familjarëve e afruan me universitetin, ndërsa kurioziteti për teknologjinë e orientoi drejt profesionit të ardhshëm.

💬 “Është një fushë komplekse dhe më duket sfiduese.”

Me notën maksimale në provimin e Maturës në Matematikë, Alsino është gati ta kthejë pasionin për shkencat në aftësi për të ardhmen. 🚀

Address

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko
Tirana
1005

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti Europian i Tiranës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti Europian i Tiranës:

Shortcuts

Share