15/01/2020
Studentet tane: Kevin Çela - Student Mjekesie ne Gjermani
Sot kemi kemi kenaqesine t’ju prezantojme rastin me te vecante qe kemi trajtuar qe prej themelimit tone.
Kevin Çela ne veren e vitit 2018 perfundoi gjimnazin dhe Maturen me nje mesatare pothuajse perfekte ne kolegjin turk. Endrra e tij ka qene gjithmone qe ne nje te ardhme te behet mjek, dhe ka qene gjithmone i gatshem te beje gjithcka ka ne dore per te arritur qellimin e tij. Me nje mesatare 9.9, ai u nis drejt Gjermanise per te perfeksionuar gjermanishten, dhe kete e arriti me se miri duke marre Testdaf me rezultatet 5554. Me vone ai iu nenshtrua nje provimi inteligjence dhe me rezultatet e arritura hodhi kandidaturen per te filluar hapat fillestare ne realizimin e endrres se tij. Motivimi dhe vendosmeria kane qene gjate gjithe kohes te panegociueshme per Kevinin. Nje shembull per tu ndjekur dhe nje frymezim per brezat e rinj!
Ai na besoi neve endrren e tij per tu bere mjek, duke na dhene mundesine te kryejme te gjitha aplikimet e tij per mjekesi ne Gjermani.
Ka qene nje rrugetim fantastik por jo i thjeshte si per Kevinin, ashtu edhe per stafin tone duke qene se kuotat e pranimit te studenteve te huaj neper universitetet gjermane jane tmerresisht te uleta.
Bashkepunimi yne eshte kurorezuar ne formen me te mire te mundshme, dhe Kevini tashme eshte ne perfundim te semestrit te pare te deges “Humanmedizin” prane Universität Rostock. Eshte nje rruge e gjate dhe e mundimshme deri ne semestrin e 12-te, por Kevini ka per t’ia dale me patjeter!
Ne e falenderojme per besimin qe na dha, per fleksibilitetin e treguar si dhe per modestine qe e karakterizon.
Ne i urojme nje sezon provimesh sa me te mbare per WInter Semester 2019-2020!
Faleminderit dhe suksese Kevin!