13/10/2021
Aktiviteti i grupeve lëvizëse në bashkinë Elbasan përgjatë muajit shtator 2021
Gjatë muajit shtator 2021, 3 grupet lëvizëse në Elbasan kanë vizituar 48 familje në ndihmë ekonomike dhe me fëmijë, 50 të moshuar frekuentues të qendrës ‘’Balashe’’ dhe disa shkolla në qytetin e Elbasanit dhe qendrat e njësive administrative Bradashesh, Shirgjan, Papër dhe Labinot- Fushë. Gjatë vizitave në familje, grupet lëvizëse kanë shpërndarë për prindërit, materiale informative (manualin dhe fletëpalosjen për prindërit). Pjesë e aktivitetit informues dhe ndërgjegjësues ka qenë edhe qendra ‘’Balashe’’, ku të moshuarve që frekuentojnë këtë qendër, iu dhuruan manualet dhe fletëpalosjet informative mbi menaxhimin e stresit dhe frikës së krijuar nga pandemia COVID 19.
Një shkollë në qytetin e Elbasanit dhe tre shkolla në zonat rurale ishin gjithashtu objekt i vizitave të grupit lëvizës. Në katër shkolla (në qytetin e Elbasanit, në Bradashesh, në Funar, Shushicë dhe Papër) u shpërndanë manuali për mësuesit ndërsa në shkollat në Shushicë dhe Papër u organizuan takime me një numë të kufizuar prindërish, tema e të cilëve konsistonte në identifikimin dhe menaxhimin e stresit të krijuar nga pandemia COVID 19 tek vetja dhe fëmijët e tyre.