Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Senati Akademik-Studentët

Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Senati Akademik-Studentët

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Senati Akademik-Studentët, Medical school, Tirana.

Të nderuar studentë,
Kjo faqe është themeluar për një transparencë maksimale dhe për të pasqyruar në kohë reale çdo vendim të diskutuar apo miratuar në Senatin Akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë që ka lidhje me studentët.

12/02/2021
28/01/2021

Të dashur studentë!
Ende nuk ka një vendim zyrtar nga Univeristeti i Mjekësisë Tiranë lidhur mbi mënyrën sesi do të zhvillohet sezoni i provimeve.
Pyetjeve tuaja mbi lajmet që qarkullojnë në portale të ndryshme mbi anullimin e sezonit të provimeve, ju konfirmojmë se nuk janë të vërteta pasi nuk ka asnjë vendim të tillë zyrtar.
Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me strukturat drejtuese të Universitetit të cilëve u kemi përcjellë çdo sugjerim apo kërkesë tuajën në lidhje me këtë situatë dhe shumë shpejt do të ketë një vendim zyrtar.
Për çdo informacion zyrtar ju lutem ndiqni faqen në ditët në vazhdim.
Ju faleminderit!

09/12/2020

Të nderuar studentë,
Pas kërkesës së dorëzuar në Senatin Akademik mbi pezullimin e përkohshëm të Nenit 53 “Kriteret e Kalimit në Vitin Pasardhës”, prej të cilit, shumë prej studentëve të Universitetit të Mjekësisë Tiranë u rrezikohej viti akademik, si pasojë e situatës në të cilën ndodhemi, Senati Akademik miratoi:

1. Pezullimin e kritereve të kalimit të studentëve në vitin pasardhës të përcaktuara në Nenin 53, “Kriteret e Kalimit Në Vitin Pasardhës”, për studentë, të cilët kanë frekuentuar vitin akademik 2019-2020 dhe nuk kanë marrë kreditet e nevojshme për të kaluar vitin pasardhës.
2. Përcaktimi është i vlefshëm vetëm për vitin akademik 2020-2021, prej ku zbatimi i kritereve do rifillojë në vitin akademik 2021-2022 e në vazhdim.

29/10/2020

Të nderuar studentë
Në mbledhjen e radhës në senatin akademik datë 07.10.2020 u miratuan çështjet si më poshtë :

1. Miratimin e formateve të diplomave për :
* Programin e ciklit të tretë specializim afatgjatë në Kirurgji plastike, rikonstruktive dhe estetike
* Programin e ciklit të dytë “Master Profesional” në “Kujdes Paliativ”
* Programin e ciklit të parë në “Higjenist Dentar”
* Programin e ciklit të parë në “ Teknikë dentare”.

2. Hapjen e programit të ri në ciklin e dytë “Master Profesional” në “Infermieri Familje” pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

3. Miratimin e planeve mësimore për ciklin e parë dhe të integruar të ciklit të dytë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.

4. Shkëputja e laboratoreve të fizikës nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe zhvillimi i tyre ne ambientet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare ose Fakultetit të Mjekësisë.

5.Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris causa Z.Fabio Roversi Monaco”.

27/10/2020

Të nderuar studentë,
Në mbledhjen e parë të Senatit Akademik e mbajtur në datë 09.09.2020 u diskutuan dhe u miratuan pikat si më poshtë:

1.Rialokim i kuotave për specializantë si më poshtë:

•Sëmundje infektive (12)
•Anestezi-reanimacion (14)
•Mjekësi interne (10)
•Mjekësi urgjence (10)

2. MBROJTJA E GJUHËS SË HUAJ
Këshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ka depozituar një kërkesë, në lidhje me një problem për sa i përket mbrojtjes së gjuhës së huaj ku qendrat e gjuhës së huaj kanë qenë të mbyllura për shkak të pandemisë, dhe kjo i penalizonte për të vijuar studimet master.
Pas diskutimit të kësaj cështjeje në Senatin Akademik u arrit spostim i datës së mbrojtjes së gjuhës së huaj deri në përfundim të ciklit të dytë Master Shkencor / Master Profesional.

3.Miratimin e titujve “Profesor i asociuar” për disa pedagogë të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

4.Miratimin e marrëveshjes të bashkëpunimit me UNICEF.

24/10/2020

Të nderuar studentë,
Kjo faqe është themeluar për një transparencë maksimale dhe për të pasqyruar në kohë reale çdo vendim të diskutuar apo miratuar në Senatin Akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë që ka lidhje me studentët.
Gjithashtu kjo faqe do t’ju krijojë mundësinë që çdo projekt-ide që do të keni në dobi të studentëve dhe jetës studentore apo çdo ankesë të mundshme, të mund të na e adresoni nëpërmjet kësaj faqe.
Të gjithë sëbashku duhet të japim kontributin tonë maksimal për të përmirësuar sadopak jetën studentore në mënyrë që ti japim vëmendjen dhe vlerat e merituara ,studentëve më elitarë të Shqipërisë, studentëve të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Tirana