Albana Tole

Albana Tole Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Albana Tole, Education Website, Tirana.

26/11/2023
18/11/2023
04/11/2023

📍Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor🤝

🇦🇱Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit🙏

SHIHEMI NË TIRANË🦅🇦🇱

06/10/2023
29/09/2023
Një ditë e rëndësishme kjo për arsimin e lartë në Shqipëri 🇦🇱, ku pata nderin të nenshkruaja✍🏻 në Varshavë (Poloni) një ...
21/09/2023

Një ditë e rëndësishme kjo për arsimin e lartë në Shqipëri 🇦🇱, ku pata nderin të nenshkruaja✍🏻 në Varshavë (Poloni) një marrëveshje me të gjithë vendet e Evropës Qendore🇪🇺 për të mundësuar bashkëpunimn rajonal në fushën e arsimit të lartë👨🏻‍🎓👩🏼‍🎓 brenda sistemit të “Programit të Shkëmbimit të Evropës Qendrore për Studimet Universitare”, njohur ndryshe me emrin “CEEPUS IV”.

Kjo marrëveshje është një mundësi tjetër që Qeveria Shqiptare merr përsipër të çojë përpara, duke ofruar kuadrin e duhur për lëvizshmërinë e studentëve, studentëve të doktoratës 🔬, kërkuesve, personelit akademik👨🏼‍🏫👩🏻‍🏫 dhe personelit administrativ.

Jam e sigurt që nga kjo marrëveshje do të gjejnë mbështetje shumë të rinj e të reja🙌🏻, dhe përfitoj nga rasti që t’i nxis ata të marrin pjesë në këtë program.

Mora pjesë me shumë kënaqësi në eventin lançues 🚀 të projektit “Strengthening the Science and Research ecosystem in Alba...
20/09/2023

Mora pjesë me shumë kënaqësi në eventin lançues 🚀 të projektit “Strengthening the Science and Research ecosystem in Albania”, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) 🇪🇺, ku përfituesi kryesor është Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) 👩🏻‍🔬👨‍🔬.
Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit kombëtar ✍🏻 me atë Evropian në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Pikërisht këtë mundëson edhe ky projekt 📑, i cili ka për qëllim të forcojë kapacitetet e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për të adresuar sfidën e transpozimit dhe zbatimit të acquis në lidhje me kërkimin shkencor dhe inovacionin në vend.
Jam shumë e lumtur që AKKSH-I është bërë pjesë e këtij projekti 🫱🏻‍🫲🏼 dhe jam e sigurt që kjo do te sjellë një frymë zhvillimi dhe përmirsojë 📈 të gjithë proçeset e rëndësishme që kjo Agjenci zhvillon.
Suksese! ⭐

Pata kënaqësinë të uroja sot të rinjtë e Gjimnazit “Sami Frashëri”🏢, një gjimnaz që ndër vite ka prodhuar arritje dhe fi...
11/09/2023

Pata kënaqësinë të uroja sot të rinjtë e Gjimnazit “Sami Frashëri”🏢, një gjimnaz që ndër vite ka prodhuar arritje dhe figura të shquara🏆 të shoqërisë.

Qëllimi i qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është që të këtë standarde të larta🥇 mësimdhënie në të gjithë gjimnazet në vend, ashtu sic është rasti i këtij gjimnazi, dhe me anë të këtij postimi dëshiroj të uroj të gjithë nxënësit në Shqipëri 🇦🇱 për një fillim të mbarë viti shkollor dhe plot arritje🌟.

Kënaqësi e vecantë të prisja në një takim kortezie 🫱🏻‍🫲🏼, por shumë frytdhënës, Dr. Judithanne Scourfield McLauchlan dhe...
25/07/2023

Kënaqësi e vecantë të prisja në një takim kortezie 🫱🏻‍🫲🏼, por shumë frytdhënës, Dr. Judithanne Scourfield McLauchlan dhe z. Edison Frangu.

Znj. McLauchlan ka një karrierë të gjatë si Profesore e Shkencave Politike 👩🏻‍🏫 dhe Drejtore Themeluese e Qendrës për Angazhim Qytetar pranë Universitetit te Floridës Jugore “Shën Petersburg”, e cila ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të ndryshëm të Kosovës 🇽🇰 dhe Maqedonisë së Veriut 🇲🇰 këto ditë.

Dëgjova me shumë vëmendje propozimet e saj në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit të IAL-ve tona me UFJ “Shën Petersburg”, të cilat do të ishin një mundësi e mirë përforcimi marrëdhëniesh me institucionet e arsimit të lartë amerikan 🇺🇸.

Ndava 🗣️ me të ftuarit, politikën e Qeverisë për ndërkombëtarizimin 📃 e arsimit tonë të lartë, duke e vlerësuar iniciativën e znj. McLaunchlan për të krijuar ura bashkëpunimi 🪢 mes IAL-ve tona si një mundësi shumë e mirë

Në fund, u dakordësua për vazhdimin e bisedimeve dhe konkretizimin e bashkëpunimeve në të ardhmen.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albana Tole posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share