11/05/2026
KUJTESË!
IJR International School Project ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në webinarin me temë: “Kultivimi i Empatisë”.
E Martë, datë 12 Maj
Ora 18:00-19:00, në ZOOM
Linku i regjistrimit:
https://staffweb.zoom.us/webinar/register/WN_H53zgYJPS6idFpARkPGY1Q
Të nderuar mësues/e,
IJR International School Project ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në webinarin me temë: “Kultivimi i Empatisë”.
E Martë, datë 12 Maj
Ora 18:00-19:00, në ZOOM
*Linku i regjistrimit:
https://staffweb.zoom.us/webinar/register/WN_H53zgYJPS6idFpARkPGY1Q
*Pjesëmarrësit në webinar pajisen me çertifikatë pjesëmarrjeje (pa kredite) e cila dëshmon për përkushtimin e mësuesve në zhvillimin dhe rritjen e tyre profesionale. Gjithashtu webinari është falas, pa pagesë.
*Rreth Temës së Webinarit:
Ky webinar do të mbuloj një temë shumë interesante aktuale, si mund të kultivojmë empatinë në mënyrë të qëllimshme si një komponent thelbësor të mësimdhënies, në vend që të trajtohet si një rezultat i rastësishëm i kulturës së klasës. Rezultatet kërkimore të mbështetura si në fakte shkencore, ashtu edhe në zbatime praktike, tregojnë se si mësimdhënia e drejtpërdrejtë e empatisë, e shoqëruar me modelimin e vazhdueshëm nga ana e mësuesve, forcon marrëdhëniet mes nxënësve, përmirëson klimën e klasës dhe thellon angazhimin akademik.
Mësuesit do të shqyrtojnë strategji konkrete për të integruar empatinë në të gjitha fushat lëndore, duke përfshirë protokolle të strukturuara diskutimi, ushtrime për marrjen e perspektivës së tjetrit, dhe praktika reflektuese që përputhen me rezultatet dëshiruara të kurrikulës. Tema do të theksoj rolin e mësuesit si model, duke vënë në pah se si ndërveprimet e përditshme, zgjedhjet gjuhësore dhe mënyra e reagimit ndaj sjelljes së nxënësve ndikojnë në zhvillimin e tyre social dhe emocional.
Në përfundim, mësuesit do të pajisen me mjete praktike dhe të zbatueshme për të integruar empatinë në mësimdhënien e tyre në mënyra të përshtatshme për zhvillimin e nxënësve, të përputhura me rezultatet akademike dhe të qëndrueshme brenda praktikës së tyre aktuale mësimore.
*Njihuni me dy Lektorët e Webinarit:
Dr. Christina Ellis
Christina është një edukatore dhe drejtuese me përvojë, me një sfond të fortë në punën me nxënës, familje dhe sisteme shkollore. Ajo shërben si Drejtore Ekzekutive (Chief Executive Officer) e Consilium Education, një organizatë e fokusuar në zhvillimin e mësuesve dhe përmirësimin e rezultateve arsimore. Christina ka mbajtur role si në mësimdhënie ashtu edhe në drejtim, duke u përqendruar në përmirësimin e mësimdhënies, mbështetjen e zhvillimit të nxënësve dhe ndërtimin e sistemeve që ndihmojnë edukatorët të përmbushin nevojat e të gjithë nxënësve.
Ajo gjithashtu ka udhëhequr iniciativa të përqendruara në ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe në pajisjen e të rriturve për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur më mirë nevojave emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve. Qasja e saj është praktike dhe e bazuar në marrëdhënie, duke ndihmuar edukatorët të ndërtojnë empati, lidhje dhe inteligjencë emocionale tek nxënësit në të gjitha fazat e zhvillimit.
Christina ka vizituar Shqipërinë tre herë dhe ka një respekt të thellë për kulturën, traditat dhe ndjenjën e fortë të komunitetit në vend.
Dr. Dustin Ellis
Dustin është një Këshilltar (Supervizor) Profesional i Licencuar, me mbi 25 vite përvojë në punën me fëmijë, adoleshentë dhe familje, si në mjedise klinike ashtu edhe në ato arsimore. Ai ka punuar si mësues në klasat e arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm, dhe si këshilltar në mbështetje të nxënësve që përballimen me sfida në fushën e emocioneve, sjelleve dhe marrëdhënieve.
Dustin gjithashtu jep mësim në programe universitare dhe pasuniversitare në fushën e këshillimit, duke pajisur edukatorët dhe këshilltarët e ardhshëm me strategji praktike për zhvillimin social-emocional. Aktualisht, ai shërben si Drejtor i Operacioneve (Chief Operating Officer) në Consilium Education, një organizatë e përkushtuar ndaj zhvillimit të mësuesve dhe forcimit të sistemeve arsimore.
Puna e tij thekson ndihmën ndaj të rinjve për të zhvilluar vetëdije, rregullim emocional dhe empati, aftësi thelbësore për marrëdhënie të shëndetshme dhe mjedise të suksesshme mësimore.
Dustin ka vizituar Shqipërinë dy herë dhe ka zhvilluar një vlerësim të madh për kulturën shqiptare, sistemin arsimor dhe rolin kritik që luajnë mësuesit në formimin e karakterit dhe komunitetit.
Ju mirëpresim në webinar.
Miqësisht,
IJR International School Project