25/09/2026
🌍📚 Dita Evropiane e Gjuhëve, një festë e gjuhëve, kulturave dhe komunikimit 🗣️🇪🇺!
Çdo vit, më 26 shtator, në të gjithë Evropën kremtohet Dita Evropiane e Gjuhëve, një ditë që synon të promovojë shumëgjuhësinë, të nxiturit e të mësuarit të gjuhëve të huaja dhe vlerësimin e pasurisë së jashtëzakonshme kulturore që sjell diversiteti gjuhësor🌎✨.
Edhe tek ne kjo ditë u shënua me entuziazëm, kreativitet dhe aktivitete të larmishme, duke i dhënë mundësi nxënësve të shprehin njohuritë dhe aftësitë e tyre gjuhësore e artistike 🎨📖🎤.
Përmes prezantimeve, posterave, muzikës, interpretimit, intervistave, punimeve krijuese, mesazheve dhe shprehjeve në gjuhë të ndryshme, nxënësit theksuan faktin se pas çdo gjuhe fshihet një botë e veçantë me histori, tradita dhe kultura të ndryshme.
Aktiviteti përcolli idenë se të njohësh një gjuhë të huaj nuk do të thotë vetëm të mësosh fjalë e rregulla gramatikore, por edhe të komunikosh, të kuptosh dhe të respektosh njerëz dhe kultura të tjera. 🤝🌍
💬 “Sa më shumë gjuhë të njohim, aq më shumë zbulojmë për vete, për njëri-tjetrin dhe për botën.”
Kjo ditë ishte një mundësi e bukur për të përcjellë tek nxënësit rëndësinë e gjuhëve në jetën e përditshme, në arsim, në komunikim dhe në ndërtimin e urave mes njerëzve. Çdo gjuhë e mësuar është një dritare e re drejt një kulture dhe një mundësi më shumë për të komunikuar me botën. 🌐❤️
👏 Falenderojmë nxënësit për përkushtimin, kreativitetin dhe pjesëmarrjen e tyre, si dhe zysh Eklenën, zysh Blertën, mësueset kujdestare dhe mësueset e Ekipit Lëndor të Gjuhëve të Huaja për punën dhe përkushtimin në organizimin e këtyre aktiviteteve.
🌍 Gjuhët na bashkojnë! Zbulojmë kultura të reja dhe ndërtojmë ura komunikimi e miqësie!
🗣️ Flasim më shumë, kuptojmë më shumë, zbulojmë më shumë!