Universiteti i Tiranës Faqja Zyrtare

Universiteti i Tiranës Faqja Zyrtare Kjo është faqja zyrtare në Facebook i Universitetit të Tiranës. Website ynë është www.unitir.edu.al

🌎Universiteti i Tiranës në Times Higher Education World University Rankings 2027!🇦🇱✅Një moment historik për Universiteti...
01/10/2026

🌎Universiteti i Tiranës në Times Higher Education World University Rankings 2027!🇦🇱

✅Një moment historik për Universitetin e Tiranës dhe arsimin e lartë shqiptar: për herë të parë, Shqipëria përfaqësohet në Times Higher Education World University Rankings me Universitetin e Tiranës.👏

🏫Universiteti i Tiranës është i vetmi universitet shqiptar i përfshirë në edicionin 2027 të Times Higher Education World University Rankings, duke e vendosur për herë të parë Shqipërinë në këtë renditje globale me profil dhe ndikim të gjerë ndërkombëtar.

📊Pas një renditjeje të suksesshme në QS Europe University Rankings, Universiteti i Tiranës shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ndërkombëtar: përfshirjen, për herë të parë, në Times Higher Education World University Rankings, një nga renditjet globale më të njohura të universiteteve, krahas QS dhe ShanghaiRanking.

🔍Universiteti i Tiranës renditet në grupin 2001+ të universiteteve të renditura në nivel global, në një edicion të THE World University Rankings që përfshin universitete nga 118 vende dhe territore në mbarë botën.

📌Ky rezultat është më shumë se një përfshirje në një renditje ndërkombëtare. Ai përfaqëson vlerësimin ndërkombëtar të një pune të gjatë, intensive dhe të qëndrueshme, të ndërtuar ndër vite në funksion të cilësisë akademike, kërkimit shkencor, zhvillimit institucional dhe rritjes së profilit ndërkombëtar të Universitetit të Tiranës.

👉Pas këtij rezultati qëndron një proces i vazhdueshëm pune për forcimin e kërkimit shkencor, rritjen e kapaciteteve akademike, zhvillimin institucional, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe të dhënave që pasqyrojnë performancën e institucionit.

▫️Në këtë rrugëtim, Universiteti i Tiranës ka ndërtuar një portofol të gjerë projektesh të financuara nga donatorë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, si koordinator dhe partner në projekte dhe programe të rëndësishme, përfshirë Horizon Europe, Erasmus+ KA2 dhe INTERREG. Këto angazhime kanë zgjeruar mundësitë për kërkim shkencor, inovacion, mobilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

🎯Një tjetër dimension i rëndësishëm i këtij rrugëtimi është pjesëmarrja e Universitetit të Tiranës në Aleancën Evropiane UNINOVIS Data for LIFE, duke e lidhur Universitetin me një rrjet evropian universitetesh dhe duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim akademik, kërkimor dhe institucional.

☑️Ky rezultat është fryt i një pune të ndërtuar gradualisht, me përkushtim dhe këmbëngulje. Është një arritje që i përket gjithë komunitetit të Universitetit të Tiranës, pedagogëve, studiuesve, studentëve dhe stafit administrativ dhe që sjell kënaqësi e motivim për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në jetën akademike dhe institucionale të Universitetit.

👏Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë personelin akademik, personelin ndihmës akademik dhe administrativ si edhe studentët e Universitetit të Tiranës, puna, përkushtimi dhe kontributi i të cilëve kanë bërë të mundur që UT të ngrihet në nivelin e universiteteve të vlerësuara dhe të njohura në skenën globale të arsimit të lartë.

✔️Ky është një moment për të vlerësuar punën e bërë, por edhe për të parë përpara. Ky rezultat përbën një pikë të rëndësishme reference për rrugëtimin e mëtejshëm të Universitetit të Tiranës, me fokus të pandërprerë te cilësia akademike, kërkimi shkencor, inovacioni dhe ndërkombëtarizimi.

🔍Synimi ynë është të ndërtojmë mbi këtë rezultat dhe të konsolidojmë më tej pozicionin e Universitetit të Tiranës në hapësirën evropiane dhe globale të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.✅

🔔🇮🇹Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin...
01/10/2026

🔔🇮🇹Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin e Studimeve të Palermos në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

🎯Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Studimeve të Palermos në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.unipa.it/

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫Shkëmbimin e studentëve për studime;

📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫Bachelor;
▫Master;
▫PhD.

📌Kohëzgjatja e bursave:
▫1 semestër;

📌Fushat e studimit:
▫Gjuhësi;
▫Literaturë;
▫Shkenca komunikimi.
▫Sociologji dhe shërbim social;
▫Histori dhe Trashëgimi kulturore;
▫Arkeologji.

👉Për t’u njohur me programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Studimeve të Palermos klikoni në adresën:
https://www.unipa.it/dipartimenti/cultureesocieta/en/?pagina=cds

📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensimin mujor për studentët (900 EUR në muaj);
▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

👉Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor / Master / PhD:
▫CV (në gjuhën angleze / italiane, sipas programit të studimit);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Lista e notave për nivelin aktual dhe të mëparshëm të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht / italisht, sipas programit të studimit);
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht / italisht, sipas programit të studimit);
▫Letër Motivimi (në gjuhën angleze / italiane, sipas programit të studimit);
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1);
▫*Dokumenti Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, nga koordinatori në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit,
pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitiredumy.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

ℹAfati për aplikim: 30 tetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

🔔🇪🇸Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin...
01/10/2026

🔔🇪🇸Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin Carlos III të Madridit, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

🎯Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Carlos III të Madridit, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.uc3m.es/home

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫Shkëmbimin e studentëve për studime;

📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫Bachelor;

* Studentët e vitit të III nuk mund të aplikojnë!

📌Kohëzgjatja e bursave:
▫1 semestër;

📌Fushat e studimit:
▫Ekonomi;
▫Drejtësi;
▫Shkenca natyre;
▫Shkenca sociale.

👉Për t’u njohur me programet e studimit klikoni në adresën:
https://www.uc3m.es/bachelor-degree/studies

📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);
▫Kostot e udhëtimit (309 Euro);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫CV (në gjuhën shqipe dhe angleze);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Lista e notave (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Letër Motivimi (në gjuhën shqipe dhe angleze);
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuhë angleze niveli B1);
▫*Dokumenti Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx

ℹAfati për aplikim: 10 Tetor 2026.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

🔔🇪🇸Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Seviljes, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, pë...
01/10/2026

🔔🇪🇸Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Seviljes, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Seviljes, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. https://www.us.es/internacional

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫ Shkëmbimin e studentëve për studime;

📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫Bachelor;
▫Master;

📌Kohëzgjatja e bursave:
▫1 semestër;

📌Fushat e studimit:
👉Për katalogun e lëndëve: https://www.us.es/estudiar/que-estudiar

👉Pjesa më e madhe e lëndëve ofrohen në gjuhën spanjolle. Për katalogun e lëndëve në gjuhën angleze, referohuni linkut: https://internacional.us.es/asignaturas-ingles-grados-masteres

📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
▫CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle); për studentët e programeve master dhe PhD duhen përcjellë edhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimit;
▫Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht B1);
▫*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitiredumy.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

ℹAfati për aplikim: 23 tetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

01/10/2026

📣Përditësohet Programi i Punës Horizon Europe 2026–2027 – Cluster 4: Digital, Industry and Space!

🎯Komisioni Evropian ka miratuar ndryshimin e Programit të Punës Horizon Europe 2026–2027, duke përditësuar ndër të tjera Programin e Punës për Cluster 4 – Digital, Industry and Space.
👉
Programi i përditësuar i Punës është tashmë i disponueshëm, së bashku me thirrjet dhe temat përkatëse, të publikuara në EU Funding & Tenders Portal.

👉Përditësimi përbën një mundësi të rëndësishme për universitetet, institucionet kërkimore të interesuara për të identifikuar mundësi të reja financimi dhe për të përgatitur aplikime në kuadër të Horizon Europe.

📌Fushat e mbuluara nga Cluster 4 përfshijnë ndër të tjera kërkimin dhe inovacionin në teknologjitë digjitale, industrinë dhe hapësirën, duke mbështetur zhvillimin e teknologjive dhe zgjidhjeve inovative me ndikim në konkurrueshmërinë dhe transformimin e Evropës.

📄 Programi i Punës Horizon Europe 2026–2027 – Cluster 4: Digital, Industry and Space
https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/docs/2021-2027/horizon/wp-call/2026-2027/wp-7-digital-industry-and-space_horizon-2026-2027_en.pdf

ℹTë gjithë të interesuarit ftohen të konsultojnë dokumentin e plotë dhe temat e publikuara në Funding & Tenders Portal për të identifikuar thirrjet që përputhen me fushat e tyre të kërkimit dhe inovacionit.

🔔🇪🇸Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë, në kuadër të programit E...
01/10/2026

🔔🇪🇸Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. https://www.usc.gal/gl

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫Shkëmbimin e studentëve për studime;

📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫Bachelor;
▫Master;
▫PhD.

📌Kohëzgjatja e bursave:
▫1 semestër;

📌Fushat e studimit:
▫Gjuhë spanjolle;

📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
▫CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle); për studentët e programeve master dhe PhD duhen përcjellë edhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimit;
▫Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
▫*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitiredumy.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

ℹAfati për aplikim: 23 tetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

🔔🇵🇱Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, ...
01/10/2026

🔔🇵🇱Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027, në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni. https://erasmus.ujk.edu.pl/info-for-incoming-students/

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫Shkëmbimin e studentëve për studime;

📌Nivelet e mobilitetit dhe kohëzgjatja:
▫Bachelor (1 semestër);
▫Master (1 semestër);

📌Fushat e studimit:
👉Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara në gjuhën angleze nga Universiteti Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, klikoni në adresën: https://erasmus.ujk.edu.pl/info-for-incoming-students/courses-in-english/ https://erasmus.ujk.edu.pl/info-for-incoming-students/courses-in-english/syllabus/

📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
▫Kostot e udhëtimit (universiteti pritës do të mbulojë një kosto prej 275 Euro);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

📌Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫CV
▫Kopje e Pasaportës;
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Listë notash (në gjuhën shqipe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
▫*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, nga koordinatori në departament dhe koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personat përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për studime klikoni në adresën: https://unitiredumy.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

📌Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
▫CV;
▫Kopje e Pasaportës;
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Diplomë bachelor;
▫Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Listë notash master (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
▫*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori në departmant dhe koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personat përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për studime klikoni në adresën: https://unitiredumy.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

ℹAfati për aplikim: 23 tetor 2026, ora 10:00.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në adresën e-mail: [email protected].

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]

😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Uniwersytet Jana Kochanowskiego w Kielcach

01/10/2026

🎀 TETORI ROZË!

Në kuadër të Tetorit Rozë, Universiteti i Tiranës i bashkohet nismave ndërgjegjësuese që synojnë të promovojnë informimin, kujdesin ndaj shëndetit dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

🎀 Le të kthejmë ndërgjegjësimin në veprim dhe kujdesin për shëndetin në një përgjegjësi të përbashkët.

•
•
•
•
•
🎀

🌍Forumi Ndërkombëtar për Ndërmjetësimin, Universiteti Roma Tre, Romë!🤝 Në zbatim të Projektit: 101235913 — MEDIATOR — ER...
01/10/2026

🌍Forumi Ndërkombëtar për Ndërmjetësimin, Universiteti Roma Tre, Romë!

🤝 Në zbatim të Projektit: 101235913 — MEDIATOR — ERASMUS-EDU-2025-CBH me titull “Modernizing Education with Dispute Intervention and Training for Occupational Readiness”, projekt 2 vjeçar financuar nga Komisioni Evropian, në datat 14-16 shtator 2026 u zhvillua në Romë, Itali në Universitetin Roma Tre, Forumi Ndërkombëtar për Ndërmjetësimin, aktiviteti i radhës me pjesëmarrjen e partnerëve të këtij projekti.

🎯Pjesëmarrës në këtë forum ndërkombëtar të partnerëve të këtij projekti nga UT ishin: Prof.Dr. Migena Leskoviku (drejtuese e projektit) dhe Prof.Dr.Çlirim Duro, pjesëtar i ekipit të projektit.

👉Në këtë forum u zhvilluan sesione të dedikuara mbi eksplorimin e praktikave më të mira të ndërmjetësimit në BE dhe Ballkanin Perëndimor, për të shkëmbyer njohuri dhe për të forcuar bashkëpunimin në fushën e ndërmjetësimit. Si pjesë e aktiviteteve të këtij projekti, forumi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes mes arsimit të lartë, sistemit ligjor dhe praktikave të ndërmjetësimit në Shqipëri dhe Kosovë. Ai i përgjigjet nevojës në rritje për mekanizma alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve (ADR), veçanërisht ndërmjetësimin, si një mënyrë për të përmirësuar aksesin në drejtësi dhe për t'u përafruar me standardet ligjore evropiane.

📌Gjatë këtyre tri ditëve, Forumi shqyrtoi praktikat më të mira të ndërmjetësimit në BE, praktikën italiane, si dhe legjislacionin dhe praktikën e ndërmjetësimit në Itali, Letoni, Hollandë, Shqipëri dhe Kosovë. Programi përfshinte prezantime nga ekspertët pjesëmarrës nga secili institucion partner, diskutime në tryeza të rrumbullakëta, takime për zbatimin e projektit dhe vijimin e tij.

🤝 Ky Forum ishte një mundësi e vlefshme për të ndarë përvoja, për të diskutuar sfidat dhe për të punuar së bashku drejt praktikave më të forta dhe më efektive të ndërmjetësimit në Evropë.

🎯FAZA E KATËRT, RAUNDI I DYTË I REGJISTRIMEVE!👉Faza e parafundit e regjistrimeve në programet e studimit të Universiteti...
01/10/2026

🎯FAZA E KATËRT, RAUNDI I DYTË I REGJISTRIMEVE!

👉Faza e parafundit e regjistrimeve në programet e studimit të Universitetit të Tiranës zhvillohet më 01–02 tetor dhe zgjat 48 orë.

📌 Kandidatët e shpallur fitues, të pajisur me dokumentacionin përkatës, duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse, ku janë shpallur fitues, për të kryer regjistrimin.

😀Universiteti i Tiranës ju mirëpret!

•
•
•
•
•

Address

Universiteti I Tiranës
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti i Tiranës Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti i Tiranës Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share