08/04/2020
Koha e provimeve është një stres më vete për të rinjtë, adoleshentët e studentët dhe nëse qendroni vetëm mbi libra shtoni akoma më tepër energjitë negative.
Provimet janë një moment i rëndësishëm për të dhënë maksimumin nga pikëpamja intelektuale dhe sipas ekspertëve mund të na ndihmojë shumë ushqimi dhe aktiviteti i duhur fizik.
Ja 5 rregulla të arta për ta përballuar sa më lehtë stresin në këtë periudhë:
1️⃣Mos hiq dorë kurrë nga ushqimi.
Mbi të gjitha mos lër pas dore mëngjesin. Të rinjtë, gjithmonë e më shumë ushqehen në mënyrë të çrregullt, duke lënë pas dore vaktin më të rëndësishëm të ditës.
2️⃣Mos e lër gjithë ngarkesën në një ditë
Është shumë e rëndësishme që i gjithë materiali që kemi për të mësuar të ndahet në mënyrë të barabartë mes ditëve brenda së cilës duhet t’i mësosh.
3️⃣Bëjeni gjumin të qetë
Qetësia dhe gjumi me orar të plotë konsiderohen si çelësi i suksesit.
4️⃣Vrap për të çliruar energjinë negative
Nuk ka rëndësi se sa të ngarkuar jeni, e rëndësishme është t’i kushtoni vetes çdo ditë përkujdesje. Mes tyre, aktiviteti fizik. Vrapi ju ndihmon të çlironi energjitë negative dhe njëkohësisht mendimet e këqija.
5️⃣Kini besim në vetvete
Mos kini frikë. Besimi në vetvete është shumë i rëndësishëm. Duhet të besoni gjithmonë se ato që keni mësuar do t’ju kujtohen në momentin kur të filloni provimin.
Për më tepër, askush nuk është më mirë se ty. Kujto gjithmonë që je më i miri dhe ke për t’ia dalë mbanë.