23/10/2025
Hapen regjistrimet per kursin e projektit Jean Monnet Chair "ALB-EU"!
Në partneritet me Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, Instituti i Studimeve Europiane po zbaton projektin "The Albanian EU integration process through academia" (ALB-EU), në vitin e tij të dytë.
Ky projekt synon të japë informacion të thelluar rreth kapitujve negociues për anëtarësimin, me anë të organizimit të një serie prej 35 leksionesh dhe modulesh, sipas secilës fushë, përgjatë gjithë vitit akademik.
Profesorë dhe ekspertë sipas secilit kapitull negociues do të përfshihen në këto leksione, duke sjellë edhe njohuritë më të përditësuara për pjesëmarrësit.
Leksionet do te jenë 1-2 herë në javë duke filluar nga java e parë e nëntorit. Leksionet janë online dhe gjithmonë pas orës 16:00.
Afati i aplikimit është data 30 tetor. Për t'u regjistruar në këtë program, mund të përdorni linkun si më poshtë:
Regjistrim për kurset e projektit Alb-EU